Nga Alba Malltezi
Dy të moshuar ecin për 1 orë në këmbë për t’u kthyer në shtëpi nga Librazhdi në Përrenjas, sepse rruga e re e dëmtuar është e bllokuar nga trafiku! Një e moshuar humbet ndjenjat përballë policit e dëshpëruar se është bllokuar prej orësh në trafik në rrugën Maliq-Gramsh! Në disa ditë të javës për të dalë nga Tirana drejt Rinasit duhet më shumë se 1 orë dhe për të hyrë në Tiranë, akoma dhe më shumë.
Dhe nuk mbaron me kaq: Elbasani, Lezha, Laçi, vuajnë nga bllokimet e gjata në akse të ndryshme, dalja nga unaza e madhe në Tiranë është e tmerrshme pasi kanë harruar të realizojnë daljet anësore. Ngërçet dhe trafiku i çmendur bllokojnë në disa orë të ditës dhe rrugicat e Tiranës dhe unazën e vogël. Për të mos folur pastaj nëse dikujt i shkon në mendje të bëjë një shëtitje dhe një vizitë natyrore e shplodhëse në Dajt.
Trafiku po i merr dalëngadalë frymën shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe jemi ende larg sezonit të stinës së bukur kur turistë dhe bashkëatdhetarë po planifikojnë të kalojnë pushimet dhe prezenca e makinave do të dhjetëfishohet.
Zgjidhja e problemit të trafikut duhet konsideruar një emergjencë kombëtare. Një prioritet që duhet marrë me shumë seriozitet. Së pari duhen shënuar dhe identifikuar të gjithë rrugët e reja e të vjetra që po pësojnë shembje dhe më pas nyjet problematike që krijojnë hinka njerëzore të padurueshme dhe të papërballueshme për individë dhe familje.
Është e kotë të bëjmë Korçën të bukur, Vlorën, Thethin, Peshkopinë, Beratin, Sarandën, Tiranën, Durrësin, nëse për të arritur në destinacion qytetarët duhet të kalojnë torturat e ferrit që mesa duket ata që i kanë ndërtuar dhe realizuar i kalojnë me shpejtësi me eskorta të policisë me sirena.
Pas kohëve kur shqiptarët kishin frikë të shëtisnin nëpër Shqipëri nga pasiguria, po jetojmë në kohët kur shqiptarët po kyçen në shtëpi nga tmerri dhe grackat e trafikut të krijuar në rrugë të pandërtuara mirë dhe të paideuara mirë. Të dyja janë situata që bllokojnë mundësinë e të jetuarit në liri, bllokojnë mundësinë e shijimit të natyrës dhe të diversitetit të mrekullueshëm që natyra na ka dhuruar nga Jugu në Veri.
Goce. Këtu do jemi ishalla edhe pas një viti. Jo vetëm rruga Librazhd-Prrenjas, aty ku po i thonë arrat e ku duket ura e ku duket grabitja e lumit nuk do vijë më në terezi, por do bjeri dhe hekurudha e sa e sa gjëra të tjera ( shtyllat e TN, etj, etj. ). Grabitjet në të gjitha drejtimet me bekimin e këtyre pushtave në kupolat mafioze të shtetit, nga Komunat, Bashkitë, ministritë e organizmat publike e deri tek kryeministria janë e keqja më e madhe që po kalon ky vend si asnjëherë në historinë e tij mijra vjeçare. Por paturpësia e këtyre hajnave nuk ka fund, sepse po mbulohet me një demagogji mashtruese të pa parë, shurdhuese e asfiksuese me të gjitha format e mjetet. Sa të kenë përballë si mburojë krye demagogun Sali Berisha me ato copa klanesh të vogla rrotull tij, do heqim edhe ma keq, deri sa të mos i ngeli më vend jetës tonë si shqiptarë në këtë atdheun tonë me emrin Shqipëri
Akoma nuk e paskeni kuptuar ju ne Shqiperi? Qeverite Shqiptare per keto 30 vite nuk kane bere investime dhe rruge per te permiresuar jeten e Shqiptareve por per te vene para! Tani u doli boja atyre te ashtuquajtura autostrada qe jane bere ne Shqiperi qe nuk jane as rruge fshati te bera para 50 vitesh ne SHBA! Ju more Shqiptare te dashur nuk keni pase as nuk keni qeveri qe punon per ju!
Eshte tamam emergjence kombetare rregullimi i trafikut. Ai ka vajtur pothuajse ne dekje klinike dhe duhet nderhyrje nga qeveria. Rama merret me kozmetike duke shpenzuar mbi 100 mln euro per smart kamera dhe budalleqe te tjera digitale ose AI. TIRANA eshte bere e pa jetueshme, nuk gjen parkim … as brenda neper spitale. Edhe periferia me keq akoma se Tirana! Duhet urgjentisht te zgjidhen nyjet e bllokimit te levizjes se automjeteve. Te ngrihet nje grup ekspertesh te bejne ekspertizen dhe Rama ta zbatoje. Mos merret me Ballukun nje ordinere per turpin e tij qe e ka zgjedhur.