Marrëveshja me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit

26 Mars 2025, 13:05Sociale TEMA
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, ish-kryeministri

Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi ka mbërritur mesditën e sotme në kampin e Gjadrit, në Lezhë. 

Renzi po zhvillon një vizitë në qendrën e pritjes së emigrantëve, ndërsa pritet të dalë edhe në një deklaratë për mediat. 

Kujtojmë se vizita e tij vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje është angazhuar vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshëndetur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Lini një Përgjigje