Pas debatit të fortë në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sërish në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin e miratimit të ligjit për Qeverisjen Elektronike si një përpjekje të nxituar për të shmangur përgjegjësinë dhe hetimin.
“Së fundmi, me një shpejtësi të jashtëzakonshme – me shpejtësinë e atyre që duan t’i shpëtojnë ligjit, të mbrojnë veten nga hetimi – në Parlamentin e Shqipërisë është duke u diskutuar ligji për Qeverisjen Elektronike,” – shprehet Tabaku në video.
Sipas saj, projektligji krijon një strukturë të re biznesi që do të operojë dhe mirëmbajë të gjithë sistemet dhe të dhënat e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë databaza shtetërore, të dhëna personale, dosje hetimore dhe sisteme të ndjeshme si TIMS.
“Ligji i qeverisjes elektronike krijon një biznes i cili do të ketë në dorë të operojë, të mirëmbajë të gjithë sistemet, të gjithë të dhënat e Republikës së Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo? Nëse deri dje një individ po e kryente këtë në mënyrë jo ligjore, tashmë është ligjëruar ta bëjë këtë,” – thekson ajo.
Tabaku e lidh këtë zhvillim me hetimet e mëparshme për menaxhimin e tenderave në fushën e teknologjisë, duke argumentuar se në vend që të ketë auditim dhe transparencë, po krijohet një mekanizëm i ri që formalizon atë që më parë ishte nën akuzë.
“Në qoftë se deri dje një grup i strukturuar kriminal menaxhonte tenderat, i ndante tenderat, tashmë do ta bëjë këtë në mënyrë ligjore, nëpërmjet ligjit që po debatohet,” – deklaron Tabaku.
Ajo paralajmëron se rreziku shkon përtej tenderave: bëhet fjalë për aksesin dhe kontrollin mbi të dhënat personale të qytetarëve dhe informacionin strategjik të shtetit.
“Nëse deri dje të dhënat personale të shqiptarëve ishin të rrezikuara… sot janë të ligjëruara që t’i kenë e t’i fusin duart tek të dhënat e shqiptarëve,” – shprehet ajo.
Në përfundim, Tabaku e cilësoi situatën si një shenjë të qartë të kapjes së shtetit.
“Ky është shtet i kapur. Këtë duhet ta ndryshojmë. Nuk na duhet një Republikë e të Korruptuarve. Nuk na duhet një qeveri e të korruptuarve. Na duhet Republika e Shqipërisë, të drejtat që kanë e që duhet të kenë qytetarët e Shqipërisë,” – përfundon ajo.
JA PLEHRAT E PARTISE DEMORKATIKE TE SALEHUT....NE VEND QE TE QENDROJE NE SPITAL ( PSIKIATRIK) DEL POSHTE E PERPJETE.......
@@Jorida Tabaku.. Partia ne te cilen Militoni ju..Nuk po merret me Problemet qe Nxjerre jeta Politike e Vendit, si dhe Realgjeopolitika..PO MERRET Me Punishtet e Prodhimit te Bombave Molotove....si dhe PD-ja eshte Kthyer ne Seksjon te BIA-s Serbe ne Tirane...ju kete e dini edhe vete..prandaj???Kthehuni nga Vetja(PD-ja)...qeroni nga radhet tuaja ata qe jane te Mbytur ne Krim..si Berisha..dhe Lolo Fatmir Mediu(Pa parti)....dhe do te keni Mbeshtetjen e Njerezve te thjeshte qe duan nje "Fillim te ri" dhe me ide te reja....
Je duke folur nga maja e Olimpit ! Edhe kur flet sakte ndonje gje , por je e zhytur teresisht ne gjirizin e qoftelargut , behesh e pa besueshme .
I paska ngritur dhe kjo shurra vetullat, nuk i shkokan fare
Unë zonja Tabaku jam inxhinjer me karierë 27 vjeçare dhe jo vetëm ti por të gjithë ju deputetët demokratë nuk mund të më mashtroni me të tilla deklarata.Gjithë europa vjen në Tiranë,dhuthë institucionet europiane na delkarojnë se Shqipëria dhe Edi rama kanë bërë shumë përparime,dëgjojmë retje prodhimi reth 2,4%,bangat dalin me fitim,etj etj ndërsa ju e nxini Shqipërinë që ju ushqen.Shqipëria ka probleme sa të duash rrugë,punësim,rroga,pensione,linjat elektrike brënda qyteteve ,uji i pishëm etj etj por ju çfarë bëtë kur ishin në pushtet?Shkatëruat 500 fabrika dhe uzina nxorët ligjin 7501 që sot riten njerzit,pra bëtë me nder një m.t.Po të isha unë kryetar i SPAKU-t të gjith sa depuetë jeni do ju futja në birucë dhe të përgjigjeshit për shkatëri,im e Shqipërisë..Me këto ment ju nuk do vini në pushtet sa të jeni gjallë...Sikur të bëhen ugjedhjet nesër dhe mos ketë fare qeveri ju nuk do fitoni kurë.I shikon sontazhet,e shikon sheshin bosh në protesta,i shikon fëmijët që i aematosni me molotovë?Pa na thua ti si do të votoj unë kur ju shikoj se gangterë?Narko parti jeni juve jo socialistët..Më vjen keq që kiqesh si më e mënçmja por je fyçkë.Unë jetoj jashtë dhe mar një pension mesatat por ama Shqipërin dhe qeverinë nuk e shaj kurrë..Tju vijë turp dhe bashk me plakuan mos na dilni para syvë.Ta them sinqerisht po të isha atje do protestoja kundër jush.Plaku shan çdo prokuror e gjykatës.Kjo është demokratike?Pse nuk e sikterisni plakun?Kot u zgjata ju të gjithë jeni si plaku Berishë....Po pres 20 shkurtin të shoh kur të shëmbet ndërtesa e Ramës...