Shembulli i gjallë i Buzaishtës, uji dhe patatja shmangën shpopullimin e fshatit

21 Shkurt 2026, 15:10Sociale TEMA
Shembulli i gjallë i Buzaishtës, uji dhe patatja shmangën

Ka mjaftuar uji për vaditje dhe fara e mirë e kulturës bujqësore të patates, që fshati malor i Bashkisë së Pogradecit, Buzaishtë të shmangë shpopullimin dhe të mbajë në fshat banorët e tij. Është nga fshatrat e rrallë malorë në vend që numëron mbi 560 banorë sot, në një kohë kur shumë fshatra të tjerë shumë më pranë zonave urbane janë shpopulluar.

Vetë banorët tregojnë sekretin se çfarë I mbajti këta banorë të mos braktisin vendlindjen.

Më shkollë funksionale me mbi 50 nxënës dhe me ambulancë, banorët apelojnë strukturat shtetërore, që të realizojnë disa investime minimale që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën rrugore në mënyrë që fshati të vijojë të ruajë popullsinë e tij.

Buzaishta mbetet një shembull konkret dhe i gjallë se uji, toka dhe bujqësia mund të mbajnë gjallë një fshat të tërë edhe në këtë periudhë shpopullimesh. 

1 Komente

  1. K
    Komentuesi

    SHUME E VERTETE SE KRYESOSHT MUNGESA E UJIT ESHTE ARESYE KRYESORET E LARGIMIT....SHEMBULL ESHTE ZONA E KANALIT PEWIN KABAJE QE THUAJSE NUK FUNKSIONON PREJ SHUME VITESH ...UJI VJEN SHUME VONE DHE IKEN ME SHIUN E PARE....NE ITALI KU JAM,KETA KANE NJE SUPERKANAL GATI SA LUMI I BERE ME BETON NGA KU UJI LEVIZ ASHTU SI LUMI PANDERPRERJE AS NJE ORE KURSE NE SHQIPERI UJI VJEN NE KORRIK E IKEN NE GUSHT DUKE BERE QE BETONI TE THAHET E TE PRISHET DIKE PATIR PARASYSH EDHE CILESINE E TIJ.......NE VEND QE UJI NUK DUHET TE NDALET AS DHE NJE DITE SEPSE EDHE NE DIMER AI MUND TE HAJE NE PUNE ,PASTAJ ASKUSH NUK KA HUMBJE NESE UJI RRJEDH CDO DITE TE VITIT....A JA E BUJQESISE ESHTE UJI DHE DUHET ZGJIDHUR NJEHERE E MIRE

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje