Në një njoftim zyrtar, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bëri të ditur se me vendim të Sinodit të Shenjtë, në shenjë solidariteti me situatën e rëndë që po përjeton vendi për shkak të zjarreve të shumta, në të gjitha Litanitë e Paqes të Liturgjisë Hyjnore dhe shërbesave të tjera të shenjta do të shtohet një lutje e posaçme.
“Për pushimin e shpejtë dhe pa pasoja të zjarreve, për shpirtrat e atyre që humbën jetën dhe për ndihmën e vëllezërve e motrave që gjenden në rrezik e në vuajtje për shkak të tyre, me përgjerim dhe solidaritet, le t’i lutemi Zotit,” thuhet në mesazhin e Kishës.
Kjo lutje do të shqiptohet në mënyrë të veçantë gjatë të gjitha shërbesave të festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, më 15 gusht – një ditë me rëndësi të veçantë shpirtërore për besimtarët ortodoksë shqiptarë.
Institucioni fetar u bën thirrje të gjithë besimtarëve të marrin pjesë masivisht në shërbesa, duke bashkuar zërat e tyre në lutje që, me ndërmjetësinë e Hyjlindëses së Tërëshenjtë, vendi të mbrohet e të shpëtohet nga çdo rrezik dhe fatkeqësi.
Zjarrin sta fikin kryqet vetem ALLAHU jep meshir
Vetem duke pllitur hoxha ne arabisht dhe duke u falur byth perpjet fiken zjarret.
Tani po.Tani ska zjare.Mos ja nxirni bojën fare kishës dëgjuat?Hani e pini dhe rini rehat...
Nuk fiken zjarret as me te lutur , as me sharje e mallkime , as me lote . Kete problem kaq shqetesues njeriu mund ta zgjidhe vetem me forcen e mendjes dhe te krahut te tij . Te shpresosh ne absurditete eshte njesoj si tu presesh njerezve krahet dhe shpresen per te jetuar ! Mire thote komentuesi i mesiperm , qe kjo nuk eshte pune as e perendise dhe as e kulteve fetare , por preoblem i njerezve dhe i shkences .
KISHA ORTHODHOKSE PO LUTET ,,,TE LUTET DHE XHAMIJA DHE TEQEJA MYSLYMANE ,,,