AGSH dhe Unioni i Gazetarëve mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Namir Lapardhasë

19 Mars 2026, 15:05Sociale TEMA
AGSH dhe Unioni i Gazetarëve mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë si dhe Unioni I Gazetarëve kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Namir Lapardhja.

Largimi i tij është një humbje e rëndë për komunitetin e gazetarëve dhe për jetën publike në vend.

Namiri do të kujtohet si një profesionist i përkushtuar, një mendje e hapur dhe një zë kritik e i ndershëm në gazetari, i cili kontribuoi me integritet jo vetëm në fushën e politikës, por edhe në kulturë dhe debat publik.

Trashëgimia e tij do të mbetet një dëshmi e angazhimit të tij qytetar dhe intelektual.

Në këto momente të vështira, AGSH i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij në gazetën Tema.

U prehtë në paqe”, shkruan Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

“Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë nga jeta sot papritue, në orët e para të mëngjesit, nga një trombozë.

Namiri spikati në publicistikln shqiptare si një zë i ri me valencë kulturore dhe thellësi analitike.

Ai iu bashkua gazetës Tema jo shumë kohë më parë, si redaktor politik, por edhe si kontributor në rubrikën e kulturës, të cilën e kishte një pasion të veçantë.

Ai ishte një qytetar i angazhuar, që jetonte mes mësuesisë, gazetarisë dhe aktivizimit të tij si qytetar i denjë i Beratit.

Një djalë i kulturuar, mendjehapur, që rridhte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, ai ishte gjithashtu një kritik mendjehapur i ngërçit të së djathtës së sotme shqiptare dhe sidomos problemeve që përjeton opozita e sotme.

Ai është autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.

Unioni i Gazetqrëve Shqiptarë shpreh ngushëllimet për familjen, të afprmit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

 

1 Komente

  1. t
    tori

    si gjithmonë., ikin të heshtur,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje