VIDEO: Gruaja në Vlorë tenton të mbytet në det, e shpëtojnë dy turistë ukrainas

28 Janar 2025, 12:11Sociale TEMA
VIDEO: Gruaja në Vlorë tenton të mbytet në det, e

Një grua rreth moshës 60 vjeçare ka tentuar të mbytet në det në Vlorë, por është shpëtuar nga dy shtetas ukrainas. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, ku gruaja, në rrethana ende të paqarta, është futur me rroba në det dhe tentuar t’i japë fund jetës.

Shtetasi ukrainas, Sergei Artemenko, dhe bashkëshortja e tij Katerina, kanë qenë ata që e kanë shpëtuar gruan nga mbytja.

Ata tregojnë se fillimisht kanë dëgjuar një zhurmë të papritur dhe kanë menduar se ishte një peshk. Pasi janë afruar, ata kanë vënë re një grua me rroba të zeza, e cila po përpiqej të merrte frymë.

Sergei ka hequr rrobat dhe ka hyrë në ujë për ta shpëtuar, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Katerina, i ka dhënë ndihmën e parë.

Pas shpëtimit, janë njoftuar forcat e policisë dhe shërbimi i urgjencës, të cilët kanë transportuar gruan në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht, gruaja raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Sergei, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim të lehtë në gjurin e tij, është në gjendje të stabilizuar.

Policia po heton më tej rrethanat e ngjarjes.

6 Komente

  1. N
    Nje jete e humbur dhimbje per secilin !

    Njerez te mire ka kudo ne Bote... nder dhe Zoti i ndiofte per kete cift Ukrainas qe e ndimuan zonjen ! dhe i shpetuan jeten.... sa large jane Instucionet Sociale qe nuk kane Info : mbi Qytetaret ne nevoje me problemet e jetes qe kane....po ashtu dhe rrrethi shoqerore qe rrethon cdo njeri ne shoqeri , te njohur te afert te families, apo rrethi shoqerore ku jetojme, qe te lajmerojne ne zyrat perkatese per te ndimuar njerez ne halle... duke u detyruar te flijojne jeten e tyre ! Ho ! ? sa large jemi te jemi Humantitare me secilin qe na rrethon jeta...dhe te dnimojne secilin en nevoje...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      Shteti Shqiptar dhe Bashkia e Vlores urgjent duhet te vlersojne dhe te nderojne qytetaret nga Ukraina per aktin njerzor dhe fisnik qe ato treguan per shpetimin e nje nenshtetase shqiptare. Ky nderim i vecant do te nderonte njekohsisht edhe Shtetin Shqiptar si shtet serioz dhe me Europian.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nje jete e humbur dhimbje per secilin !

      Njerez te mire ka kudo ne Bote... nder dhe Zoti i ndiofte per kete cift Ukrainas qe e ndimuan zonjen ! dhe i shpetuan jeten.... sa large jane Instucionet Sociale qe nuk kane Info : mbi Qytetaret ne nevoje me problemet e jetes qe kane....po ashtu dhe rrrethi shoqerore qe rrethon cdo njeri ne shoqeri , te njohur te afert te families, apo rrethi shoqerore ku jetojme, qe te lajmerojne ne zyrat perkatese per te ndimuar njerez ne halle... duke u detyruar te flijojne jeten e tyre ! Ho ! ? sa large jemi te jemi Humantitare me secilin qe na rrethon jeta...dhe te dnimojne secilin en nevoje...

      Përgjigjjuni
      1. m
        mesuesi 24

        Akt sa heroik ,aq dhe human qe duhet vleresuar. Mirenjohje meritoni te ini pjese e ketij komuniteti!

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???

          Xhest human pa dyshim,po Ukraina sikur eshte ne lufte.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqipja në mjerim

            Çfarë kohësh jetojmë.... Njeriut tani I ngelet të vrasë veten.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje