Emisioni Fiks Fare solli sot në një intervistë ekskluzive, një rrëfim të fortë njerëzor dhe plot emocione,Xhetan Ndregjonin, daja i Eva Dumanit.
Ai tregoi sot për Fiks fare betejën 12-vjeçare për të shpëtuar mbesën e tij nga kampi famëkeq Al Hol në Siri. Xhetan Ndregjoni ndau detaje tronditëse mbi mënyrën se si mbesa arriti të largohej nga i ashtuquajturi “kamp i ferrit”, si dhe dhimbjen e madhe të humbjes së gjyshes, e cila kishte shkuar atje për të shpëtuar nipin dhe mbesën, por ndërroi jetë në kushte të rënda.
Mes lotësh, ai tregon sfidat me të cilat u përball bashkë me mbesën në shtetin turk, përpjekjet e vështira për t’u kthyer në Shqipëri, si dhe momentet e ankthit dhe pasigurisë.
Në këtë intervistë, Ndregjoni zbuloi edhe mënyrat e rrezikshme të komunikimit me Evën, e cila fshihte telefonin nën tokë gjatë kohës kur ishte në kamp, për të mbajtur lidhje me familjen . Ajo kërkonte ndihmë për t’u kthyer në Atdhe, ndërsa mbijetonte në kushte të vështira, vetëm me oriz dhe vaj.
“Para më shumë se dy vitesh Eva më tha kam oriz dhe vaj dhe për 1 muaj dajë, kur unë e telefonova për ta pyet nëse kishte lekë dhe a duhet t’i dërgoja”, thotë Ndregjoni. Dhe se ky kishte qenë momenti që kishte vendosur me çdo kusht ta kthente Evën në Shqipëri.
“Kam shkuar shumë herë në Turqi për të hyrë në Siri dhe për ta marrë Evën, por s’kam mundur, jam kthyer shumë i mërzitur por nuk jam dorëzuar”, rrefen mes lotësh Xhetani.
Plot në 12 pika kalimi të kufirit midis Trqisë dhe Sirisë është munduar të kalojë, por të gjitha përpjekjet pa rezultat. Gjithsesi asgjë se theu dajën për ta sjell mbesën në shtëpi. Madje edhe lidhjet e gjetura brenda në kamp që t’i siguronte asaj lekë. Këto me anë të personave që gjendeshin brenda në kamp e patjetër kundrejt një përqindjeje, por e rëndësishme për Ndregjonin ishte që mbesa të kishte para për ta përballuar jetesën.
Ai ndan një moment shumë prekës të mbesës së tij, e cila kishte ruajtur unazat dhe një krëhër të gjyshes e cila ndërroi jetë në kamp pasi kishte shkuar të merrte nipin dhe mbesën.
“Në Turqi kishim frikë se mund të na fusnin në burg dhe aty Eva më tha që t’i mbaja unazat e gjyshes dhe një krëhër”, thotë daja i Evës. Ndërkohë ai falënderon personat që e ndihmuan që mbesa e tij të vinte në Shqipëri, Sinan Idrizin dhe Mero Bazen.
“Baze më ka qëndruar pranë që në ditët e para që mbesën e mori i ati drejt Sirisë, bëri përpjekje të shumta me ministrin e asaj kohe, por nuk ja dolëm”, tregon Ndregjoni.
“Dhe tani që duhet ta kthenim po Meron telefonova dhe ai më lidhi me Sinan Idrizin, i cili nuk gjej fjalë ta falënderoj!”, përfundon intervistën për Fiks Fare daja i Evës, i cili amanetin e motës për t’ia sjellë vajzën e mbajti me çdo kusht!
Shume fatekeqesi.... Rendesi ka qe e keni shpetuar...dhe tani e keni prane ne Familie .. Femije moshe adolishtente qe eshte manipuluar.... Zoti ju ndimofte te gjithve...
Hallall o burre fisnik...o trim malsie,o burre zakoni,o rrap traditash,o vigan... Faleminderit Mero Baze. Bekimet e Zotit o Sinan Idrizi...hallall qumeshti i nenes.
Sa lajm i mire, Te lumte qe nuk je dorezuar sa njeri i mire, shpresoj qe mbesa te gjeje paqe dhe te vazhdoje jeten normale.
pa gjet manipulatoret nuk ka mabruar ajo pun...........
Bese shqiptari, amanetin nuk e tret as dheu!
Hallall komplimentet për Idrizin e Bazen, se deri tani me çfarë nuk janë anatemuar! Difekti më i çmendur që kemi të gjithë ne: theksojmë vetëm negativitete sado të vogla qofshin dhe nuk themi kurrë “bravo, këtë e bëre mirë”
Respekte për këtë burrë! Me një familje me kaq shumë dashuri nuk ndjej frikë për vajzën... sado ti jetë helmuar shpirti edhe mendja atje në ferr kjo familje do ta shërojë...
Bravo o njeri i pamposhtur..........Ti tregon, ne na rrëqethet mishi.........Ju jeni treguar HERO për mbesën tuaj dhe kini çuar në vend një AMANET........Nder paç gjithë jetën që çëmon dhe vlerëson ndihmën e kujtdo qoftë ajo.
Te lumte për durimin Ke shpëtu një jetë njeriu dhe ferri islamik Indoktrinimi në emër të zotit është më i rrezikshmi nga çdo lloj tjeter
Sa krenare eshte ajo moter , familja jote, gjaku jot , jeni dere e fisme me emer te mire ne Selisht , per mua ti je nje hero , dhe mos vesh kurre, ty nuk te njoh personalisht po nuk ka rendesi ty te njeh gjithe shqiperia, ty te njohin edhe zogjte e malit per ate dashuri te pakufishme dhe qe nuk u dorezove kurre, zoti te dhente gjithe mire sit e botes o njeri I mire dhe luftetare qe nuk do harrohesh kurre, sa krenare Jane ato prinder me ty te gjalle apo te vdekur qofshin , ti do ngelesh ne historin e njerzimit per dashurine dhe humanizmin , ti meriton shume nga institutions Dhe nga presidenca te meriton me shume se commin Nobel per vepren dhe trimerine qe vetem burrat e Dibres dine ta bejne.Respekte Pa fund
Bravo te qoft zotni qe ju gjende motres dhe niperve nga kjo menxyr qe i futi i jati Por nji keshill ta jap Tani e tutje mos i lejo niperit te vene ne xhamia ku vene dhe xhihadistet Merrja ato rroba te zeza mbeses dhe digji mes te fshatit