Kryeministri Rama sqaroi banorët e Shkozës që rijetëzimi i ish-Uzinës së Autotraktorëve për prodhimin e armëve ushtarake nuk do të përbejë rrezik për jetën e tyre të përditshme. Ndërsa vetë qytetarët shfrytëzuan takimin me shefin e qeverisë për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre.
Vendimi i qeverisë shqiptare për ta kthyer ish-Uzinën e Autotraktorëve në një qendër për industrinë ushtarake, duket se ka shqetësuar banorët e Shkozës. Për të shmangur pakënaqësitë në kohë fushatë, kryeministri Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm, i cili në këto zgjedhje është edhe përgjegjës politik i zonës për PS-në, organizuan një takim për t’i bindur që nuk ka asnjë rrezik për ta.
“Këtu dhe është krijuar një shqetësim siç ndodh zakonisht në Shqipëri kur mali mbarset për të pjellë një mi, ishte detyrim ynë që t’ju sqaronim nga afër, që të mos zhvillohet më tej gjithë ajo teori konspiracioni që këtu do krijohet një vatër rreziku për jetën e njerëzve”, tha Rama.
Zhvillimi i industrisë ushtarake sipas qeverisë shqiptare do të ndikojë edhe në ekonominë kombëtare me synimin eksportin. Kryeministri lajmëroi që do të prodhohen edhe uniformat për FA dhe Policinë e Shtetit.
“Synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave tona të Armatosura, për nevojat e forcave tona të Policisë, për nevojat e forcave tona zjarrfikëse, por edhe për eksport. Nga ana tjetër, do të fillojmë edhe investimin për prodhimin e veshjeve, uniformave ushtarake dhe të policisë në vendin tonë”.
Le nom o dhi e zgjebosur, ti sprodhon dot miell dhe jo me 'traktrore' Lushnje.....lol
Kiu-Fiu. Kush do ta permende kete te lajthitur, qe vazhdon te ike per lesh, qe ka braktisur karrigen dhe breth si i handakosur dhe merre udhet ne gjithe cepat e vendit, ne punet dhe ne aktivitetet qe u takojne te tjereve.
Nuk keni prodhu as uniforma? Tani do të prodhoni uniforma dhe do ta quani "industri ushtarake"?
Do ishte MITRE qe KOMBINATI qe thirej *Kombinat i AUTOTRAKTOREVE* se ate funksion te KRYEJE se pari-sa kete Mision qe koha kerkon-Nuk ka asnje te jeqe...Me Punonjesit e Atij Kombinate-Krenari e atdheut tone ne VITET para 90tes- *Pasardhesi Veteran*89 vjecar-sygjeron!
me ne fund nje ide e shkelqyer per vendin dhe njerzit. Sa do realizohet ? Kjo, si dhe gjithe te tjerat ne kete vend bylldym çengelash, mbetet per tu pare akoma