
Segmenti i rrugës Librazhd–Prrenjas te “Arrat e Gurrës”, i dëmtuar nga rrëshqitja e dheut muajin e kaluar, është rikthyer plotësisht në funksion. Pas përfundimit të punimeve për stabilizimin e terrenit, ky aks rrugor është asfaltuar tashmë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ndërhyrja ka rikthyer qarkullimin normal për të gjithë përdoruesit, duke garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrugës.
Kujtojmë se poshtë këtij aksi, do të ndërtohet një rrugë e re 1.3 kilometra e gjatë me dy korsi, e cila zgjidh përfundimisht qarkullimin në segmentin që u kthye në shqetësim kombëtar.
Punimet qe po behen nuk jane te SIGURTA....duhet te behet Zhvedosja e Dherave..si dhe aty ne te Djathte..qe duket se Fillon Kodra..duhet te Vendosen Gabjona Betoni...ne forem Shkallesh..akoma edhe Rruga me Dhe, te Fresket dhe Zhavore..do te rreshqase perseri....mos valle duhet bere nje Drenazhim i shkurter??Kush eshte Inxhinjeri Zbatues??E kuptoj qe ai e di se si Behet..por me mire e di BOOSI i Parave......Me vjen keq..por do te Rreshqase perseri..e them kete vetem nga Foto , dhe Punimet qe shikoj??(Uroj te mos Ndodhe)
Kjo rruge eshte E PERKOHESHME, sa te mbaroje autostrada e re, qe kalon ne trase krejtesisht tjeter!
Po per kete mbyllje disa javare dhe demi qe u eshte shkaktuar qytetareve dhe biznneve a mban ndopak pergjegjeesi Palloshi i Lubi Ballikut, firma ndertuese,supervozori e me rradhe, apo hajt ci qi t'emen kaloj edhe kete here me kete popull dele.