Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta duam, ta ruajmë dhe ta përcjellim brez pas brezi

21 Shkurt 2026, 10:40Sociale TEMA
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta duam, ta

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i përcolli shqiptarëve mesazhin për rëndësinë e ruajtjes, përcjelljes së gjuhës shqipe.

Në profilin zyrtar në facebook, Presidenti Begaj publikoi video-mesazhin me poezinë “Gjuha shqype”, të interpretuar nga nxënës të shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu” në Peshkopi, shkollë e cila është fituesja aktuale e konkursit kombëtar të gjuhës shqipe.

“Krenar për gjuhën tonë amtare shqipe. Ta duam, ta ruajmë, ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë amtare,”- shprehet Presidenti i Republikës.

Këto vargje të Fishtës, si në kohën kur u shkruan, edhe sot, kanë të njëjtin kumbim për bukurinë e gjuhës shqipe, përcjelljen e saj nga brezi në brez, ruajtjen e gjuhës në vise e fe të ndryshme, si edhe fuqinë e saj si elementi identitar i kombit tonë.

Pikërisht këtë mesazh ka ndarë sot Presidenti i Republikës, me synim ndërgjegjësimin e çdo shqiptari për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe.

1 Komente

  1. B
    Begaj, presidenti me i paafte shqiptar

    Presidenti Begaj vetem urime di te beje, asgje tjeter! Po mundet dikush nga ata qe i dhkruajne fjalimet ketij mediokri, ti shkruajne edhe nje oremtim se Ai e kupton se gjuha shqipe ruhet e trashegohet edhe duhe leshuar sinjalin e RTSH per qindra mijera femije e te rinj shqiptare qe jetojne ne emigracion. Mos harroje Begaj se edhe nje pjese te rroges se tij e paguajne emegrantet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje