1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune - Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë

15 Shkurt 2026, 07:40Sociale TEMA
1 pensionist për çdo 3 persona në moshë pune -

Shqipëria po plaket me ritme ndër më të shpejtat në Europë, edhe pse mosha mesatare na rendit mes vendeve me popullsinë më të re. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se raporti i varësisë së të moshuarve, pra numri i personave 65 vjeç e lart në raport me popullsinë 15-64 vjeç, është rritur nga 18.2% në vitin 2015, në 33.3% në vitin 2025. Brenda një dekade, ky tregues është rritur me 15.1 pikë përqindje, rritja më e lartë mes të gjitha vendeve të përfshira në tabelë.

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, e cila është rritur nga 29.0% në 34.5% (+5.5 pikë përqindje), Shqipëria jo vetëm që ka pasur një rritje gati trefish më të shpejtë, por në vitin 2025 i afrohet ndjeshëm nivelit mesatar të BE-së. Me 33.3%, Shqipëria tashmë është vetëm 1.2 pikë përqindje poshtë mesatares europiane.

Në rajon, situata paraqitet po ashtu dinamike. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje prej 10.7 pikësh (nga 18.0% në 28.7%), Serbia 8.7 pikë (deri në 36.2%), ndërsa Mali i Zi 6.4 pikë (deri në 26.6%). Edhe pse Serbia mbetet me nivel më të lartë se Shqipëria, ritmi i plakjes në vendin tonë është dukshëm më i shpejtë.

Në Europë, pas Shqipërisë, rritjen më të fortë e ka shënuar Moldavia me +14.1 pikë përqindje, e ndjekur nga Polonia me +10.5 dhe Maqedonia e Veriut me +10.7. Në anën tjetër, vende si Luksemburgu me +1.5, Suedia me +2.3 apo Austria me +3.5 kanë pasur rritje shumë më të moderuara.

Në vitin 2025, vendet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë Italia me 39.0%, Bullgaria me 38.7%, Portugalia me 38.6% dhe Finlanda me 38.1%. Shqipëria me 33.3% ndodhet në një nivel të ndërmjetëm, por me një trajektore shumë më të pjerrët se shumica e vendeve të BE-së.

Ky ndryshim i shpejtë tregon një transformim të thellë demografik. Rritja e fortë e raportit të varësisë lidhet me emigracionin e lartë të popullsisë në moshë pune dhe rënien e lindshmërisë siç raportuan pak ditë më parë edhe shifrat e INSTAT. Praktikisht, çdo 100 persona në moshë pune në Shqipëri, sot mbajnë mbi 33 të moshuar, ndërsa një dekadë më parë mbanin vetëm 18./monitor.al

4 Komente

  1. .
    .

    Shqiperia ka 35 vjet qe fabrikon skllever. Politikat ekonomike keqedashese kan kalbezuar ecurin bujqsore .gjithçka vjen nga jashte shqiperis.pushtetet me par duhet te mendojne per popullin e tyre mepas politikat e jashtme.shpesh her plitikat dhe tv e komentojne me krenari qe shqiptaret kan len vendin e tyre dhe i sherbejne grekeve apo ne shtete te tjera.jemi skllever dhe do mbetemi skllever. na mungo patriotizmi dhe dashuria per vendin ku kemi lindura.ne nje te ardhme te shpejte do te tretemi pa e kuptuar.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zeus

      Ne shume vende te botes ka ndodh rindertim i shoqerise, per ta rindertu nje shoqeri duhet ta shkatrrosh si fillim. Shqipkaria ka qe ne 1912 qe eshte thjesht nje grumbullim shtazarakesh qe kurre nuk diten te bejne shtet. Edhe vet fqinjet tane,tek sa cliroheshin nga turku, rindertonin shoqerit e tyre,pra zhduknin faren e keqe dhe me fare te keqe nenkuptoj rracen e poshter shqipkare te qe gjendej kudo ne ballkan si tip metastaze. Ne Shqiperi ky fenomen nuk ka ndodh kurre ngaqe ne ishim e keqja vetes. Nga experienca personale, nuk e gjen nje te vetme zyre shteti nga me e rrenumja dhe me e vogla komune e deri tek kryeministria qe mos te jet e zhytur ne korrupsion, paaftesi, dembelizem total dhe hajduteri makabre. Nuk e gjen nji te vetme zyre te betohem, nuk gjen nji njeri te vetem qe te ket pak cipe ne fytyre e mos te kerkoj harac per sherbimet qe duhet te jen FALAS per qytetarin dhe qe i ka DETYRIM sepse paguhet nga nje rroge shteti per punen qe ben. Ende sot nuk e gjen nje doktorr apo infermier te vetem qe e ben punen pa rryshfet, pra nje profesion qe eshte fisnik e ku behet nje betim hyjnor, edhe ktu degradimi i shoqerise eshte ne kulm. Cdo gje del nga ky palopopull servil, edhe klasa drejtuse nuk ka mbire nga qielli, ka dal nga ky popull servil qe hajduterine, paburrerine, mos mbajtjen e fjales, futjen mbas kraheve e tradhtine e ka ne gen dhe madje edhe e lavdron e larteson si virtyt te tijin. Nuk ke nje lum , nje perrua qe nuk eshte i tejmbushur me plehra e plastike dhe "mazallah" qe cohet dikush e pastron. Erdha vjet nga Europa, pastroja i vetem plazhe e kanale dhe ORKET e vendit me shikonin me sy te habitur sikur ca isha tu bo ashtu si shikojne vere pas vere turistet e botes qe pastrojne plazhet e Orkeve nderkohe ORKET mire qe nuk kan piken e turpit e te krenarise por u duket vetja dhe te mencur e rrin zgerdhihen neper tavolina si derra te peshtire. Po te tregoj vetem nje shembull, ne mes te qytetit , Orku Plak para syve te mi e hedh ambalazhin plastike te kosit qe sapo kishte mbaruar ( qe t ia zinte ne gryke ishalla ) mu ne mes te rruges pa piken e turpit ne surrat. 60 vjec e ca burre, jo femi por burre e me pa ne kokordhok te synit a thu se kishte bo trimni. E mora nga rruga at tas plastik i thash aman a nuk te vje zor, a nuk ke pak turp, kur ha te shpia jote , besoj ne tavoline , mbasi mbaron i hedh pertoke mbeturinat? Jo me tha po ktu a e shef ska kosha, koshin e kishte as 10 metra me larg por vetem se i pertonte bytha nuk shkoi ta hidhte ne kosh. Ti vetem shih diferencen e madhe qe eshte nga Mali i Zi ne drejtim te shqipKARISE, nga Tivari ne Ulqin sheh diference si nata me diten, pastaj ende me shume nga Ulqini ne Shkoder. E njejta diference me fqinjin lindor e le mos te flasim per ate Jugor ku fshatrat e shtepit e grekve ngjajne si shpia amerikanesh ne krahasim me fshatrat e shpiat e ORKEVE. Edhe Kosova e rrenume nga lufta ka me shume rregull,kulture e civilizim kjo fale ndikimit shekullor jugosllav. Ne jemi zezaket e bardhe te Europes.Jemi turpi i ktij kontinenti, nuk gjen vend me te degradum e me te poshter e me te korruptum se shqipKaria.

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Jo plaket por ikin te rinjte nga mungesa e Shtetit!Dhe jo vetem te rinjte por marrin edhe prinderit vetem me qellimin ti heqin nga Ferri ku te rjepin nga mengjesi ne darke nga cdo zyre e ketij vendi!

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Tmerr!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje