Fatmir Meçani nga Libohova ka punuar gjithë jetën si mekanik në ndërmarrjet e kohës.
Dijet nga ky profesion ai i ka përfeksionuar me kohën dhe sot ka shpikur një makineri e cila mbetjet e ullirit i riciklon dhe i përdor për ngrohje përmes djegies.
“Kisha shumë bërsi, se kisha shumë ullinj. U mundova dhe modifikova këtë. Kisha një makinë qepëse që e kisha sjellë nga Greqia dhe një pulexho të lavatriçes, megjithë suportin me kuzhineta. E modifikova me një tubo nga këto transmisioni të makinave dhe e realizova, dhe më dha shumë rezultat. Kjo, që ta shfrytëzosh gjithë kapacitetin e kësaj, duhen tre veta”, thotë mekaniku Fatmir Meçani.
Me modesti, Fatmiri nuk e cilëson shpikje këtë makineri për përpunimin e mbetjeve të ullirit. Tashmë përdorimi për ngrohje i ullinjve të ricikluar ka tërhequr interes jo vetëm në zonën e Libohovës, por edhe më gjerë.
“Të gjithë shumë të habitur kanë ngelur dhe vijnë, i marrin, mbaj sasinë që më duhet për vete, ndërsa të tjerët e shes tepricën. Nuk ia plotësoj dot dëshirën, sepse sasia është e limituar. S’ja realizoj dot të gjithëve. Vijnë dhe marrin ata që e marrin. I kam klientë të përhershëm tani, ja ruaj atë pjesën,” thotë mekaniku Fatmir Meçani.
“Nuk shkon një gram dëm. Çfarë ngelet nga vaji, e gjitha bëhet bërsi për djegie. Briketa nuk shkojnë dëm, asgjë, sepse më përpara e hidhja edhe për pleh, por nuk ia vlen,” thotë ai.
Për mekanikun 70-vjeçar, ulliri është pemë e shenjtë, pasi mund të përdoret për konsum, prodhimin e vajit dhe tashmë falë makinerisë së shpikur prej tij, edhe për ngrohje.
“Ulliri është mbreti i pemëve. Ulliri është vlerësuar që në kohë të lashta, jo sot. Nuk diskutohet, pemë shekullore që jeton gjatë. Ulliri është ta krahasosh me floririn. E ha vaj, e ha të kripur, plus që edhe mbetjet nuk shkojnë dëm,” thotë ai.
Tashmë, në zonën e Gjirokastrës, po vjen në rritje numri i kultivuesve të pemës së ullirit, duke krijuar një traditë të veçantë.
Ka moi 50 vjet qe egziston ne Portugal, par nuk quhet shpikje. Gazetare me diplloma Krystal.
Sa eshte ndotja e ambjentit? Institucionet perkatese a kane bere ndonje matje dhe a e kane licensuar?
Kur bersite e ullirit, i bente qymyr per kutite filtruese te kundragazit, uzina e kimise te ushtrise ne Tirane, shpikesi i Libohoves milte lopet akoma. Bersia ullirit mblidhej me tonelata ne jug te Shqiperise. Futej ne furra 400 grade celsius. Kthehej ne karbon. Ky ishte reparti i karbonizimit. Pasi ftohej, kalonte ne mulli, pas mullirit futej ne furrat e aktivizimit, ku nepermjet avullit te thate, bersia e karbonizuar kthehej ne qymyr aktiv. Sitej, futej neper cilindra inoksi dhe shkonte ne repartin e katalizimit, ku i shtoheshin lende kimike. Pra sic thashe, kur bersia e ullirit, perpunohej, mekaniku yne nga Libohova, milte lopet. Hajde tungjatjeta. Nxjerrim artikuj si shpiku njeri shtizen, kur te tjeret kane shpikur pushken.
Po kthehemi perseri ne kohen e shpikjes se kanaces, ne kohen kur grupi i dyte i TV vinte me tv qe vinin nga jashte dhe thjeshte u kpojua ai ne menyre artizanale. Ku eshte shpikja ketu, qe bersite e ullirit digjen!!!
A ben shume bloze kur digjet? a ka nevoje per ngjites kur bahet briket? ide shum novatore, urime zotenis.
JD : nuk ka faj mekamiku i Libohoves , edhe per kaq qe ka realizuar eshte per ta pershendetur qe te mos vej dem ajo bersi qe ndoshta te tjere qe prodhojne vajin e ullirit nuk e dine ???? Sepse i shkateroj sali qeni te gjitha dhe na duhet tja nisim nga e para ? Le ta ndertojne dhe njehere ate Uzinen e ushtrse se kimise ne Tirane me paret e saliut ????