Shqipëri–Greqi, takim mes Andis Sallës dhe Haris Theoharis për rritjen e eksporteve shqiptare  

16 Shkurt 2026, 07:15Sociale TEMA
Shqipëri–Greqi, takim mes Andis Sallës dhe Haris Theoharis

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite zyrtare në Athinë, zhvilloi një takim me Zëvendësministrin e Jashtëm të Greqia, Haris Theoharis, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, Salla theksoi se Shqipëria i kushton rëndësi të veçantë thellimit të partneritetit ekonomik me Greqinë, duke u fokusuar në sektorë me interes të përbashkët si bujqësia, agropërpunimi, turizmi rural, logjistika dhe energjia. Ai nënvizoi se ekziston potencial real për rritjen e eksporteve shqiptare drejt tregut grek, veçanërisht për produkte bujqësore dhe agroushqimore me vlerë të shtuar “Made in Albania”.

Nga ana e tij, Theoharis vlerësoi marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur nisma konkrete që synojnë zgjerimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e investimeve greke në Shqipëri.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe përmirësimi i klimës së biznesit, harmonizimi i standardeve dhe lehtësimi i procedurave tregtare, si hapa të rëndësishëm për të krijuar kushte më të favorshme për sipërmarrjet dhe për të forcuar partneritetin ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lini një Përgjigje