
Rreth një shekull pas themelimit të tij të parë, qyteti i Korçës bëhet gati të mirëpresë sërish një nga institucionet më emblematike të arsimit shqiptar: Liceun Francez. Por këtë herë, rikthimi nuk është thjesht një homazh nostalgjik i historisë së viteve 1917-1939, por një projekt ambicioz evropian i orientuar drejt shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.
Ministria e Arsimit ka përfunduar draftimin e projektligjit për themelimin e këtij institucioni publik të arsimit të mesëm të lartë, një nismë që mori jetë pas vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë në vjeshtën e vitit 2023. Qëllimi është i qartë: krijimi i një gjimnazi të standardeve ndërkombëtare që do të përgatisë të rinjtë shqiptarë për tregun global.
Edukimi dygjuhësh dhe diploma e dyfishtë
Ajo çfarë e bën Liceun e ri Francez të Korçës të veçantë në peizazhin arsimor publik në Shqipëri është modeli i tij pedagogjik. Sipas projektligjit, mësimdhënia do të zhvillohet në tre gjuhë: shqip, frëngjisht dhe anglisht.
Nxënësit që do të arrijnë të kalojnë filtrat e pranimit – ku kërkohet përfundimi i arsimit bazë dhe një nivel i caktuar i gjuhës frënge – do të ndjekin një kurrikul të harmonizuar. Në përfundim të studimeve, maturantët nuk do të marrin vetëm Diplomën e Maturës Shtetërore Shqiptare, por edhe “Baccalauréat” francez, një pasaportë e fuqishme akademike që hap dyert e universiteteve më të mira evropiane pa procedura shtesë ekuivalentimi.
Ndërtimi i një shkolle të këtyre përmasave kërkon një faturë jo të vogël financiare, e cila është parashikuar në relacionin bashkëngjitur projektligjit. Për të garantuar laboratorë shkencorë të fjalës së fundit (STEM) dhe infrastrukturë digjitale moderne, investimi fillestar llogaritet të kapë vlerën e rreth 2.3 milionë eurove.
Kapaciteti i shkollës do të jetë rreptësisht i kufizuar në 360 nxënës, të ndarë në 12 klasa. Për pesë vitet e para të funksionimit, buxheti i shtetit shqiptar do të duhet të përballojë një kosto neto prej rreth 10.7 milionë eurosh. Pala franceze pritet të japë kontributin e saj të drejtpërdrejtë duke mbuluar financiarisht pagën e Drejtorit të Liceut, i cili do të jetë një zyrtar i përzgjedhur nga Ministria Franceze e Arsimit. Krah tij do të jetë një Zëvendësdrejtor shqiptar, i cili do të mbulojë zbatimin e kurrikulës kombëtare.
Qeveria shqiptare ka analizuar disa opsione për këtë projekt, përfshirë integrimin e programit brenda një gjimnazi ekzistues në Korçë, për të ulur kostot. Megjithatë, vendimi final ishte ngritja e një institucioni tërësisht të ri. Argumenti zyrtar është se vetëm një strukturë e pavarur dhe e ndërtuar nga e para mund të garantojë laboratorët e kërkuar dhe autonominë pedagogjike që kërkon një model i tillë.
Liceu Francez i Korçës nuk do të jetë thjesht një shkollë e re; ai synon të shërbejë edhe si një projekt-pilot se si do të jetë e ardhmja e arsimit publik në Shqipëri.
Jarebi kur do filloi Liceu francez ne Korçë,ose,ndoshta nuk hapet fare.
Sponsorizuar nga Fronsa?
Franca nuk na do. Pse ben kot. Hedhin ndonje therrime nje here ne mot ketej nga Ballkani gjasme sikur na quajne europiane.
Po shyqur qe kujtohen nga pak dhe vendet perendimore te hapin kulturen e tyre ne Albanistanin e shkrete, se po biem ne duart e Rexhep Osmanlliut per here te dyte ne histori.
Po Franca kulturëmadhe na përplas derën e Europës në surrat.
Nuk t'a përplas derën e Evropës, por kërkon plotësimin dhe përmbushjen e detyrave të shtëpisë, pastaj të pranohesh në Evropë .
Na e përplas derën në surrat që cke me të. Franca e ngrehur i shpërfill gjithë shtetet e Ballkanit përvec Greqisë. Madje Franca as nuk i quan si europianë vendet e Europës Lindore.
U kujtuat me vonese frenge. Mos u lodhni kot. Ketu ne Albani ka hedhur faren Rexhepi. Eshte perhapur fara e keqe e kultures alla-turka. Pas pak kohesh edhe halet do i bejme si turqit.