Në vitin 2025, 132 mijë e 600 shtetas të vendeve të treta iu refuzua hyrja në BE, duke përfaqësuar një rritje prej 7.1% krahasuar me vitin 2024.
Numri më i lartë i refuzimeve u regjistrua në Poloni (28 mijë e 960; ose 21.8% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Franca (12 mijë e 210; 9.2%), Kroacia (12 mijë e 90; 9.1%) dhe Spanja (10 mijë e 610; 8.0%).
Në vitin 2025, shumica (53.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin në kufijtë e jashtëm tokësorë, të ndjekur nga kufijtë ajrorë (43.1%), ndërsa vetëm një pjesë e vogël (3.0%) u regjistrua në kufijtë detarë.
Numri më i madh i refuzimeve në kufijtë e jashtëm tokësorë u raportua nga Polonia (26 mijë e 355), Kroacia (11mijë e 660) dhe Rumania (9 mijë e 185).
Në kufijtë ajrorë, Franca raportoi numrin më të lartë të refuzimeve (10 mijë e 080), e ndjekur nga Spanja (9 mijë e 980) dhe Gjermania (7 mijë e 465). Italia raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së (1 mijë e 405), e ndjekur nga Franca (1 mijë e 35) dhe Greqia (405).
Në vitin 2025, numri më i madh i shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE u regjistrua për ukrainasit (26 mijë e 975), të ndjekur nga shqiptarët (12 mijë e 430), moldavët (11 mijë e 660), kolumbianët (6 mijë e 565), turqit (5 mijë e 635) dhe serbët (5 mijë e 440), shumica e të cilëve vijnë nga vende që ndajnë kufij tokësorë me BE-në.
Sakaq, 35 mijë e 460 shtetas të vendeve të treta që morën një urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së u kthyen në një vend të tretë, duke përfaqësuar 87.3% të totalit të kthimeve (155 mijë e 110).
Numri më i lartë i shtetasve të vendeve të treta të kthyer në një vend të tretë në BE ishte për shtetasit e Turqisë (13 mijë e 405), të ndjekur nga gjeorgjianët (10 mijë e 475), sirianët (8 mijë e 370), shqiptarët (8 mijë e 20) dhe rusët (5 mijë e 725).

Pranda duam te hyjme ne BE qe te mos na refuzojne hyrjen si emigrante, dhe ta boshatisim perfundimisht Shqiperine. Elitaret ( intelektu-halet) ) Shqiptare do te drejtojne magjypet e indise e afrikes. Shqiperine e bene idealistet, e shpetoj Zoti dhe e vrane intelektu-halet
Nga halli e kane secili qe largohet ne ditet e sotem nga Familia ... Cilido qofte ! Eshte fatekeqesi te leshe njerezit e tu te dashur , dhe te filmische nje jete teje te veshtire ne nje vend tjeter ...Fillimi, se nese pranohen, me durim rregullohen.....PoR varet nga Zyra e Emogracionit....dhe Arsyhet e largimit. ....qe per kohen shumica kane Arsyhe Ekönomike. ... Nese Shqipera prangt ne EU , atehere eshze me e lehte per te jetuar ne ndonje vend te Evropes.....se e lejon Ligjet qe jane ne fuqi...ne secilin Shtet te EU.... Se gjen nje vend Pune dhe lejohet me Ligjet te punoje dhe te jetojne. ... Zoti I ndimofte secilin.... Hamin...
Amin amin...

Ke te drejte nga halli e kane, por une pyes kur kane hall pse nuk e kerkojne zgjidhjen e hallit ne Shqiperi por ikin dhe vuajne? Apo se ne Shqiperi duhet te punosh me te tjere Shqpitare per ta zgjidhur hallin dhe ne mergim e zgjidh vete hallin? Mbase se ne nuk shikojme interesin tone personal kur bashkpunojme me te tjeret por zihemi per tu dukur me te zgjuar se te tjeret dhe jo per te zgjidhur bashkerisht hallet tona? Mbase..... nuk e di
Fshatare i Respektuar nuk kane mundesi te kerkojne zgjidhje ne shqiperi ! Qe te kerkoshe zgjidhje ne shqiperi ! ( nga fillimi i 1990 ) duhesh te beshesh Hero ! dhe Herojte duhen me shumice jo vetem nje ......

Me mijëra vjet të shoqërise njerëzore nuk ka pasur kombe dhe kufij. Kishte fise por njerëzit ishin gjthmonë në lëvizje! Më i forti kishte më shumë territore. Këto përrallat me kombe dhe kufij që filluan me Ripjelljen Europiane pas mesjetës dhe që vazhdojnë edhe sot … njerëzit kanë kërkuar për jetë më të mirë gjithmonë dhe do të vazhdojnë …