Leje në e-Albania për peshkatarët, jo më shumë se 5 kg në ditë

30 Prill 2022, 21:30Sociale TEMA

Leje në e-Albania për peshkatarët, jo më shumë se 5 kg

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një udhëzim të ri për të gjithë të apasionuarit pas peshkimit.

Një person që del të peshkojë për t’u argëtuar duhet të ketë me vete maksimumi 2 kallama dhe jo më shumë se 3 grepa. Me vete mund të mbajë dhe një rrjetë të vogël dore.

Peshkatari nuk duhet të kapë më shumë se 5 kg peshk. Kjo sasi mund të tejkalohet nëse vetëm njëri nga peshqit tejkalon peshën prej 5 kg.

Për të bërë këtë aktivitet duhet të merrni një autorizim online në e-Albania kundrejt një pagese.

“Autorizimi   për   peshkimin   turistik   është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë,” – thuhej në njoftim.

5 Komente

  1. n
    nje antar i LIBRAS

    po kush do ta p...eshoje I mjeri peshk qe do ta kapi turisti pa leje.... Rrumpalle fare

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shprsa ime

      Opo vidh mir e bën se atë popull gjumash e vole e shtype fare.

      Përgjigjjuni
      1. s
        specialisti

        Idiotesi Mos kapni me shume se5 kg peshk.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nati

          Po te zesh me pak se 5 kg a ti paguan shteti diferencen se kshu i bije se humb koh gjith diten e nuk ze peshk ????????

          Përgjigjjuni
          1. P
            PESHKAQËNI PA DHËMBË

            Tani u kujtuat ?! Peshku ka marrë malet dhe shpellat ,ku la tritoli për të kapur 5 kg ,po i zure dot kaq sa kini vënë tavanin me grep ,zor se mjafton një 5 vjeçar .Na shkrit nga gazi sidomos ne pensionistëve vlonjatë,edhe peshkun që në 97 (atë që kishte mbetur nga industria kimike) e dogji Saliu me arkat e tritolit që i shpëtuan shitjes bashkë me si shokët e shoqet e Gërdecit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje