Vdekja e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi vendin ditën e djeshme, pasi u vra nga një thikë në zemër pas sherrit mes të rinjve.
Në një intervistë për gazetaren Kristi Gongo, në Top Channel, një qytetare ka zbuluar më shumë detaje, pak pasi i mituri u godit me thikë.
“Momenti i parë ishte klithma njerëzore që ndodhi në rrugë dhe trupin tim e përshkoi kjo lloj klithme. Dola nga dyqani dhe shkova drejt turmës. Turma ishin njerëz kalimtarë tregtar dhe nënës shkollash. Ulërinin dhe nuk bënin asgjë, veç një djalë. Një tregtar i kishte vënë jastëk të koka, dhe një djalë që mbante gjakun me bluze dhe rrinin aty.
Bërtita ulërita, të lutem thash ky nuk pret ambulancën, duhet të ikë urgjent, nuk pret ambulancën. Makinat që ishin rresht nuk donin, kishin mbyllur xhamin dhe vetëm shikonin. Klithmat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, askush nuk bëri video që ta shohim se çfarë po ndodhte.
Mora makinën dhe e çova te trupi i djalit. Mora djalin, na ndihmuan dy burra të tjerë dhe e shtriva në makinë. Në një moment ngela e vetme. Kristina ishte para me makinë, tha të vij unë. I thash duhet një burrë të na ndihmojë. Dola nga makina, iu drejtova o njerëz ju lutem një burrë. (Qan) Vjen një burrë ishte i traumatizuar, i dha frymë, i mbajti dhe plagën. Eca me shpejtësi, djalin e zgjova me klithmat e mija si nënë. ‘Bir i nënës zgjohu; i thash, ‘çohu se erdhëm për spital, t’i shpëtove ti u zgjove’ dhe ai u zgjua, ‘mami, mami tha’. ‘Bir i mamit thash mami s’të la vetëm jam me ty’.
Vjen ambulanca, mblodha mendjen dhe thashë këta janë më të zotë se unë. E marrin djalin, djali lëvizte kokën, thoshte ‘mami, mami’. Isha nëna e tij në atë momente, thika ishte fatale në zemër. Një goditje ishte. Djali u zverdh dhe e pashë që ishte rëndë. Më mbajti me shpresa që u zgjua”, rrëfen qytetarja.
Pati dalje të stafit mësimor?
“Ishte momenti, mos ia vëmë fajin atyre as policisë. Për atë moment që ata u çanë më thikë nuk kishte ça bënte mësuesi brenda në klasë. Çfarë do bënte një zyshë nga kati i tretë?”
Pate komunikim me prindërit?
“Po vajta te Trauma, kisha me vete atletet e djalit. Prindërit i kishte njoftuar mësuesja kujdestare, nëna kishte qenë në punë. Kishte ardhur me rrobat e punës. Më tha që mësuesja i kishte thënë se ‘djali është te Trauma po shkoni urgjent’. Ata akoma ishin në shok, prisnin mos dilte gjallë. Babai punonte kamarier, nëna se di.”
Çfarë ndjesie të dha komunikimi me prindërit?
“Nëna kishte ngrirë komplet, nuk reagonte fare. Kur i dhashë atletet e djalit gri me pikat e gjakut, aty filloi të ulëriste dhe qante. Aty besoi që djali ka vdekur. Isha unë i thashë në vendin tënd, mos u mërzit. Nuk dha shpirt në asfalt.”
Mbreme te tv klan te opinon... sot mbare tv private... moje zonje eshte bere varrimi sot.. prandaje respekt per te ndjerin dmth urte nqse te vjen keq.
ti qenke nje grua qe dashke levdata...mbreme te Klani deklarove se nuk mu afrua askush, ishin 50 burra dhe e morra vetem, pas lutjeve tu afrua nje burre...sot variant tjeter, qe po i jepnin ndihme tjeret... po ashtu sot degjova intervisten e Farmacistes me mbiemrin Mici qe ka qene aty perpara teje duke i dhene ndihme bashke me nje djale tjeter i cili te ka shoqeruar ne makine ndersa farmacisja ka hapur rrugem perpara me makien...boll dole neper studio, te lumte per cfare ke bere por me teper respekt per familjen dhe mos jep shume detaje se vetem ju hap plagen familjes dhe gjithe shoqerise...
Kjo zonja ishte si te skeçi i estrades se Fierit, doni me per Belulin. Ska ketu more nje burre te shpetoje Belulin?!
Pushofte ne paqe engjelli i vogel dhe ngushellime familjes. Por vdekja duhet respektuar dhe duhet percjelle me dhimbjen e heshtjes! Turp te keni qe per klikime nuk lini rehat as te vdekurit!
Te gjitha keto ngjarje te dhimbsheme,gjera makabre,kane vetem nje spjegim,eshte Sali Berisha me partine e tij terroriste. Ai, eshte personi me negativ i kombit tone qe po jep shembullin me te keq nepermjet protestave te dhunsheme,duke goditur policine,garden,njerez te opozites,therret ne protesta femije minoren,u jep detyra si te godasin me gure,me bomba molotov,te shkaterrojn e te djegin çdo gje,sikur nuk eshte malli tyre.Saliu ,nepermjet fjalimeve te tija agresive,nepermjet deputeteve qe sillen si rrugeçer,po shpalos nje edukate negative per brezin e ri. Keto ngjarje,si ajo qe u vra 14 vjeçar nga moshatari tij,jane rezultat i sjelljes se keqe te Sali Berishes dhe PD-ke. Deri sot,nga Saliu dhe PD-ke shqiperia nuk ka pare ndonje te mire,veçte keqija. Per te gjitha keto,PD-ke, duhet te nxiret jashte ligjit me dekret te posaçem nga kuvendi,madje edhe me referendum.
O ..., a nuk e mbyll me mire! Sali Berisha ka bere shume te keqija, por mentalitetin shqiptaret nuk e kane prej tij. Te gjithe duan te jene te pasur, te gjithe duan te jene te paret, te gjithe duan te jene me i forti, te gjithe duan te kene per vete femren me te bukur/mashkullin me te pasur. Ndaj dhe kane mbushur boten me droge, kurva dhe kriminele. Dhe Saliu eshte vec nje prej tyre dhe qe perfitoi nga ky mentalitet, sikurse perfiton edhe pasardhesi i tij. Ky popull mund te lidhet vetem me diktature, sic lidhet qeni i eger me zinxhir. Dhe mediet nuk kane rol te paket, teksa propagandojne me nje gjuhe te shpifur kete lloj mentaliteti. Kush lexon artikujt ketu, kush shikon TV shqiptare dhe nuk i vjen per te vjelle, eshte i po ketij brumi qe permenda me siper. Keta dy te rinj u zune sepse pane njeri-tjetrin shtrember, dhe vendosen ta zgjidhnin me grushta dhe thika, se kush ishte me i forti dhe kush kishte grupin me te forte pas vetes. Si ne telenovelat turke qe shfaqen gjithe diten ne cdo familje shqiptare. Shfaqen sepse pelqehen. Dhe ti perpiqesh t'ja hedhes fajin nje personi, sepse nuk e pranon dot qe fajin e ke ti dhe te gjithe ata qe e mbajne ne jete kete sistem te ndyre indoktrinimi.
Tragjedi per familjen por edhe per ne si shoqeri Ne raste te tilla duhet ndihme mjekesore dhe specializuar, Jo ndihme emocionale
A i ka mbetur ndonje pike morali, njerzilleku, ndergjegje kesaj shoqerise tone qe hir te parave nuk respektojne as dhimbjen e familjareve, as Engjellin qe iku nga kjo bote e as Vdekjen! Kjo zonja injorante qe perdoret nga studiot televizive per 2 leke e pak fame, edhe thote qe nena u shokua e u be keq kur pa atletet e te birit te gjakosura, edhe e ben kete skene publike duke iu a bere dhimbjen te pasherueshme! Kemi aritur ne ate pike , sa qe gazetaret si hijena gjejne ca kërma per te bere lajm e leke me tragjedine e te tjereve!
Mjaft me me shfaqje . rrini ne shtepite Tuaja dhe lereni ate familje ne hallin e vet.
zonje e nderuar ,si fillim nje bravo qe reagove ne ate moment kritik ,sinqerisht. Se dyti te lutem mos vazhdo xhiron e studiove televizive ,nuk eshte mire as per ty as per vete viktimen e familjen e tij ,sot ata kane nevoje per qetesi dhe jo tju rikujtohet ngjarja cdo dite ne nje studio te ndryshme .....
Media kermash! Lereni familjen te qete. Lerini ata prinder te gjore ne fatkeqesine qe u ra. Per 2 dite as do e mbaj mend njeri, pervec atyre prinderve. A e kuptoni o qenie te neveritshme cfare do te thote per dy prinder te varrosin femijen? Ku halli tyre, ku halli juaj. Mjaftojne dy grame njerezillek, nuk ka nevoje per shume intelekt. Cfare kuptimi ka qe dalin keto dy zonja lart e poshte duke u vetedeklaruar heroina?! Kane nevoje per vemendje dhe perdorin vdekjen e nje femije? Po te kishit dy fije dinjitet nuk ekspozoheshit fare se nuk ka arsye per ta bere dicka te tille. Njera me fustan tyli, tjetra me floke te sapo krehura ne parukeri. Sa poshte kemi rene ne aspekt njerezor!
beni mire ta hiqni kete lajm, kjo me shume doli ti bente reklam kopshteve te saj, ngeli duke thene jam pronarja e kopshteve 1, 2 ,3, i permendi 5 here. Madje me veprimet e saj mund te kete vonuar cuarjen ne spitalin e duhur te djalit dhe del e bertet, me nje zhargon te rende: "e mora djali e hodha ne makine", "ma moren djalin e hodhen ne ambulance", ........