15 mars 1958 – Dita e Anijeve Mbiujëse Luftarake të Forcës Detare- Ditë në historinë e Forcës Detare
Më 15 mars 1958, në Portin e Durrësit, në prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore, u ngrit për herë të parë Flamuri i RSH në bordin e gjashtë gjuajtësave të mëdhenj detarë (GJMD) të Projektit “122 BIS” ose klasifikuar nga NATO i klasit “Kronshtadt”. 15 marsi konsiderohet edhe Dita e Anijeve Mbiujëse Luftarake të Forcës Detare (Flotës Luftarake Detare). Krenar që kam shërbyer për nëntë vjet në GJMD F-322 "Vjosa" nga të cilat katër vjet komandant I tij.
Gjuajtësat e mëdhenjë detar filluan të prodhohen në vitin 1953 dhe hynë në formacion luftarak në vitet 1953-54 nën flamurin e Flotës Luftarake Detare të ish-Bashkimit Sovjetik në Detin e Zi (Sevastopul). Në vitin 1958 Flotës Luftarake Detare Shqiptare iu bashkuan gjashtë gjuajtësa të mëdhenj detare dhe mërritën në Portin e Durrësit në 5 mars 1958. Në 26 mars 1958 gjuajtësat e mëdhenj detarë hynë në bazën detare të Sazanit. Në 8 janar 1959 gjuajtësat e mëdhenj detarë u përfshinë në Brigadën e Mbrojtjes Rajonale Ujore (Br. MRU) me komandant brigade kapiten i rangut të tretë Azis Hasa dhe komandant i Gr. GJMD kapiten lejtnant i dytë Qemal Hate.
Dy GJMD, nr. 502 dhe nr.504, më 10 janar 1960shkuan për rimont në Sevastopul (ish-BRSS) nën komandën e kapiten lejtnant Zisi Anastasi dhe kapiten lejtnant Zaçe Zhupa. Ata nuk iu kthyen më FLD Shqiptare. Më 1 gusht 1961 flamuri i FLD të Shqipërisë u ul nga dy GJMD në Sevastopul.
Komandantët e parë të katër gjuajtësave të mëdhenj detar ishin:
GJMD 131 “VJOSA”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant, kapiten lejtnant i dytë Qemal Hate
GJMD 132 “SEMANI”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant, kapiten lejtnant i dytë Petrit Hysi
GJMD 295 “BUNA”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant, kapiten lejtnant i dytë Mehmet Karashabani.
GJMD 237 “DRINI”. Flamuri luftarak ngritur më 15 mars 1958. Komandant , kapiten lejtnant i dytë Sandër Gjiçi
Në 5 janar 1965, me riorganizimin e FLD-së, u krijuan Flotiljet nr. 52 në Sazan dhe nr. 66 në Durrës dhe katër gjuajtësat e mëdhenj detarë u ndanë. GJMD “VJOSA dhe “SEMANI” u përfshinë në Gr.MRU të Flotiljes nr. 52 me komandant kapiten i rangut të tretë Izet Velçani. GJMD “DRINI” dhe “BUNA” u përfshinë në Gr.MRU të Flotiljes nr. 66 me komandant kapiten i rangut të tretë Petro Treni. Me krijimin e BUD-e në vitin 1974 Gr. MRU u emërual Gr. AML.
Gjuajtësat e mëdhenj detarë u ribashkuan në vitin 1993 me krijimin e Distrikteve Detare, në strukturën e GR. AML të Distriktit Detar Vlorë. Ata qëndruan të përfshirë në këtë strukturë, edhe me krijmin e Flotiljes Detare Jugore, derisa dolën nga formacioni luftarak, si më poshtë:
GJMD “VJOSA”. Dalë nga formacioni luftarak me VKM Nr. 80, datë 14.09.2011. Kthyer në skrap.
GJMD “BUNA”. Dalë nga formacioni luftarak me VKM nr. 617, datë 02.4.2002. Shitur si skrap.
GJMD “SEMANI”. Mbytur në Kanalin Verior të Gjirit të Vlorës në mars 1997. Dalë nga formacioni luftarak me Vendim të Këshillit të Mbrojtjes nr. 4, datë 10.12.1997.
GJMD “DRINI”. Dalë nga formacioni luftarak me VKM nr. 617, datë 02.4.2002. Shitur si skrap.
GJMD përbëjnë fillesën e anijeve mbiujëse me kapacitete luftarake. Ata ishun anije të specializuar në luftën kundërnëndetëse. Në vitin 1974 FLD u pajis edhe me gjashtë GJVD të cilët shërbyen në BUD-in e Sarandës dhe Shëngjinit deri në vitin 1993. Me krijimin e Distrikteve Detare ata u transferuan në Vlorë dhe Durrës derisa dolën nga formacioni luftarak.
Ka qenë një nga privilegjet dhe përgjegjësitë më të mëdha të karrierës time të shërbej prej 10 vjetësh në GJMD F-322 “VJOSA” në detyrat shefit të OL-2-3, zëvendëskomandantit dhe katër vjet komandant i saj, si dhe më pas si shef i Shtabit të Distriktit Detar, komandant i Grupit Luftarak, komandant i Flotiljes Detare Jugore, si dhe zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Fircës Detare. /Marrë nga Facebook Artur Muçollari/
Turi ti r du mire kush et shkaterroi FLD. Sal Hale Vicidoli me gjithe Qenerin mbas tij.
Perse nuk e nxjer emrin qe i çoi per skrap anijet luftarake ? Populli e di qe koka e krimit ishte saliu , mos u mundo Artur te na tregosh nderin e e detyres . Nderi i detyres ishte te kundershtoje VKM e gabuar .
Saliu dihet kush eshte por per skrap jane cuar mbas 1999 sa per info.
Moj zonje Mara! Akoma se ke mesuar kush e mori pushtetin ne Shqiperi? Te paret dhe keta qe vazhdojne jane mbetje anarkista te shitur tek agjenturat e huaja.Cfare kane dashur dhe duan ,ne emrin e luftes kunder ideoligjise komuniste ,u vu ne shinjester per ti shkateruar.Ato anije ,per te cilat flitet ,jane nje e qinta e vlerave te shkateruara e pervetsuara nga kriminelet e politikes shqiptare ne keto 36 vjete demokraci.Kryetati i kesaj filozofije eshte Berisha qe pasohet nga te tjeret deri tek Rama.Rama direkt ska dore por nuk ka force ti korigjoje e denoj shkaktaret. Sigurisht qe nje politike ,ne interes te kombit ,do bente qe ato vepra madhore ekonomike e ushtarake ,te transformoheshin ne kushet e reja me interes kombetar e jo te mbushnin xhepat e tyre.Kjo su be e as mos e diskutoni me .Eshte nje veprim ku Drejesija duhej te vepronte.Drejtesi nuk kishte patur e as kemi. Ai Arturi e shume te tjere qe komentojne ,me vite ,kete fenomen anti kombetar, qe ti i kerkon llogar,ashkush nuk e ka marr mundimin ti japi pergjigje e te marri pergjegjsin per demin ekonomik.Saliu e te tjeret kane bere e bejne si te duan e nuk denohen per vepra te tilla.Nuk reagojne as Aleatet tane ,si fenomen ndryshimi te sistemit.Kush vodhi e vjedh pronen e perbashket kombetar eshte i preferuari i sistemit.Ne i themi korrupsjon por ne fakte eshte vjedhje e pastert.Denohen 2-3 vjet e rrojne me gjene e vjedhur 3-5 breza pa djersitur.Me nje fjale kot lodheni te vihet Drejtesi. Mbas 2 shekuj shqiptaret qe do mbeten do mendojne ndryshe.
E kush tjeter, Pervec Berishes?!
Pyetja është KUSH E ÇOI PËR SKRAP GJITH ARMATIMIN E USHTRISË......Avjon, raketa,topa,diagaç,tanke,predha ,fishek armatim etj.që në Ukrainë sot përdoren gjerësisht..... Ka vetëm një emër Sali non grata me ushtarët e tijë.... Shikoni kompleksin me ndërtime Delijorgji aty janë milionat që vetëm plerat e SPAK nuk i shikojnë..... Prandaj SPAK është parti në duart e Sali non gratës.
Jo vetem ai ke dhe te tjere ish kapterre.
Për të prishur i prishi Berisha... ..për skrap i shpuri Nano......idea e mos pasjes fare ushtri u " ideua" nga CIA ( amerika që na do shumë pra...po shumë fare ama).....puna është se nuk u mjafton shkatërrimi i ushtrisë...po vazhdojë me shkatërrimin e çdo institucioni ku kryeson shkatërrimi i drejtësisë....dhe do " mbarojë të na duan" kur të na shpopullojnë komplet. Kuptohet...në emër të demokracisë të gjitha këto dhe mbi të gjitha " me dashuri" ( mos harroni kurre deklaratën e këshilltarit të parë të sekretarit të jashtëm amerikan. Berishës si kurrë më parë dhe si asnjë kryeministër tjetër në botë,i dhamë akses të plotë në drejtësi. Tani(2015) do perpiqemi t'ja marrim...do shikojmë si do shkojë. Po përse i'a dhatë, e pyeti gazetari, dhe ai u pergjigj. Në atë kohë( 80-90) kishte shumë ndikim nga ana veriore e Shqipërisë në Uashington dhe menduam se ata ishin " personat që duheshin dëgjuar". Me pak fjalë...cia fërkonte duart kur disa menduan se kishin akses tek CIA, e cila ishte nën ndikim nga një shtet fqi, i cili jo vetëm na shkatërroi ushtrinë por me dashurinë e madhe amerikane na shkatërroi edhe shtypjen e lekëve. Dhe për të mos i harruar akoma më shumë është thënia " kur dikush i do shumë, mos harroni, një dorë tek gota e rakisë e dorën tjetër tek pushka"--- pushkën na e morën...tani kapni koqet e lutuni)
I vetmi koment qe ja vlen per ta lexue...shko pak me thelle miku im dhe komento ma shpeshe t'lutem..tung vlla
E dine edhe qentë e rrugës: Sali UDB-ashi!
Anijet ishin obsolete dhe teper te kushtueshme per tu mirembajtur. Ne kundershtim me te demet e tjera ky ishte vendim i drejte. Shqiperia duhet te ndertoje gjithcka me mendjen drejte modernizimit dhe efektivitetit. Ukraina po shkaterron floten Ruse pa passur flote. Anijet e medha kushtojne dhe te jeme te sinqerte me veten ne nuk kemi buxhet per to. Ndoshta nje numer i kufizuar per patrullim dhe aq. Kur ekonomia te zhvillohet (kur te piqen rrushte) atehere do te mendojme per dicka me shume. Perpara duhet te mendohet per njerezit qe po ikin cdo dite, pastaj te tjera behen.
Programmi i shkaterrimin te shqiperise, perfshi dhe ushtrine, ka ardhe nga Cia, eshte per kthyer, I eshte dhene ne dore Ramiz Alise. U trasheguar dhe zbatuar nga Sali Berisha, nen kontrollin dhe drejtimi e she fit TE CIA per ballkanin ne ate kohe ambasadori I SHBA ne Shqiperi, Rajersoni. "... Do ta rrafshoj Shqiperine, so ti bej shqiptaret te hane buke me avete ne d'ore ne menzat sociale...". Ka qene ajo kohe kur Gramoz Pashko tundte "cekun e bardhe ne Televizionin shqiptar.
Te lumte, o djale. Prisja te lexoja se kush i coi per skrap anijet e flotes, ndaj e lecita deri ne fund artikullin (nese mund te quhet artikull). Por ne vend qe te permendej ndonje emer shkaterruesi a skrapisti, ti na parashtrove me shume mburrje gjithe karrieren tende me ato anije te cuara per skrap. Nuk ma ha mendja ze ka ndonjeri interes per biografine tende, ndersa per ata qe shkaterruan anijet dhe gjithe ushtrine, ndoshta po. Pra, nuk na the gje.
Këtu vajti e gjithë Shqipëria për skrap dhe autori merakoset për GJDM-të?! Kështu ngjan kur ke të bësh me një popull injorant që e tërheqin të gjithë nga hunda.
Kush e shkateroi Shqiperine ne 97, kush vrau , kush beri ligjin vrases 7501, , kush vodhi kush u mori pasurine dhe pronen shqiptareve, kush beri gerdecin , kush beri 21 janarin , kush po degdis rugeve te botes rinine, kush po nderton gradacela , kush po mban peng opoziten? Eshte e njejta kuceder ne grahmat e fundit qe kerkon akoma te komandoje opoziten e shkateruar dhe te degjeneruar. Eshte Sali berisha I pandryshuar perverse pleqerise se tije te thelle.
Nuk di se si është vepruar realisht me Flotën Luftarako Detare (FLD), por dhe me atë tokësore e ajrore. Nuk di të jetë bërë ndonjë hetim për to. Por di sesi u bë "likuidimi" i pesë anijeve transoqeanike, katër prej të cilave deri në vitin 1995 ishin në operim, në dete dhe oqeane, nga Durrësi në Kinë dhe në Kubë e gjetkë, ndërsa njëra ishte për riparim në dokun e një prej porteve të Turqisë. Privatizimi i tyre u bë me një VKM, me firmë të kryeministrit Aleksandër Meksi, me letra me vlerë dhe si justifikim gjoja iu dha një grupi të persekutuarve politikë vlonjatë. Ishte një transaksion formal, sepse nuk kuçishte ç't'ju duhej atyre fukarenjëve ajo flotë gjigande. Dhe vërtet, shumë shpejt ajo u kaloi (u ble) atyre tashmë me lekë (nuk mund ta dimë se sa) nga persona të tjerë të fuqishëm, të cilët më pas e shitën për 5 mln $ për skrap në Pire të Greqisë. Kuptohet që gjithë procesi, nga ideja për ta privatizuar deri në shitjen e asaj pasurie kombëtare për skrap, ka kaluar në disa faza, me gjasa sipas një skeme mafioze korruptive, ku njerëz të caktuar me pushtet do fitonin shuma të mëdha pa harxhuar gjë nga xhepi i tyre. E habitshme është që për këtë aferë nuk është folur kurrë, as nga pozita dhe as nga opozita e kohës, edhe kur janë ato alternuar në qeverisje. Tani ose privatizimi i tyre është kryer korrekt dhe në përputhje me ligjet, ose në të janë përzier shumë interesa ku janë përfshirë persona të fuqishëm me pushtet nga politika dhe nga bota financiare e nënëdheshme. Cilado qoftë nga këto, a nuk lipsej që atij 'privatizimi' t'i bëhej një skanim apo hetim serioz nga institucionet e larta shtetërore kushtetuese si KLSH apo dhe Prokuroria e Përgjithshme?! Mendoj se po, sepse bëhet fjalë për "avullimin", sikur të mos kishin ekzistuar kurrë, të pesë anijeve gjigande transoqeanike shqiptare si Durrësi, Apollonia, Vlora etj.