Mbajtja “peng” e gazetarëve në Kapshticë, "Safe Journalists Albania" kritikon veprimet e Greqisë

2 Nëntor 2024, 19:40Sociale TEMA
Mbajtja “peng” e gazetarëve në Kapshticë, "Safe

Rrjeti “Safe Journalists” Albania përmes një postimi në platformën ‘X’ ka shprehur kritiika për mënyrën sesi u trajtuan këtë të shtunë gazetarët e televizionit A2 CNN dhe TV Klan në kufirin me Greqinë, ku për tre orë u mbajtën “peng” nga pala greke.

Të nisur drejt Selanikut me qëllimin për të ndjekur aktivitetin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me emigrantët shqiptarë atje, grupet e xhirimit u penguan të kalonin kufirin dhe ju mbajtën pasaportat, duke iu komunikuar se për të bërë të mundur vijmin e rrugëtimit duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.

“Autoritetet greke u kanë ndaluar sot hyrjen gazetarëve dhe ekipeve televizive shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës. #SJN po monitoron nga afër këtë situatë dhe u kërkon zyrtarëve që të lejojnë gazetarët të kryejnë punën e tyre”, thuhet në reagimin e “Safe Journalists Albania”.

Edhe ekspertja e shoqërisë civile, Blerjana Bino reagoi me shqetësim për situatën ku u përfshin gazetarët dhe grupet e xhirimit të televizionit A2 CNN dhe Tv Klan në doganën e Kapshticës.

Në një postim në platformën ‘X’, teksa ngjarja ishte në zhvillim e sipër dhe pala greke mbante të bllokuara pasaportat, ajo shkroi: “Jam në kontakt me gazetaren e A2 CNN dhe kolegët e tyre nga KlanTV , ende të bllokuar për orë të tëra në kufi nga autoritetet greke pa arsye”.

Më vonë pas orës 15:10, kur pala greke u dorëzoi grupeve të xhirimit pasaportat dhe i lejoi të udhëtonin të qetë drejt Selanikut, Bino postoi sërish në platformën ‘X’, duke kritikuar sjellën e policëve kufitare helenë.

“Vetëm pak minuta më parë gazetarët dhe ekipi i tyre u lejuan të kalonin kufirin pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme. Bllokimi i gazetarëve me orë të tëra nuk është i pranueshëm, ata duhet të lejohen të raportojnë lirshëm”, shprehet ajo.

3 Komente

  1. R
    Rracista

    Te behen protesta dhe anti mitingje per viktimat e Çamerise sa here ka vizita zyrtaresh grek.Athina I thote Gjermanise qe nuk jane mbyllur plaget e luftes akoma,atehere perse nuk duhet protestuar per Çamerine. Jane shume primitive,bushtra jevge leshtore

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pitkini vetfundosjes serbe

      Çdo shtete ka nje porte , ndoshta ky kazane nuk ka mare leje nga ministria grêke. Greket nuk jane burrat te mire , nuk dihet pse jane ndaluar.....

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Mire ua ben ju inferiorave te mediave tona, se nuk late me dritare televizive pa e vene Belerin kryeteme dhe duke e nxjerre si viktime. E them me plot bindje qe Beleri eshte aty ku eshte sot fale mediave tona plehra dhe qe vazhdojne edhe sot ta vendosin ate faqe me faqe duke e treguar se ai nuk eshte kriminel e terrorist, por nje "hero" per kauzen e tij. Shume pak u kane bere mor fundurina. Vazhdoni lepijni bythen grekve, brenda dhe jashte se keshtu kane per tu trajtuar, si inferior, por c'faj ka populli.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje