Mesazhe për familjen dhe pushimin e konflikteve, falet namazi i Fitër Bajramit në qytete të ndryshme të vendit

20 Mars 2026, 10:10Sociale TEMA
Mesazhe për familjen dhe pushimin e konflikteve, falet namazi i Fitër

Përpos Tiranës Fitër Bajrami po festohet edhe në qytete të tjera në vendit, ku mijëra besimtarë kanë falur namazin në sheshet kryesore.

Mijëra besimtarë myslimanë të Shkodrës iu lutën Zotit në sheshin e madh në qendër të qytetit në këtë ditë të shenjtë të besimit Islam.

Zëvendës Myftiu i Shkodrës Arben Halluni në mesazhin e tij u ndal tek vlerat e familjes. Halluni tha se duhet të ruajmë familjen nga shthurja dhe devijimet që po tronditin botën gjithnjë e më shumë.

Prindi 1 dhe “Prindi 2 janë terma të ftohtë dhe që nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë fjalën nënë dhe babë tha Halluni ndërsa bëri thirrje që të rriturit të edukojnë fëmijët e tyre me vlerat e moralit, fesë dhe traditës shqiptare për të mos lejuar që në të ardhmen të devijojnë në orientimet e tyre”, u shpreh ai.

Falja e Namazit të Fiter Bajramit është kryer edhe në Vlorë. Në qytetin bregdetar falja e namazit është zhvilluar në Pallatin e Sportit "Flamurtari" aty ku janë mbledhur me qindra besimtarë myslimanë të qytetit të Vlorës dhe jo vetëm.

Nuk kanë munguar as besimtarët mysliman me kombësi të ndryshme, kryesisht nga vendet arabe, të cilët këtë Namaz të Fiter Bajramit e kanë falur në Vlorë. Ceremonia e faljes së Namazit në Vlorë është drejtuar nga myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku. Por mesazhe kanë dhënë edhe imamët e qytetit.

Gjatë faljes së Namazit janë dhënë mesazhe për më shumë paqe, begati dhe lumturi për të gjithë besimtarët kudo që ndodhen. Nuk kanë munguar lutjet për pushimin e luftrave në botë dhe një botë më të qetë për të gjithë.

Gjithashtu thirrje për përkrahje të nevojtarëve dhe ardhjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe vëllazëri për njëri-tjetrin, si dhe mesazhet drejtuar politikës për të bërë më mirë për qytetarët.

Edhe në Pogradec qindra  besimtarë i janë drejtuar xhamive të qytetit për të bërë faljen e namazit të Fitër Bajramit. Në ligjëratën  e mbajtur nga imami Dritan Shaho theksi u vendos tek familja, rinia, e ardhmja dhe mos braktisja e vendit.

6 Komente

  1. N
    Nuk behemi

    Nuk mjaftojne mizerite e xhamive, per tu falur musllumanet, por vazhdojne, te pushtojne qendrat e qyteteve, ne kete vend ”laik”,por ajetollahu rama, e ka kthyer ne shekujt e pushtimit te erresires pas.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofte Shqiptaria - Vdekje Islamit

      Islam do te thote NENSHTRIM. Selam do te thote PAQE! Islam dhe Selam jane dy fjale te ndryshme, pa lidhje me njera tjetren!

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Lërini këto budallëqe.Keni 36 vjet që faleni dhe janë vrarë me mijra njerëz.Shkoni në xhami dhe faluni sa të doni apo në kishë të ndisni qirinj e të bëni kryq.Çdo gjë zgjidhet në familje dhe asgjëkundi.Babai im nuk la kishë e manastir pa shkuar dhe drita e syve nuk i erdhi kurrë,xhaxhaica po kështu dhe fëmijë nuk lindi dhe ju flsini se çdo gjë e regullon zoti.Besoni por shikoni regulloni gjërat brënda famijes.Kisha dhe xhamia jonë është shtëia...

        Përgjigjjuni
        1. O
          Ooo xhoxhi , seriozisht e ke ? Truri eshte si nje.

          grushte mizash, po iku njera fluturojne te hjitha.....po clidhje ka shendeti i njeriut me xhamine. Ooooooo e mjera shqiperi. Mire kur ishte vendi analfabet dhe fete mashtonin mbi injorantet, por sote jeta jote varet nga dervishi hoxha e prifti ? Hani mut dhe u befte mire

          Përgjigjjuni
          1. A
            ABAZ ALIU TOMORR

            GEZUAR MYSLYMANET FITER BAJRAMIN ,,,,GEZUAR DHE KAURET KRESHMEN ,,,,AMIN

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sa jane shtu budallenjte mor ti ...

              Gezuar BUDALLENJ kudo ku jeni!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje