Fundi i emigrimit në Shqipëri. Trendi i ri, kthimi në shtëpi. Flet Arjan Gjonça

17 Shkurt 2026, 09:50Sociale TEMA
Fundi i emigrimit në Shqipëri. Trendi i ri, kthimi në

Në një intervistë për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Profesor Arjan Gjonça, pedagog në London School of Economics (LSE) dhe ekspert i njohur i demografisë, ka shpalosur një analizë të thellë mbi tendencat e reja demografike në Shqipëri.

Gjonça solli të dhëna optimiste që sugjerojnë një kthesë historike në lëvizjen e popullsisë, duke kaluar nga fenomeni i largimit masiv drejt një tendence të re të rikthimit, veçanërisht pas vitit 2020. Gjonca solli në Shqip analizën e të dhënave të fundit mbi migracionin. Profesori theksoi se për herë të parë pas tri dekadash, po vërehet një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që kthehen për të jetuar dhe investuar në atdhe. "Vetëm në vitin 2023, kemi rreth 25,600 shqiptarë të kthyer," deklaroi profesori, duke iu referuar të dhënave të INSTAT dhe vrojtimeve të Bankës Botërore. Ai shpjegoi se ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm, të kthyerit nuk janë vetëm pensionistë, por profesionistë të moshës 35 vjeç e lart, të cilët sjellin me vete kapital dhe kulturë pune perëndimore.

Ekonomia dhe ndryshimi i mentalitetit

Sipas Gjonçës, ky ndryshim vjen si pasojë e përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë, rritjes së turizmit dhe ngushtimit të diferencave të pagave reale midis Shqipërisë dhe disa vendeve fqinje si Greqia apo Italia, nëse merret parasysh kostoja e jetesës. Ai argumentoi se zhvillimi ekonomik në qytete kyçe si Tirana, Vlora dhe Durrësi ka krijuar mundësi të reja për sipërmarrje të vogla dhe të mesme.

Sfida e plakjes dhe kujdesit social

Megjithatë, profesori i London School of Economics nuk ngurroi të ngrinte alarmin për sfidat e së ardhmes. Plakja e popullsisë dhe rënia e lindshmërisë po krijojnë një situatë të re ku sistemi i pensioneve dhe ai i kujdesit social do të vihen nën presion të madh. "Ne jemi një shoqëri tradicionale ku për të moshuarit kujdeset fëmija i vogël, por kur fëmijët kanë emigruar, kush do të kujdeset për ta?" ngriti pyetjen Gjonça, duke bërë thirrje për politika urgjente dhe holistike nga qeveria. Në përfundim, Arjan Gjonça u shpreh optimist për të ardhmen e vendit, duke theksuar se Shqipëria ka të gjitha potencialet për t'u bërë një vend i jetueshëm, mjafton që të hiqet dorë nga pesimizmi i tepruar dhe polarizimi politik që shpesh verbon gjykimin racional mbi arritjet reale./dritare.net

60 Komente

  1. n
    nikolla

    FATKEQESI MU KTHY NE SHQIPERI

    Përgjigjjuni
    1. X
      XhaFCK

      Normal fatkeqsi per ty, se ti mbyllen shpellat.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Fiks fare

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Ose nje njeri si Nikolla qe rrine ne tel dhe e ka mendjen per te vjedhur ku ti dalin

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje nga Skrapari

            Nejse greket dikur,por edhe tani kane nje shpreheje kuptimplote,,,xhepi mu,patrilla mu ,qe dmth atje ku me mbushet xhepi,aty eshte atdheu im.

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              E ke fjalen per neo-greket se per ata qe erdhen nga Anadolli, kjo shprehje eshte me vend.

              Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Ngado i rrethuar,tradhëtitë më sulmojnë, do zhdukem nga ky vend,ku veç veset triumfojnë, dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë, ku duke qenë i lirë,të mund të jetoj me nder. Alçesti.Mizantropi.Moliere.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje mute ne fund kudo..

          Mese e vertete ....kjo shprehje i perket ta perdorin secili Qytetare i cdo vend. ..... Ne shqiperi vdekje e ngadalesuar ! Nese jeton aty ! Fatekeqesi.... ndersa ne vendet e Evropes kudo , vdekje - jetes te ndare dhe te percara si malet me gropa. ...edhe ne vendet e Evropes, kudo njesoje , vetem se lirene e fjales e ke te drejte....te tjerat simbas urdheruesve Qeveritare si kudo ne cdo shtet te Botes. .

          Përgjigjjuni
          1. t
            tini

            Nuk paske provuar te jetosh me djersen tende ne perendim! Akoma me perrallat e viteve '89....'90....91''..??????? Duket se nuk do pjekesh kurre. Provoje me pune jo pune'burg-pune-burg....

            Përgjigjjuni
          2. .
            .

            Mashtrim mediatik si gjithe ato "studime" apo sondazhe qe elitat e sotme i perdorin sipas interesit. Asnje nuk eshte kthyer ne Shqiperi me deshiren e vet. Ndoshta ky flet per ata qe jane riatdhesuar me detyrim ose ata qe investojne leket e droges ne ndertim. Boll me lajme te tilla se nuk kandisni njeri.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sharlatan jo pedagog

              Problemi eshte qe ky genjen haptas! Ne 2022 dhe 2023 jane larguar 100 mije persona. Shifra me e larte e largimit ne europe. Ne 2024 jane larguar 28 mije persona me shume sesa jane kthyer. Pra neto kemi nje humbje per 28 mije persona! Per cfare flet ky sharlatan?!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Celo Mezani

                Ai po zbukuron por nuk po gjenjen. Po flet per trendin e kthimit qe eshte rrites dhe jo per diferencen neto qe vazhdo negative. Trendet duan vazhdimesi qe te kthejne permbys balancat. Acid sulfhidrik shqipot ne cdo koment, edhe kur ka ndonje lajm te ralle pozitiv

                Përgjigjjuni
                1. P
                  P S E ?

                  O tifozi i Sali gerdalles , autori eshte duke folur me optimizem per te kthyerit , kurse ti je duke folur per ata qe largohen dhe mbasi e shohin se ` kudo qe te shkojsh , deti eshte njesoj i kripur ` , mjaft prej tyre rikthehen ne atdhe . Ky , nuk eshte fenomen dshqiptar , por eshte i perbotshem dhe shume i hershem , ne se ke hapur ndonje liber historie , nuk do te flisje me kaq mllef !

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Victor Creed

                    "P S E". I përbotshëm do të thotë i tmerrshëm. Mbase doje të thoje "i gjithëbotshëm".

                    Përgjigjjuni
                2. C
                  Celo Mezani

                  Une njoh disa qe jane kthyer 2 vitet e fundit me deshiren e tyre. Me rezulton qe numri i atyre qe kthehen eshte ne rritje dhe numri i atyre qe ikin ne zbritje. Ketu nuk ka asnje genjeshter dhe urojme qe ky trend te vazhdoje. DIFERENCA NETO eshte ende negative, pra Shqiperia po tkurret nga emigracioni, por trendet jane te tilla qe barazimi nuk eshte i larget.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Celo mavria

                    O Celo, po ik e ik bie numri i atyre qe ngelen ende per te ikur a mavri. Keshtu qe me pak do ikin ne vijemesi. Mgjth ka rrezik te ikin dhe pleqte tani.

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    P S E ?

                    Ti komentuesi me pike , duket se je pika e gerdalles se nongrata ose e Ilir Floririt ! Po e lexove kete shkrim, do te shihje se autori nuk ka shpikur shifra , por flet me te dhenat e institutit te statistikave dhe sjelle si shembull vitin 2023 . Por ju dini vetem te nxini e baltosni gjithecka , duke kopjuar kermen e Vividolit ! Te kam, pare dhe ne shume komente te tjera , je njeri teper negativ .

                    Përgjigjjuni
                  3. S
                    Sharlatan jo pedagog

                    Problemi eshte qe ky genjen haptas! Ne 2022 dhe 2023 jane larguar 100 mije persona. Shifra me e larte e largimit ne europe. Ne 2024 jane larguar 28 mije persona me shume sesa jane kthyer. Pra neto kemi nje humbje per 28 mije persona! Per cfare flet ky sharlatan?!

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Ramazoni

                      O sharlatan pse gënjen mor të qifsha gruan

                      Përgjigjjuni
                  4. s
                    sapa

                    Pse te kthehem une aty kur u mesova me shtet te vertete?Nuk kthehet kush te pakten deri ne vitin 2100 !Bejani rrogen sa te duash shqiptareve nuk rrine ne shqiperi se e dine se kete rroge duhet ta lene ose ne cdo zyre te ketij vendi ose bluzave te bardha!Pa folur per manipulimet qe mund te bejne kur e dine se ke ardhur nga jashte.Me thoshte nje djale jashte shtetit qe babai i tij kishte shume bageti dhe duke i shitur kishte shume fitime.E kishin marre vesh kriminelet prokurore dhe i kishin cuar fjale se parate qe ai ka i ka bere me pune te pista.U desh shume kohe dhe shume para te paguaje qe ata ta linin te qete!Kjo eshte shqiperia qe ai profesori militant perpiqet ta paraqese si te jetueshme!Pa u bere shtet asnje nuk kthehet ne ate vend dhe kur them shtet nenkuptoj nje shtet te vertete ku qytetari te lihet i qete si ne perendim dhe te mos paguaje per ate qe ja jep ligji!

                    Përgjigjjuni
                    1. z
                      zzzzzzz

                      Po te kthej une pergjigje ty shoku mqs je mesuar me "shtet". Edhe babai i atij djalit duhte te mesohet me "shtet". Te deklaroje fitimet sic ben zotrote. Me pas nuk te ngacmon njeri. Po bere lek me pisllek, ate lek duhet ta ndash qe te te falin per shkeljen e ligjit. Kam gjithe keto vite ne profesionin tim ne kete vend, dhe kur cdo gje behet sipas rregullave dhe ligjit, nuk ka bir nene qe te ngacmoj apo qe te kerkoj kafe. Aaaa po kerkove ndonje gje jasht rregullave apo jasht ligjit do paguash nqs nuk do qe ta hash. Shqiptaret nuk e kuptojne qe jane vete te paret qe prishin rregullat dhe korruptojne dhe ankohen pastaj ka shume korrupsion.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sapa

                        Ore a e kupton qe ai baba i ruante vete bagetite e tij me gruan dhe aty nuk i erdhen tatimet por prokuroret se e dinin se jane dy pleq qe punojne vetem dhe femijet i kane jashte?E kuptove o militant qe mendon se jeton ke shtet?

                        Përgjigjjuni
                        1. 2
                          2 ane

                          Cdo history ka 2 ane. Te djalit e degjuam, tani na duhet e shtetit qe te gjejme historin e vertet.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sapa

                            Cilit shtet se per ate po ikin njerezit?

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Lymi tutit

                            Kushdo qe te jete, nje plak ose dy pleq, , po qe se fiton me shitjen e bagetive te kerkohet te raportosh te ardhurat dhe te paguash taksen perkatese mbi te ardhurat e shitjes. Po qe se nuk e ben sikurse thua dhe ti perfitojne keta hajdute qe e kane vrojtuar e spiunuar.

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Ylli

                              I vajti prokurori????Pa denoncim apo report policie???Ka me shume brenda.

                              Përgjigjjuni
                            2. k
                              kiki D

                              pa shko nxirr nje certifikat pronesie

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sharlatan jo pedagog

                                Problemi eshte qe ky genjen haptas! Ne 2022 dhe 2023 jane larguar 100 mije persona. Shifra me e larte e largimit ne europe. Ne 2024 jane larguar 28 mije persona me shume sesa jane kthyer. Pra neto kemi nje humbje per 28 mije persona! Per cfare flet ky sharlatan?!

                                Përgjigjjuni
                                1. v
                                  viktor

                                  Zoteri.Nuk korruptojne Shqiptaret.Korruptohen zyrtaret Shqiptare .Besoj se me kuptove

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kanadezi

                                    Sakte. Une kam shkuar tek mjeku i familjes dhe kam bere gjithe analizat pa paguar asnje qindarke. Kur shkon ke doktorri dhe i afron para, ai vetem me qene budalla mos ti marre. Vete i keni mesuar mjeket qe te marrin para dhe pastaj ankoheni.

                                    Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Labeati

                                  Guri i rende ne vend te vet.Nuk ka ne bote si vendi i jot sido qe te jete.Sidqofte vendi i jone eshte i mrekullueshem dhe ka cdo gje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Laert

                                    Ky flet kodra pas bregut. Ikja vazhdon masivisht.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vic

                                      Laert. Ai nuk po thotë që nuk ka ikje, përkundrazi, po e thotë haptazi që ikjet janë më shumë se ardhjet, ai po flet për trendin e rikthimimeve që është në rritje. Çfarë nuk kuptoni ju salistat?

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Treni

                                      Titulli i artikullit është parodi apo jo? Satirë? Apo thjeshtë propagandë?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Seli

                                        Po sa kane ikut profe? Nje studim I BE thoshte we vetem ne vitin 2021 jane marre mijera karta blue nga profesioniste Shqiptare vetem ne Gjermani.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Diktature dhe plehrat kudo njesoje

                                          Edhe ne DE nuk eshte cdo gje si dikur. ....vdekja dhe fundi I vdekjes eshte e tmershme. .....

