Media greke: Çmimet e larta po i detyrojnë grekët të ikin me pushime në Shqipëri

12 Korrik 2024, 17:17Sociale TEMA
Media greke: Çmimet e larta po i detyrojnë grekët të ikin

"Pjatat tradicionale greke tani duken të paarritshme rreth zonës më turistike të Greqisë, qendrës së Athinës. Rritja e çmimit të fetës dhe e vajit të ullirit kanë rritur edhe çmimin e sallatës greke, e cila rivalizon apo edhe ia kalon në çmim sallatat e tjera të huaja të njohura në tavernat përreth Akropolit.

Çmimet kanë qenë gjithmonë më të larta në Plakë, Monastiraki, Thissio. Por çmimet tani janë rritur në qiell në krahasim me të kaluarën".

Kështu shkruajnë gazetat greke, teksa bëjnë një pasqyrë të çmimeve të larta që kanë revoltuar vendasit në Greqi.

Sipas televizionit Mega, një çifti për të ngrënë pranë Akropolit mund t'i duhen edhe 70 euro. Çmimi i sallatës greke për shkak të rritjes ka arritur në 14 euro, i gjiros së derrit në 21 euro dhe porcioni i musakasë 19 euro.

Nga ana tjetër, shitësit flasin edhe për qira jashtëzakonisht të larta, të cilat nuk u lënë hapësirë për të mbajtur çmimet të qëndrueshme.

Për këto arsye, përveç Italisë, e cila është një nga tregjet klasike turistike dhe Kroacisë, e cila është rritur ndjeshëm, turizmi në Shqipërinë fqinje, ku çmimet janë dukshëm më të lira, është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

"Kështu, ndërkohë që bukuria dhe niveli i lartë i shërbimeve kanë fituar tregun botëror turistik, edhe grekët tashmë preferojnë Shqipërinë fqinje, pasi infrastruktura e saj është përmirësuar dhe çmimet janë më të ulëta të paktën 2 deri në 3 pikë krahasuar me ishujt grekë.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, në vitin 2023 Shqipëria u rendit e 4-ta në nivel global për rritjen më të madhe në përqindje të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve, duke shënuar një rritje prej 56% në 2019. Shqipëria mirëpriti 7.5 milionë të ardhur ndërkombëtarë në 2022 dhe 10.1 milionë në 2023", raporton televizioni Mega në edicionin qendror të lajmeve.

8 Komente

  1. d
    dropulliti

    Kjo eshte propogande e zgjuar greke qe t’i beje idiotet shqipetare te mbajne cmime te larta dhe pastaj te hane ka..n e vet….

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Ke shume te drejte. Jugu mban cmime te larta sepse me tre muaj siguron vitin. Problemi eshte qe mos zhgenjehen turistet dhe mos abuzohet me ta. Sot vjen neser nuk shkel me kurre. Mbani cmime normale dhe mos fluturoni me pras. Mbani turistet fort dhe mos i leshoni. Hiqni dore nga cmimet 80 euro per nje cader se shume shpejt do falimentoni. Edhe 30 Euro eshte shume. Po pranojme 20 Euro me dy shezllone maksimumi. Ushqimin gjithashtu. Ujin,pijet,birrat mos lini nam se e dime se sa jane me shumice por ju doni te fitoni 400%. E njejta gje edhe per fjetjen. Dakort qe duhet te kete nje nivel te caktuar sipas investimit dhe lluksit qe ofron Hoteli apo Resorti por mos abuzoni sidomos kamarjeret me makinacionet e tyre qe zhvasin klientat.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrok NDOCI

        O Ardian opulli...shumë banal....nuk besoj se je andej......sa për atë tjetrën e di mir ti si ua ngopim gopin.. Lamashe....burrë telendare, sido që të jeshë.....sa për mjero gëlbazën ti prapa vlen më shumë....

        Përgjigjjuni
      2. L
        Luli

        Do t’ ju marre akoma!Pra ca vitesh i kam thene nje pronari te nje hoteli grek,qe persa kohe produktet e detit vine nga importi (dhe kete e thoshin te gjithe kuzhinjeret qe punojne ne restorantet greke)e kete ma tha mua nje shqiptar emigrant,me gjithe bregdetin pa fund te Greqise,pa tjeter edhe me cmime te larta(shume here me te larta se tek ne),patjeter qe turistet do te vine tek ne….

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb….

          Evgjiter shtrengoni kolotropidhen . Skeni pare gje akoma neper haremet e Arabise do perfundoni . Leqe andej e keni origjinen do mesoheni shpejt

          Përgjigjjuni
          1. t
            trojan

            Ja keni fut pordhes ,asgje s eshte e vertete,

            Përgjigjjuni
            1. m
              mos i qini e Bythe se jane me Side te gjithe

              ka paasur nji Lajmerim ne mediet sociale qe nji grup i mdhe pedersh grek po shkojne ne Shqiperi qe te infektojne Shqipttaret dhe Turiste te Huaj qe ta nxjerrin me vone si Skandal ne Mediet e Botes . Prandj _Attenzione - Attenzione ; )))) Bythqima te Infektuar gerrk po tentojn te perhpin semundjeen e bythes ne Turistet e Huj ne Shqiperi.Bshke me ta vjen edhe qelbsi Temes me Nofken Turkofagos ose Sunitet e bla bla bla pederash

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirona

                Shqiperia eshte pleh. Nuk arrij te kuptoj se perse vijne ketu per pushime. Pamja e qyteteve dhe fshatrave eshte vobektesi. Çorganizim kudo. Asnje standard per pushime. Pushime nuk do te thote vetem plazh gjate dites por dhe vende te tjera per argetim. Zero me bisht. Ujerat e zeza derdhen ne dete. Rera as qe behet llaf qe te pastrohet dhe dezinfektohet cdo mengjes ora 5 ose 6. Mushkonjat e insektet te çajne. Cilesia e prodhimeve bujqesore eshte pertoke me mbidoze kimikatesh. Kontrolli 0. Zoti i ruajte "turistet" qe vijne ne kete vend pa vend.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje