Tabaku: Shqipëria në rënie nga korrupsioni, bilanc i një dekade kapjeje të shtetit

15 Shkurt 2026, 11:16Sociale TEMA
Tabaku: Shqipëria në rënie nga korrupsioni, bilanc i një

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International, duke theksuar se rënia e Shqipërisë në 39 pikë për vitin 2025 është dëshmi e një “dhjetëvjeçari të kapjes së shtetit”.

Sipas saj, vendi mbetet shumë larg mesatares së BE-së (64 pikë) dhe pas vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Kosova. Tabaku e lidh këtë situatë me miratimin e “ligjeve me porosi”, duke përmendur si shembuj ligjin për Teatrin Kombëtar, Portin e Durrësit, Aeroportin e Vlorës dhe ndryshimet e pragut të TVSH-së.

Ajo ndalet edhe te skandali i të dhënave personale të qytetarëve dhe roli i patronazhistëve, si dhe te krijimi i Agjencisë për Media dhe Informacion, që sipas saj ka thelluar kapjen e shtetit dhe dobësuar lirinë e medias.

“Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë, por për integritet”, shprehet Tabaku, duke theksuar se sundimi i ligjit mbetet pika më e dobët në procesin e integrimit europian.

5 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Vampire e pd shajne shqiponjat e PS.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana e Re

      Shqiponjave te PS u kan rene pendet e nderuar Mara Tani PS eshte mbushur me vampire nga Balluku e Kumbaro tek Petrit Malaj Adea Pirdeni dhe vampire me dy fytyra si Koceku dhe Agron Malaj Ka mbetur ndonje shqiponje ne PS, Erion Veliaj ose deputeti i lezhes Kadeli

      Përgjigjjuni
    2. *
      *

      Dy fjalë për shqetësimin e zonjës Tabaku: Ama këta faktorë e përcaktojnë "Perceptimin e Korrupsionit" këta dhjetë vjetët e fundit me 39 pikë; nuk u bëka matja në periudha më të shkurtra? Se po qe kështu, që nga 1992-shi e deri para 10 vjetësh, duhet të kemi qënë -39 pikë, atëhere kur shteti grabitej e milej ekonomia si një lopë Mallteze, e deri në vrasjen e miletit, pa asnjë pasojë për shtetarët e lartë. Kulmi i pikëve të arritura do ketë qenë aty nga viti 2013-2016, sa socialistët "i mbushën mendjen" demokratëve, që me dhunën e të huajve të shpiknin SPAK-un, që me indicie (me marrje me mënd) të ngrinin akuza, (për pandehma, ç'është e vërteta sa askund në botë, me regjim burgu). Pastaj perceptim është, e aq më shumë me faktorët që përmend; ti, si ekonomiste që je, e di se jo gjithçka është ashtu siç duket (perceptohet). Zhvillimi i një vendi kapitalist bëhet kryesisht nga e "paligjëshmeja": kërkesë - ofertë, m'nep t'nap, garancitë, afatet, hapja me botën, paraqitja (reklama e vendit si vend thithës investimesh; jemi të vegjël, ende nuk kemi takat të vetëm). Pa le, kur përmend ato ligjet me porosi, apo ndryshimi i pragut të TVSH-së; u shkatërrua e gjthë ekonomia, moj, pas 1990 me ligjet me porosi. Ligjet me porosi bëhen. Në këtë shoqëri, ai që ka, investon. Ka ai, që ka mundësi të shfrytëzojë të tjerët. Po vende të tjera pse kanë më shumë pikë? Se të tjerët e kanë lyer bukën më parë me gjalpë, tani veç e shtrojnë pak. Yt, s'të kanë lezet këto budallallëqe që shkruan, se turpërove gjithë rodin e ekonomistëve të botës. Pa ç'ka, pa ç'ka, se me sa thua, mir që jemi me 39 pikë dhe qendurojmë në sipërfaqe, se po erdhët ju, prap në -39 pikë do të vemi, se do të zini t'i prishni ç'është bërë me "korrupsion" deri tani; dërrmen do t'i jepni "korrupsionit komunist", si gjithnjë.

      Përgjigjjuni
      1. a
        american23al

        PD duhet te kete kryetare kete zonje ne vend te kafshes Berishe nqs do te ekzitoje…

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tekniku

          Edhe kjo zonje eshte e infektuar me mesimet e ajatollah Birishes

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje