Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Njohim vetëm dy gjini, kjo nuk e pengon integrimin në BE

23 Shtator 2025, 19:38Sociale TEMA
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: Njohim vetëm dy gjini,

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet, pasi është njohur me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot  Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate për shtyp.

Krerët e të gjitha komuniteteve pjestare të Këshillit Ndërfetar të Shqiperisë, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këtë projektligj, për shkak se bie në kundërshtim me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare, sipas deklaratës për shtyp të bërë nga KNFSH.

Antarët e KNFSH janë shprehur se nenet që kanë në përmbajtje përkufizimi i termit “gjini”, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, si dhe të gjitha neneve të tjera të lidhura me to, krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim.

“Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit”, ka deklaruar Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Në deklaratë po ashtu thuhet që njohja e vetëm dy gjinive nuk përbën asnjë pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE si edhe është shprehur dëshira që që shqetësimet e parashtruara të merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse si edhe jjanë shprehur të hapur për dialog.

Deklarata e plotë:

Komunitetet fetare në Shqipëri vlerësojnë rëndësinë e barazisë në përfshirjen sociale dhe në mosdiskriminim, sepse kjo pasqyron barazinë e dinjitetit, që të gjithë njerëzit kanë përpara Zotit.

Nisur nga këto parime dhe bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), pasi u njoh me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot më 23 shtator 2025 Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Krerët dhe drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare shprehën shqetësimin e tyre për disa nene dhe përkufizime të projektligjit, të cilat bien në kundërshtim me parimet teologjike dhe traditën e familjes shqiptare. Në veçanti, përkufizimi i termit “gjini”, si koncept gjithëpërfshirës, përdorimi i nocioneve, “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, si dhe të gjitha neneve të tjera të lidhura me to, krijojnë paqartësi ligjore dhe hapësira për keqinterpretim.

Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Komunitetet fetare kanë mbështetur gjithmonë përpjekjet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me direktivat e Bashkimit Evropian. Njohja tradicionale e dy gjinive nuk përbën pengesë për këtë proces – fakt që reflektohet edhe në praktikat e shumicës së shteteve anëtare të BE-së, të cilat vazhdojnë të përdorin një përkufizim binar burrë–grua.

Me dëshirën që këto shqetësime të merren në konsideratë nga institucionet përgjegjëse, riafirmojmë angazhimin tonë për dialog dhe bashkëpunim në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të sigurt për brezat e rinj, duke u mbështetur në besimin te Zoti dhe respektin për ligjin.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Haxhi Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Imzot Gjergj Meta, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Kryegjyshatës Bektashiane

Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

2 Komente

  1. T
    Tirana e Vjeter

    Bravo..Keshtu te Bashkuar dhe Unik te nje Mendimi..na Bene te Jemi Krenare dhe te Vlersojme Bashkejetesen e MENDIMIT dhe Besimit te Lire.. Gjinija e Njeriut eshte:Mashkull-Femer.....te gjitha te tjerat jane kunder Krijeses se Zotiti qe quhet Njeri....te gjithe Lindim Lakuriq...dhe Duket dhe shikohet edhe Gjinia..askush nuk Linde me Stampime...ka Anomali ne Lindje si te Njerezit dhe kafshet...te cilat Mbeten dhe Kurohen.. @@Lesbiket dhe Sumqimet....le te "Gezohen ne rrethin" e te Drejtes se tyre...por nuk do te Thyejme Bazat e Rregullave Shoqerore te gjinise Mashkull Femer...lol

    Përgjigjjuni
    1. X
      X

      ALLAHU EKBER ,,,SUNIT ,SHIIT

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje