Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka bërë sot me dije se këtë vit do të zhbllokohen fondet IPARD të BE-së për bujqësinë dhe në 6 mujorin tjetër pritet të nisin aplikimet e fermerëve për të përfituar nga skema.
Ministri tha se fondet IPARD pritet të zhbllokohen brenda muajit qershor, ndërkohë që më 9 mars qeveria do të jetë në Bruksel.
“Të bëjmë një formalizim akoma më të madh të fermerëve tanë, duke i orientuar të aplikojnë në këtë proces të rëndësishëm, por edhe atë çfarë ne presim në mbështetjen nga BE, siç është IPARD-i që ne e kemi në 6 mujorin tjetër për të aplikuar, dhe për të pasur mundësi të gjithë fermerët të jenë pjesë e kësaj pakete që do të jetë shumë e rëndësishme për atë çfarë duhet të mbështetet fermeri dhe duhet të jemi në raport me fermerët, për të rritur kapacitetet dhe t’i mbështesim qoftë në sigurinë ushqimore, qoftë në informacion, por edhe orientimin e tregut që ata duhet të përfshihen, dhe paketën financiare që kemi vendosur për ta. Skema kombëtare 5,2 miliardë lekë ka dy komponentë, pagesa direkte për fermerët dhe investime në bujqësi dhe blegtori”, tha ministri Salla.
Fondet e IPARD u ndalën në korrik 2023 pasi OLAF, zyra kundër korrupsionit pranë Komisionit Europian, gjeti shkelje. Në 2023-shin ishin planifikuar të shpërndaheshin 40 milionë euro për fermerët, ku në 31 milionë euro OLAF gjeti shkelje në procedura. Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme nisi gjithashtu një hetim lidhur me abuzimet me fondet IPARD II.
Mban kush pergjegjesi per 3 vite te humbura? Askush....
Perpara se te rinisni dhenjen e grandeve nga fondet e BE-se, percaktoni me saktesi se kush quhet "FERMER" o zoti minister! Besoj se ky emrtim duhet te jete i shkruar diku ne legjislacionin pa fund te BE-se. Merreni dhe kopjojeni mot a mot pa bere ndonje hile te vockel sic e keni zakon.
Frida Krifca,ish ministrja e bujqësisë i vodhi paratë e taksapaguesve të BE bashk me mafiozët shqiptarë dhe gjer tani nuk i ka hyrë gjëmb në këmbë bushtrës.Thuhet se SPAK-u po e heton aferën e IPARD por atë zorraqen nuk e ka thirrur e ta akuzijë për korrupsion e vjedhje atë bushtrëm e m.tit.
Si te eci bujqesia jone kur minister i saj eshte dikush pa pervoje ne bujqesi. Ai mund te jete shume i mire si jurist por jo minister i bujqesise . Pse e them ke te sepse nuk ka faj ai ,partia qe e emeroi ka fajin kryesor.Prandaj bujqesia jone dhe fshatari yne vuan se nuk ka drejtimin e duhur nuk ka njeriun qe e njeh ne rrenje bujqesine. Derisa te vazhdojne emerimet partiake ekonomia jone do te vuaje shume. Kur do i vere gishtin kokes kjo qeveri qe bujqesia eshte ajo qe mban kete vend,pa te ska ecje perpara. Fshatari prodhon dhe i mbetet prodhimi rrugeve. Qenveria e ka me lehte te importoje se te terheqi prodhimet e vendit.Kjo eshte qenveria jone .
Nuk eshte agronom a economist ky? Po clidhje ka me fshatin zoteria?
Pse I ngel ne qafe ketij, qe nga koha Rexhep Ukes ne Ministrine e Bujqesise drejtojne jurista, oficere, mesues, jashte profilit.
Keshtu tha zv ministri dhe ne 2024. Mos genjeni. Pa dale fajtoret e shperdorimece BE nuk liron fondet.