“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14-vjeçarja në Durrës, apeli i prindërve

18 Mars 2026, 18:20Sociale TEMA
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14-vjeçarja

Një vajzë adoleshente, vetëm 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 18 mars.

Nëna ka thënë se vajza e mitur ka qenë në banesë deri rreth orës 05:00, ndërsa në 06:30 minuta është konstatuar mungesa e saj.

E mitura ka lënë edhe një letër në banesë, përpara se të largohej. Ajo shkruan: “Po largohem, mos më kërkoni”.

Vajza nuk është paraqitur dhe nuk ka telefon, gjë e cila vështirëson kontaktin, raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi.

Prindërit apelojnë për ndihmë, duke lënë edhe numrat e kontaktit, për këdo që ka informacion për adoleshenten e humbur.

Lini një Përgjigje