Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për tëgjithë

15 Janar 2023, 15:07Sociale TEMA
Mes ndryshimeve të kohës, Posta Shqiptare mendon për

 

Posta Shqiptare është pjesë e rëndësishme e identitetit tëvendit; në një rrugëtim të përbashkët, të gjatë, 110-vjeçar, Posta ka arritur të përvetësojë rol të pazëvendësueshëm nëshoqëri.

Është ajo që ka arritur të zhdukë barrierat mes vendesh dhe njerëzish, duke u mbajtur fort pas vizionit, misionit dhe vlerave të saj. Zëri dhe puna e përbashkët e 2500 punonjësve ndihet dhe shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ështëpikërisht angazhimi i tyre dhe tarifat e papërfillshme çka e bëjnë Postën Shqiptare të preferuar për sa i takon shërbimeve utilitare.

Teknologjia ka ndryshuar çdo aspekt jetësor, përfshirë këtu mënyrën e përdorimit, komunikimit apo konsumimit të tëgjitha llojeve të mediumeve. Sot, dërgimi i një letre me anë tëpostës, nuk gëzon më rëndësinë e dikurshme. Sepse në kushtet e një rrjeti global dhe ekzistencës së smartphone-ve, brengat, lajmet e gëzueshme apo qoftë ndarja e detajeve tëparëndësishme të ditës, nuk kanë më si hendek ditë, javë apo muaj.

Por, kjo nuk nënkupton në asnjë çast se teknologjia ka tënjëjtin impakt edhe në dërgimin e një pakoje, dokumenti, apo të parave,  si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e shohim në besnikërinë e anëtarëve të Postës Shqiptare, për t’iu drejtuar pa u stepur sporteleve të saj postare.

Shërbimi ndaj qytetarëve në këto pika, nuk ndalet për asnjëçast. Posta Shqiptare ofron me seriozitet të pahasur dhe me çmime të ulëta edhe arkëtimin e faturave të EnergjisëElektrike (OSHEE), Ujësjellësit (UK), pagesën e faturave për operatorët celularë, apo gjobave të Policisë Rrugore dhe Bashkisë Tiranë.  

Gjithashtu pranë Postës Shqiptare, qytetarët kanë mundësi tëkryejnë pagesën e detyrimeve doganore dhe të taksave për llogari të Drejtorisë së Tatimeve, por edhe të Bashkive respektive.

Në tërë zyrat e saj postare, ofrohet po ashtu mundësia për tëpaguar detyrimet e kopshte-çerdheve, si dhe faturat e tarifave të shkollimit universitar.

Posta Shqiptare ka menduar edhe për ata individë që tëardhmen nuk e shohin aspak të largët; që kontribuojnëvullnetarisht për Sigurimet Shoqërore.

Ndër vite, kjo korporatë ka funksionuar si një ndërmjetëse vitale midis biznesit, qytetarëe dhe institucioneve. Dhe me të njëjtin mision, nuk ndalet së garantuari cilësi maksimale shërbimesh. Sepse Posta Shqiptare me gjithçka që e identifikon, është e Shpejtë, e Sigurt, Kudo.

Lini një Përgjigje