E trishtë, humb jetën në moshën 29-vjeçare infermierja nga Lushnja

13 Janar 2023, 19:29Sociale TEMA

E trishtë, humb jetën në moshën 29-vjeçare

Një infermiere nga Lushnja ka humbur jetën në moshë të re. Bëhet fjalë për infermieren Xhuliana Seferi, e cila ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 29-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë përmes një postimi në rrjetet sociale. Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë.

Seferi ka mbaruar studimet për Infermieri- Mami dhe punonte në spitalin publik të Lushnjës si infermiere. Nuk dihet arsyeja e ndarjes së saj nga jeta.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshë shumë te re kolegia jonë Xhuliana Seferi.

Znj. Seferi lindi në 30 Tetor 1993 në qytetin e Lushnjes.

Studimet e larta i kreu pranë Universitetit Ismail Qemali, në degën Infermieri-Mami.

Ka ushtruar profesionin e infermieres pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Lushnje.

Kolegët, miqtë dhe familjarët do të ruajnë kujtimet më të mira për Xhulianën e cila do të kujtohet për virtytet e larta njerëzore dhe intelektuale.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

1 Komente

  1. U
    U prehte ne Paqe ...

    Ngushellime Familjes se infermieres .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje