"Na i kërruse kokat në zi sot, Namir Lapardhaja..." - Mesazhi prekës i shkrimtarit Agron Tufa për ndarjen e nga jeta të Namir Lapardhasë

19 Mars 2026, 16:35Sociale TEMA
"Na i kërruse kokat në zi sot, Namir Lapardhaja..." -

Shkrimtari Agron Tufa ka reaguar për ndarjen e parakohëshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit Namir Lapardhaja me një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Ai e kujton si një nga studentët më të spikatur në Fakultetin Filologjik, duke vlerësuar inteligjencën, energjinë dhe kuriozitetin e tij, ndërsa më pas miqësinë që ndërtuan me kalimin e viteve.


Na i kërruse kokat në zi sot, Namir Lapardhaja... !

Për mua do të mbetesh ai djalë i pashëm në auditorët e Fakultetit Filologjik, inteligjent, energjik e gjithë kurreshtje. Ishe një ndër yjet midis studentëve që kam pasur. Pastaj, botëkuptimi, shijet, çiltërsia dhe respekti i ndërsjelltë me kohë na bënë miq.
E pamundur të harrosh se si, padashje, fillon dhe flet me folje të kohës së shkuar për një djalë si ti, në vesk të rinisë dhe e forcave krijuese! Ishe kritik arti dhe kritik i dogmatizmit politik, ishe shkrimtar e poet. Besoj se një pjesë e këtyre dhuntive do të mbijetojë.

Zoti u dhashtë durim e ngushëllim familjarëve të tu!

Krijuesi i Botërave të pastë bërë vend afër vedit, në Ahiretet e amshueshme!

Amin!
Rroftë kujtimi yt

 

2 Komente

  1. E
    E

    Nje vleresim i veçante, shprehur me sinqeritet e fisnikeri nga Agron Tufa.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje