KLSH: Mbi 4.1 milionë vezë nga Serbia dhe Turqia hynë në Shqipëri me mangësi dokumentacioni dhe kontrolle të paplota

23 Mars 2026, 14:55Sociale TEMA
KLSH: Mbi 4.1 milionë vezë nga Serbia dhe Turqia hynë në

Në Shqipëri, vitet e fundit, janë konsumuar vezë të pakontrolluara sipas rregullave në fuqi, duke ngritur shqetësim për sigurinë ushqimore dhe zbatimin e standardeve ligjore në pikat kufitare.

Sipas raportit të auditimit të KLSH, në total gjatë vitit 2022, janë importuar 4,145,600 kokrra vezë me dokumentacion të cunguar, nga të cilat 1,926,000 nga Serbia dhe 2,219,000 nga Turqia.

Sipas gjetjeve të auditimit, vetëm nga Serbia gjatë periudhës 6 maj – 25 qershor 2022 janë importuar 1,926,000 kokrra vezë, të cilat janë tregtuar për konsum njerëzor me certifikim shëndetësor nga autoritetet serbe dhe shqiptare, por me dokumentacion që konsiderohet me risk të lartë për cenimin e kërkesave të sigurisë ushqimore. Audituesit konstatuan se nuk ishte e mundur të bëhej lidhja midis kodit të prodhuesit ose paketuesit të stampuar në vezë, kodit të produktit në certifikatën shëndetësore dhe barkodit tregtar të deklaruar në faturë, duke e bërë të pamundur verifikimin e plotë të gjurmueshmërisë së produktit.

Në një rast konkret të dokumentuar në Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë, për një sasi prej 306,000 kokrra vezë, auditimi konstatoi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk kishte kryer kontrollet e nevojshme përpara daljes së produktit në treg, në kundërshtim me udhëzimin për standardet e tregtimit të vezëve dhe kërkesat e ligjit “Për ushqimin”.

Probleme janë konstatuar edhe për importet nga Turqia. Për periudhën 3 – 28 qershor 2022 janë importuar 1,589,344 kokrra vezë, ndërsa auditimi konstaton se para daljes në qarkullim të lirë ose përpunim nuk janë kryer kontrollet përkatëse në momentin e zhdoganimit, duke mos u zbatuar kërkesat e sigurisë ushqimore.

Në disa praktika konkrete të analizuar nga audituesit janë konstatuar edhe mangësi të tjera në dokumentacion dhe etiketim. Në një rast është konstatuar importi i 288,000 kokrrave vezë me vlerë 21,800 dollarë, ku në dokumentacion mungonte përcaktimi i qartë se bëhej fjalë për vezë industriale të papërshtatshme për konsum njerëzor, siç kërkohet nga rregullat për tregtimin e tyre.

Në një tjetër rast janë importuar 437,760 kokrra vezë me vlerë 41,344 dollarë, ku auditimi konstatoi mungesë të kundëretiketave, dokumentacion të paplotë dhe mospërputhje të datave mes faturës, certifikatës shëndetësore dhe dokumentit veterinar të importit. Sipas raportit, vezët kishin hyrë në territorin e Shqipërisë 34 ditë pas lëshimit të dokumenteve, ndërkohë që kishin kaluar edhe 21 ditë nga data e prodhimit.

Auditimi thekson se këto mangësi lidhen kryesisht me moskryerjen e kontrolleve të plota nga AKU në pikat e inspektimit kufitar, dokumentacion të paplotë ose të paqartë dhe etiketim që nuk përputhet me kërkesat ligjore, duke krijuar rrezik për sigurinë ushqimore dhe për mungesë të gjurmueshmërisë së produkteve në treg.

Sipas raportit, përgjegjësia për shkeljet e konstatuara lidhet me gjithsej 8 punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndërsa problematikat janë evidentuar kryesisht në Pikat e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë dhe Durrës, si edhe në drejtoritë rajonale të AKU në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Drejtuesit dhe personat/punonjësit e përfshirë dhe që duhet të ishin përfshirë në këtë proces nuk kanë pasur vëmendjen e duhur institucionale për trajtimin e këtij rasti në zbatim të përgjegjësive respektive në ushtrimin e detyrës, thuhet në dokument.

Si rrjedhojë, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale për këto raste, të forcojë kontrollin në pikat kufitare dhe të garantojë verifikimin e plotë të dokumentacionit dhe analizave përpara se produktet të dalin në treg për konsum. 

12 Komente

  1. s
    sapa

    Po ti hanin te korruptuarit shume mire do ishte po i hane ata qe nuk kane bere keq!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Ore, vezët nga Serbia, mielli.per bukë nga Serbia, ilaçet nga Serbia. Disa pyetje shtrohen ketu: 1. Çfare mutin prodhojme në, perveç byrekëve me miell serb? 2. Çfare mutin keni me Ballkanin e Hapur, kur ekonomikisht Serbia është kembekryq ne Kosove dhe Shqiperi? 3. Pse nuk analizohet se perse fermeri serb është më i zoti nga fermeri shqipëtar? 4. Pse firmat farmaceutike gjermane dhe zvicerane investojne ne Serbi, kurse Profarma jonë është e dhjerë? 5. Çfare politikash prodhuese zbaton qeveria serbe në bujqesi dhe industrine e lehtë, që qeveria jone nuk i zbatoka dot? 6. Pse Industria e perpunimit të prodhimeve bujqesore tek ne është artizanale, me disa punishte si në vitin 1935? 7. Pse nuk ka fabrika moderne të vajit të ullirit me Shqiperi? 8. Po fabrika të perpunimit të perimeve dhe frutave? Pse fermeret shqipetare nuk e shesin dot prodhimin kur bëhet shumë, tek Industria e perpunimit? 9. Pse nuk behen më patate ne Kukës dhe Dibër, dhe pse ne vend të aeroportit ne Kukës nuk u ndertua një fabrikë patatinash, per puré, ose e ambalazhimit të patateve. 10. Pse nuk Ka politika në Shqiperi per mbrojtjen e prodhimit vendas, por na mbyt.importi? 11. Pse është bere monopol grumbullimi i prodhimeve bujqesore dhe mafia e grumbullimi kontrollon gjithshka? ******* Keto janë pyetje që i duhen bërë qeverisë dhe opozitës, dhe të merren pergjigje konkrete, jo me premtime koti Ramisto-Saliste, me shifra që nuk i duhen kurrkujt?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dembelet dhe kriminelet sjedhin keto pasoja !

        Per te parin ke shume te drejte per penecilinen e kam fjalen...Se ka qene dhe do te mbegtte Armiku nr nje i shqiptareve.....Historia e krimeve e tije dihet atni nga i madhe dhe i vogel...Ndersa z. Edia Rama si Kryetare i Bashkise ne fillimet e karieres , pastroi njehere e mire nga muterat qe lane ata sih spiunet ordinere te ish kohes te dikatures, dhe sherbimit qe i kane bere dhe i bejne Serbise dhe Rusise, per te shkateruar gjithcka...Keshtu qe ne rastin e shume Eksporteve ! jane fajotore vete shqiptaret, dembel dhe e kane mendjen per te bere miliona te shpejta me droge apo me rruge jo ligjore....( normal nje pjese, por kjo psese eshte shume e demshme per shoqerine) Jane dembele dhe njerez pa shtylle kurrizore, jetojne me lemoshat e Prinderve te tyre.... jane plehra me nje fjale..... se ai qe ka deshire , ecin perpara dhe duke punuar mund te harije cdo gje ne jete....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dembelet dhe kriminelet sjedhin keto pasoja !

          Per te parin ke shume te drejte per penecilinen e kam fjalen...Se ka qene dhe do te mbegtte Armiku nr nje i shqiptareve.....Historia e krimeve e tije dihet atni nga i madhe dhe i vogel...Ndersa z. Edia Rama si Kryetare i Bashkise ne fillimet e karieres , pastroi njehere e mire nga muterat qe lane ata sih spiunet ordinere te ish kohes te dikatures, dhe sherbimit qe i kane bere dhe i bejne Serbise dhe Rusise, per te shkateruar gjithcka...Keshtu qe ne rastin e shume Eksporteve ! jane fajotore vete shqiptaret, dembel dhe e kane mendjen per te bere miliona te shpejta me droge apo me rruge jo ligjore....( normal nje pjese, por kjo psese eshte shume e demshme per shoqerine) Jane dembele dhe njerez pa shtylle kurrizore, jetojne me lemoshat e Prinderve te tyre.... jane plehra me nje fjale..... se ai qe ka deshire , ecin perpara dhe duke punuar mund te harije cdo gje ne jete....

          Përgjigjjuni
      2. E
        Emigrant

        Po ke te drejt ti zotni Vezet e vendit shiten 50 lek kokrra ku dalin me zogj te ngordhur fhe te prishura Kurse keto turko serbe qenkan te pa kontrolluara dhe shiten 30 lek Zgjidh e merr o popull

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uaaaaa

          Ata qe I pranuan ju befshin helm per familjen. I zente I nadhi mallkim prej zotit.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E VERTETA

            A e kupton Palloshi me brekushe cfare po u ben shqiptareve ? A nuk e kupton qe po e shuan Shqiperine per te qene mbret ne nje vend ku per disa dekada nuk do flitet me shqip? Shqiptaret vazhdojne te jene spektatore ne nje shfaqje ku vetekurbanizohen dhe nuk kane asnje shprese per shpetim.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jokom

              Me siguri Merdo thote qe fajin oer kete e ka Saliu, apo jo?

              Përgjigjjuni
              1. v
                vlora,al

                pse hyne dhe kush i la te hynte qe nga kreu i doganave qe sigurisht eshte grua shkerdhyer i rilindjes dhe deri te doganieret

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nje e vertet e modhe. ..........

                  kjo shpjegon qart se perse ka filuar tju haje verra turkoshakeve..... hahahaha!

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O

                    Sic shkruan "Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës", çfarë bëjnë strukturat përkatëse që nuk funksionojnë? Normale tek ne është mosfunksionimi në çdo hallkë, ndërsa funksionimi është përjashtim. Kudo bëhet sikur punohet. Nuk i lihet vend konkurencës së lirë, nuk stimulohet prodhimi vendas. Shqiptarët hane mbeturinat e serbëve e turqve, ndërsa fshatarët tanë hedhin poshtë prodhimet e tyre. As gjërat më të thjeshta nuk funksionojnë. Ministria e bujqësisë është inekzistente. Kaq e vështirë është apo nuk duan të bëhet? Shqiptarët diskutojnë kudo dhe ngrihen e protestojnë për politikë dhe kurrë për veten e tyre..

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      aleksander

                      popull injorant popull bastard, ç'do gje po e importojne , hani kermat e te huajve, mbetjet toksike te fqinjeve , siç duket, mbasi nuk na zhduken me lufte, kane ndryshuar strategji, duke na helmuar te gjitheve si komb, deri sa te zhdukemi fare pulat e kalbura nga brazili, qumeshtin, miellin, misrin toksik nga serbia frutat me pesticide nga greqia dhe turqia dhe barkucet shqiptare gjithe diten me nje kafe ne klub, race dembele, mbase e meritojme te zhdukemi, nje race qe merr fene bastarde te pushtuesit dhe nuk feston kurre diten e lindjes se heroit te vet nuk ka pse te ekzistoje, mallkuar qofshi o bastarde politikane qe e late ate popull ne meshiren e fatit ne mes te 4 rrugeve

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje