Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në vend, përballet me një valë të paprecedentë ndërtimesh pa leje.
Bukuritë natyrore po zëvendësohen me beton, ndërsa institucionet shtetërore janë mjaftuar me letra dhe gjoba që nuk ekzekutohen.
Pamjet me dron të realizuara nga gazetarët e emisionit Fiks Fare tregojnë qartë se në çdo cep të fshatit ndërtimi ka lulëzuar si kërpudhat pas shiut. Bujtina, hotele, mure rrethues dhe struktura të tjera turistike po ngrihen me ritme të shpejta, jo vetëm në qendër të fshatit, por edhe në pyje, në zona të thella dhe të paprekura më parë.
Punimet kryhen në mënyrë të hapur, në sy të të gjithëve, pa asnjë pengesë.
Gazetarët e Fiksit takuan punëtorë të cilët refuzojnë të flasin për pronarët, por të vetëdijshëm që ndërtojnë pa leje dhe duke u arsyetuar me “kështu bëjnë të gjithë”. Aty ku punimet janë më të izoluara, në pyll në zonë të virgjëra, grupi i Fiksit konstatoi kamera sigurie nëpër pemë për të kontrolluar se kush shkon në zonë.
Pas vëzhgimit që Fiksi bëri në Parkun Kombëtar të Thethit u interesua tek institucionet.
Inspektori i Policisë së Zonës u shpreh përmes telefonit se ekzistojnë disa procedime penale për ndërtuesit pa leje, por se aktualisht janë të angazhuar me kontrolle për lëndët narkotike.
Edhe drejtori i IKMT Shkodër pranoi se janë vendosur disa gjoba dhe janë referuar raste në prokurori, por refuzoi të dërgojë inspektorë në terren. Sipas tij, çdo përgjigje do të jepet vetëm me shkresa.
Ndërkohë, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shkodër konfirmohet se në Theth aktualisht nuk ka asnjë leje ndërtimi, as për struktura klasike, as për ndërtim me dru, të ashtuquajtura “miqësore me natyrën”. Ata thonë se kanë vendosur gjoba që kapin vlerën mbi 100 milionë lekë, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar, sepse subjektet i kundërshtojnë në gjykatë.
Ndërkohë që agjencitë shtetërore hartojnë akte konstatimi dhe referojnë çështje në gjykata që zgjasin me vite, në Theth po ndërtohet pa pushim. Priten pyjet për t’u hapur rrugë, ndërkohë që natyra po shkatërrohet.
Parku Kombëtar i Thethit është një pasuri kombëtare, por në mungesë të zbatimit të ligjit, po rrezikon të humbasë vlerën që e bën unik, natyrën e tij të paprekur.
Jepini zgjidhje drejtesise. Nese nuk jeni ne gjendje ose merrni prokurore dhe gjykates nga jashte ose hapini rrugen te tjereve.
Sa keq, edhe ligji legalizimit pastaj qe nuk njeh as parim as kufij do zbatohet, ligj qe ka shemtuar atdheun tone; ne vend qe cdo investim te behej me rregulla e procedura ligji legalizimit t'i hedh poshte te gjitha.
Nuk po del Rama si Robin Hud te n’a thote se do tî pushoje te gjithe nga puna!
U gjet armiku i rradhes, prokuroria. Gjithe institucionet qe paguhen me nje tufe me staf per te menaxhuar dhe mbrojtur territorin nuk kane faj, se jane te partise. Le qe duhet aksioni se u miratua paketa e maleve dhe keta qe po ndertojne nuk kane kaluar te marrin bekimin te kryeministri. Sa te lene qokat dhe rregullohet pastaj puna, nderpritet aksioni me sukses. Hajde hipokrizi hajde. Cdo aksion e ka vjedhjen prapa
Tok e xanun . Ok . Ka funksionuar në Tiranë pse të mos bëhet edhe në Theth. Tashti do shohim se do dalin edhe pronarët e shpellave . Ka vend për të gjithë.
maloket ndertuan nje qytet te gjithe pa leje kamzen, jo me nje fshat turistik, keta bastarde jane talenta per te zaptuar toka dhe ndertuar pa leje., i mesoi ai qoftelargu keshtu keta , prandaj nuk cilivizohen lehte keta njerez
I Jugosllav, largohu. Je i vogël. Nuk do të na afrohesh kurrë, sepse Zoti na bëri të bukur, të mençur dhe të guximshëm, ne do të fitojmë.
BIG LIKE for your comment!!!!! Jo vetem kaq, por pasi zaptun tokat deri ne Konispol, tani u kujtuan qe ka turizem alpin dhe e kishin mu ke hyrja e shpelles ku jane mesuar me jetu. Pra SHPELLkaret nuk kane ndryshuar dhe nuk ka ligj qe i ndalon.....PERPARA SHPELLKAR, NDER FITORJE TE REJA, TA PUSHTOJME TAN GRUDEN, HOTIN E TI HYJME SLOVENISE DERI NE PORTO ROZH.
Duhet gjetur menyra qe dhe atje te ndertohet. Ka kerkese. Shteti duhet te veproje.