Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

21 Mars 2026, 18:10Sociale TEMA
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk

Ndërsa harta turistike e Europës po ndryshon nën pasigurinë gjeopolitike në lindje, Shqipëria po konfirmohet si destinacioni kryesor, por edhe i sigurt i këtij sezoni. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka konfirmuar se Shqipëria pret një rritje deri në 10% të numrit të turistëve krahasuar me vitin rekord 2025.

Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, Shqipëria nuk pritet të pësojë goditje; përkundrazi, operatorët turistikë parashikojnë një rritje deri në 10% të numrit të vizitorëve të huaj.

Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ky trend rritës vjen kryesisht nga tregje si Gjermania dhe Polonia, të cilat po i ridrejtojnë prenotimet e tyre drejt Shqipërisë, duke e parë atë si një “ishull sigurie”.

Ndikim negativ nga konflikti në Lindjen e Mesme, sipas Kasës, ndihet vetëm në turizmin dalës. Kjo gjë do të shtojë edhe numrin e shqiptarëve që do të pushojnë brenda vendit.

Veç anulimit të fluturimeve drejt Dubait, operatorët turistikë po vërejnë edhe një frenim të prenotimeve drejt Turqisë në zonat jugore dhe Egjiptit, për shkak të pasigurisë dhe rishikimit të linjave ajrore.

3 Komente

  1. L
    Le te gezojne dhe te shijojne ! ju lumte

    Mos qofsha i gabuar ! dy Shtetet qe une i veleresoje me se shumti.... Gjermania po e po si shtet me i forte me nje popull dashamires ne shumice , sic eshte dhe ajo thenja: Lokomotiva e Gjermanise ne Evrope.... por dhe shteti Polak nje shtete me baza te forta Demokracie dhe nje popull me zemer dashamiresie ne shumice ... Pritet vetem dashuri dhe miresi dhe respekt qe shqiptaret ti nderojne dhe ti vleresojne keto dy popuj dashamire te shqiptarizmit...

    Përgjigjjuni
    1. a
      arberia

      komenti i mesiperm i sakte i bere nga nje shqiptar i vertet

      Përgjigjjuni
    2. a
      a.a

      mbani paster vendin te pakten..... jo per gje por eshte kulture..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje