Tirana është kjo?!

15 Mars 2026, 20:00Sociale TEMA
Tirana është kjo?!

Del nga shtëpia dhe në ashensor takon një grua që të përshëndet: “Mirëmbrëma”, në një shqipe të fortë, që të qesh po fort. Është afroamerikane. Një moment i vogël që të bën të kuptosh se pallati yt ka ndryshuar.

Në rrugë, para një restoranti, një djalë indian pi cigare. I qetë, si të ishte në qytetin e tij. Më tej, dy dado filipineze nxitojnë drejt liqenit. Flasin shpejt mes tyre, ndërsa mbajnë nga një fëmijë për dore. Pak më tutje ne tapetin e liqenit një tjetër zonjë filipineze shoqëron një zotëri të moshuar.

Parukieria ku shkoj punëson një turk. Vajza që bën thonjtë është gruaja e tij, edhe ajo turke. Në një cep tjetër të rrugës dëgjon një bisedë anglisht. Në trotuar kalon një burrë që të lë rrugën dhe thotë me mirësjellje: “Prego, signorina.”

Tirana që dikur ishte një kryeqytet i vogël që iu vinte nofka të ardhurve, sot është bërë një vend shumëgjuhësh. Një qytet ku jetojnë njerëz nga shumë vende, ku punojnë, rrisin fëmijët, hapin biznese, ndërtojnë një jetë.

Pa bërtitur, Tirana është bërë një qytet ndërkombëtar.

Ne shpesh ankohemi për trotuaret, për betonin, për komshiun që parkon keq, për zhurmën, për rrëmujën e përditshme. Por ndërkohë qyteti ka ndryshuar në një mënyrë tjetër: është hapur. Është bërë një vend ku vijnë njerëz nga larg për të jetuar.

Dhe ndoshta është koha që edhe ne ta shohim kështu.

Sepse Tirana sot nuk është vetëm qyteti ynë.
Është një qytet i botës./dritare.net

9 Komente

  1. P
    Parruca

    Artikull idiot! Ky multikulturalizmi po shkaterron qyteterimin Perendimor dhe ai qe e ka shkruajtur qeka i lumtur qe e njejta gje po ndodh dhe ne Shqiperi. Britania e Madhe eshte kthyer ne nje hale te madhe ku gjykatat e Sharias bejne ligjin, Parisi duket si nje qytet afrikan, qytetet e medha jane bere te rrezikshme per njerezit nga Milano deri ne Londer duke kaluan nga Brukseli dhe Amsterdami.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Shume e vertet

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Bashkohem me ju. Europa eshte ne buze te gremines dhe ky miku qenka i kenaqur se edhe Tirana po ndjek te njejten rruge.

        Përgjigjjuni
    2. K
      Kristi

      Po,....kjo eshte e vertete ! Pamvaresisht na pelqen apo jo ...!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me ngadalë!

        Shqiptarët nuk duhet të ankohen edhe aq shumë nga multikulturalizmi dhe emigracioni. pasi janë populli, që për frymë popullsie, ka përfituar më shumë nga kjo në rang botëror. Pothuajse gjysma e shqiptarëve jetojnë sot jashtë! Prandaj mos u bëni shumë buzëhollë. Mos harroni se si na priti Greqia dhe Italia në vitet e para të emigrimit tonë. Me tmerr dhe me paragjykimet më të këqija. Gjysmat e të cilave i meritonim plotësisht. Prandaj me ngadalë në ksenofobinë tuaj.

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Mos fol gomarlleqe o njeri. Shqiptaret jane europiane te bardhe, prandaj nuk hyjne ne kategorine e atyre rracave qe po pushtojne Europen duke sjelle menyren e tyre te jeteses bile duke pretender qe ne te jetojme si ata. Shqiptaret kane te njejten menyre jetese si pjesa tjeter e Europes.

          Përgjigjjuni
          1. r
            racizëm prej budallai

            Edhe kur falen 5 herë në ditë dhe dy herë në vit na pushtojnë edhe sheshin kombëtar kanë të njêjtën mënyrê jetese si pjesa tjetër e Europës?! Pa le që tregohesh edhe racist kur shkruan se shqiptarët janë europianë të bardhë! Pse janë më të mirë psh se filipinasit apo japonezët?!

            Përgjigjjuni
        2. X
          XHOI

          Natyrisht qe tani ne boten tone njerezit levizin dhe si te tjeret edhe Tirana ka te huaj qe po shtohen. Por ceshtja nuk eshte si e trajton artikulli se kjo eshte gje e mire nese nuk kemi parasysh kush ka ardhur ne Tirane. Nese ne Tirane vine njerez vetem per pune te rendomta, me kulture e arsim te kufizuar atehere per kete sduhet te gezohemi e nese vine investitore, njerez te artit, te kultures, te shkences etj. atehere duhet te gezohemi.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjola

            Është e montuar kuturu , vetëm për të ulur imazhin e shqipëris

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje