Pse tërhiqni vazhdimisht partnerë narcizistë? Psikologjia pas modelit të përsëritur (VIDEO)

21 Shkurt 2026, 21:35Sociale TEMA

Pse tërhiqni vazhdimisht partnerë narcizistë? Psikologjia pas

Termi “narcizist” përdoret sot me lehtësi në përshkrimin e marrëdhënieve problematike, por përtej etiketës qëndrojnë dinamika shumë më të ndërlikuara psikologjike. Një nga pyetjet më të shpeshta që lind në këtë kontekst është: pse disa njerëz duket sikur tërheqin vazhdimisht partnerë me tipare të narcizmit patologjik?

I ftuar në episodin e radhës, mjeku psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi, theksoi se pyetja kërkon kujdes, pasi mund të mbartë brenda saj një nënkuptim fajësues.

“Mendoj që kjo është një pyetje delikate dhe duhet sqaruar mirë, pasi mund të përmbajë një lloj fajësimi ndaj personave të cilët gjenden shpesh në marrëdhënie me persona me probleme të narcizizmit patologjik,” u shpreh ajo.

Sipas tij, personat që përfundojnë në mënyrë të përsëritur në marrëdhënie të tilla nuk janë domosdoshmërisht individë me çrregullime psikologjike.

“Unë mendoj që në thelb, personat që kanë një tendencë të tillë në zgjedhjet e tyre nuk janë persona të ç’rregulluar. Madje janë shpesh shumë empatikë dhe punojnë shumë për marrëdhëniet e tyre,” theksoi ajo.

Megjithatë, Demi nënvizoi se mund të ekzistojë një model i hershëm që ndikon në këto zgjedhje. Sipas tij, shpesh bëhet fjalë për një përmbysje rolesh në fëmijëri.

“Mund të ketë të bëjë me faktin që në fëmijërinë e tyre kanë shërbyer ata si pasqyrë ku shihen prindërit e tyre dhe jo prindërit si pasqyrë ku fëmija shikohet dhe vlerëson veten e vet,” shpjegoi ai.

Në këtë dinamikë, fëmijës i është dashur të marrë një rol që nuk i takonte.

“I është dashur, le të themi, të ndreqin figura të rëndësishme. Një rol i përmbysur gjatë rritjes dhe zhvillimit,” u shpreh Demi.

Ky model mund të prodhojë më vonë një prirje për të “ndrequr” të tjerët edhe në marrëdhëniet intime.

“Kjo mund të krijojë një tendencë për të ndrequr të tjerët dhe një këmbëngulje shumë të fortë për të vazhduar, deri në një pikë ku pamundësia për ta ndrequr këtë marrëdhënie mund të jetë dëmtuese edhe për ta,” paralajmëroi ai.

Në këtë këndvështrim, dinamika e tërheqjes ndaj partnerëve me tipare narciziste nuk lidhet me dobësi apo mungesë vlere personale, por me modele të brendshme të formuara herët, ku empatia dhe përgjegjësia për tjetrin janë bërë mekanizma mbijetese.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:
‘Epidemia’ e narcizizmit: E vërtetë apo e imagjinuar?