                                          Përgjigjjuni
                                        2. I
                                          Iliri Himare

                                          Seriozisht e ka qy mo.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Bravo

                                            Kthimi si pasoje e “PERMIRESIMIT TE IMAZHIT TE SHQIPERISE”. Ky po qe edhte ARGUMENT . Bravo profesor.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Ha ha

                                              Kthehuni se eshte permiresuar fasada.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. T
                                              Tani

                                              Perralle. Shqiptaret vetem ikin dhe nuk e kthejne me koken pas.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pet.

                                                Ky Profesori nuk ka faj qe gabon, pasi eshte larg realitetit Shqiptar flet si turist, dhe cdo turisti i duket e bukur Shqiperia, pasi nuk na i di hallet Tona. Por fakti eshte, qe per cdo te kthyer largohen 10 te tjere dhe kjo mendoj qe eshte rjedhoje e nje qeverisje te gabuar 35 vjecare.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. U
                                                  Ujku Plak

                                                  Nuk jan Rrogat qe i mbajn Shqiptaret larg Shqiperis. Jan Kushtet. Ka Shembuj pa Fund, por une po jap pak nga Eksperienca ime qe kan shum dmth. Demtova Gjurin ne Futboll ( luaj per Hobi ne Ekip Amator) shkova te Mjeku, me Dha nje Mbrojtese, Fiksuse per Gjurin qe Kushtonte 700 Euro, dy Jave Fizioterapi, me merrte dhe me Sillte Taksia ne Shtepi, Zero cent Pagova. I paguan te gjitha Siguracionet. Do thoni qe une paguaj Siguracione? Po por ne Nevoj te Gjinden.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. e
                                                    emigranti

                                                    Sakte. Problemi eshte se shume nga keta qe ankohen nuk arrijne te kuptojne se jasht, pa paguar te lene edhe pa varr.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. P
                                                    Pun hajdutesh

                                                    O grupi lepuri po u kthye mbrapsht mbasi eshte qëlluar e di car e pret janë kthyer 26000 po i rrubullakos dhe te besojmë. SA JANE LARGUAR??????? NGA NJERZIT E MI TE NJOHUR VETEM JANE LARGUAR. O BY QIRE TE KORRUPTUAR

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      Zeus

                                                      O profi, ne baze te dhenave te shume institucioneve boterore , populli shqiptar eshte ai me % me te larte ne bote te arratise nga vendi i origjines. Jan mbi 2 milion qe jetojne ane e mbane globit ne nje popullsi totale prej 4 milion e ca shqiptare. Situata e ktij vendi pa frike mund te konsiderohet si KATASTROFE HUMANITARE.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Y
                                                        Yunan

                                                        O mongologrek,,e di ty sa g”grek “ jetojne nr greqi dhe sa te tjere jetojne jashte graqise,,dhe sote e kesaj dite “greket”’emigrojne,edhe Italianet,Serbet,Kroatet,Rumunet,Bullgaret,Hungarezet,,,le pastaj aziatiket dhe afrikanet,,nuk eshte fenomem Shqiptare,,vetem Hebrenjt sa kane leme Israelin keto vitet e fundit

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Z
                                                          Zeus

                                                          Greket dhe serbet nuk kan ik ne permasa biblike. Nuk ke 5 milion grek emigrante neper bote , as nuk ke 3.5 milion emigranti serb neper bote. Nr e emigranteve te larte jan nder 1/2 shekuj jo Nuk po gjykoj fenomenin, po gjykoj permasat e fenomenit qe tek Shqiptaret eshte ne permasa Biblike me i larte edhe se vendet e pergjakura nga lufta. Po ti avazin, bej ham ham si buce. Pale ke fytyre shan dhe greket, deri me sot nuk kam pare emigracion grek ne drejtim te Shqiperise por vetem Shqiptar drejt Greqise. Nuk ka punu si hamall greku per shqiptarin por e shqiptari per grekun.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. e
                                                            emigranti

                                                            0 zot sa te mencur I ke dhene vendit tim qe duke pire kafete e dites dine gjithshka qe ndodh me popujt e tjere. Hajdeni ne emigration o njerez ta provoni se sa ju vlen lekura.

                                                            Përgjigjjuni
                                                      2. L
                                                        Laura

                                                        Fantastik titulli - Treni. Guri i rende ne vend te vet, eshte me se e vertete e sidomos per ne Shqipetaret.. Problemi eshte qe keta gure te rende e te mocem po i perplasin pa meshire e i shtyjne larg e me larg. Me keto ritme do ngelen ca guricka te vegjel e shemtaraq, qe do u duket vetja gjigande e plot vlera e bukuri. Une jam nga Vlora e kam jetuar ne vendet me te bukura te botes e perseri them se si Vlora e Vlonjatet nuk ka. Shqiperia eshte e bukur gjithandej ( e njoh pak fatkeqesisht) dhe shqipetaret jane te zgjuar e te bukur nga natyra. Uroj qe kjo natyre te mbijetoje e te mos shbehet nga vogelsirat shemtaraq e cmirezinj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Ton

                                                          Eja nja 6 muaj profe. Ta paguaj une hotelin.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Sa të jetë PD nuk ka ajër Shqipëria

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Maro

                                                              Hahahaaaaaaaa...hajaaaaaaaaaaa po pse pd eshte ne pushtet o njeri....? O zot......pd nuk ka asgje po asgje ne dore....nje parti fshatare pa vision ne sherbim te nje plaku 83 vjecar......sa te jete vjedhja udherrefyes I politikes thuaj.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. v
                                                                vezhguesi

                                                                PD nuk eshte dhe nuk ka per te qene kurre ne pushtet per sa kohe te kene ne krye Salih Ram Berishen duke na lene peshqesh te perjetshem Edi Ramen.

                                                                Përgjigjjuni
                                                            2. T
                                                              TOM

                                                              O Arjan, kemi qene shok gjimnazi dikur. Mos ke folur me par me Ramen ti per kete teme??!!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. n
                                                                nikolla

                                                                UNE SA PER DIJENI NUK JAM KTHYER NE SHQIPERI PUNOJ JETOJ ME DJERSEN TEME PUNOJ NE NDERTIM MARRE 2000 ERO NE MUJ KAM NJE SHTEPI TE VOGEL NE VERCELLI PUNOJ NE MILANO KTHIMI NE SHQIPERI ASHTE VDEKJE KE SHTETIN MA TE DEGJENERUAR TE GLOBIT MAJTAS DJATHTAS MOS E THASHTE ZOTI ME SHKU NE SPITAL TE RJEPIN PER SE GJALLI TI XHFCK QE SHKRUAN SE JAM SHPELLAR SHPELLAR JAM POR FE NUK KAM NDERRU PRANDAJ ARDHJA E FAREFISIT TANDE PREJ ANADOLLIT E KANE QUAR SHQIPERINE KTU KU JENA SOT

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. X
                                                                  Xoni

                                                                  Ka shume qe duan te kthehen por presin ndryshime qe fatkeqesisht nuk po ndodhin!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Shqiptar

                                                                    100% e vërtetë

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                  2. T
                                                                    Turi

                                                                    Po kthehen me deshire apo po i kthejne? Kjo eshte pyetja. Shifrat i komenton si te duash, por e verteta nuk eshte tek shifrat por tek realiteti.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. H
                                                                      Humanizëm

                                                                      Ketu komandon injoranca dhe per ket ska te ardhme vetem mjerimi tradhetia hajdutria lulezon ky vende eshte i pari dhe i fu dite qe poshteron Demokracin dhe Humanizmin

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. T
                                                                        Trump 2028!

                                                                        Ne pergjithesi ata qe nuk kane sukses ne boten Perendimore flas per Ameriken Veriore ose disa vende Europiane kthehen ne Shqiperi. Gjithashtu kthehen edhe ata qe nuk pershtaten me kulturen e huaj. Do te vazhdojne te kthehen ata qe Kane pensione minimale pasi nuk jeton dot kendej me 3000-4000 dollare pension total si cift pasi ne Shqiperi bejne nje jete me te mire me keto te ardhura. Pra Baby boomers do kthehen qofte pjeserisht qofte perfundimisht. Te tjeret do vizitojne nese stabiliteti vazhdon te garantohet. Kjo ndodh me te gjithe vendet ne zhvillim si Shqiperia. Nuk eshte faji I qeverise. Psh nje inxhinjer I specializuar qe punon ne nje reaktor berthamor nuk mund te kthehet e punoje e beje karriere ne Shqiperi. Te aftet gjithmone do ikin aty ku kerkohen. Politizimi nuk ka vlere se si Rama si Berisha nuk Kane celes magjik qe te nderrojne industri makinash dhe elektronike ne Shqiperi dhe ti marrin market share BMW dhe Samsungut. Shqiperia deri tani ka ecur perpara.

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje