Probleme shëndetësore nga vapa! 4 mijë thirrje në ditë, situatë e ngarkuar te Urgjenca, një e treta janë turistë të huaj

11 Korrik 2024, 20:58Sociale TEMA
Probleme shëndetësore nga vapa! 4 mijë thirrje në ditë,

Rritja e temperaturave ka ndikuar menjëherë në rritjen e numrit  të qytetareve që kërkojnë ndihmë mjekësore  ndaj urgjencës Kombëtare  Kreu i Qendrës së Urgjencave Dr.Skënder Brataj thotë se  java e parë  e korrikut e cila përkon me ditët kur termometri nisi të shënojë rritje të temperaturave çoi menjëherë në rritje të numrit te thirrjeve për ndihmë.

“Vetëm gjatë 24 orëve, ka pasur afro 450 thirrje”, tregoi Brataj.

Por cilat janë patologjitë që ndikohen direkt nga temperaturat e larta  për të cilat kërkojnë ndihmë qytetarët?

“Ka pasur shumë gjendje të fikëti”, thotë kreu i Urgjencës Kombëtare.

Nevojë për ndihmë kanë pasur edhe në zonat bregdetare ku afro 27 % e thirrjeve kanë qenë shtesa të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar

“Nga afro 4000 thirrje 27% kanë qenë shtesa të huaj”.

Kreu i Urgjencës Kombëtare u sugjeron qytetarëve të shmanget dalja në orët e pikut kur është e mundur e sidomos personat me sëmundje kronike.

2 Komente

  1. t
    top G

    Dhe QKUM, qe u lodh shume duke u pergjigjur ne tel ne kondicioner. Ndersa ata qe punojne apo te semuret ne ambulanca pa kondicionier, vari leshet

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tom

      Turistet e huaj nese nuk kane siguracion te paguajne me fature. Ashtu si cdo Shqiptar jashte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje