
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se ka objektiv që në vitet e ardhshme, të ketë oficerë policie në çdo shkollë.
Në një konferencë për mediat, Kushi u shpreh se ky projekt po ecën mjaft mirë sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Kushi bëri të ditur se pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit, brenda dhe jashtë perimetrit të shkollave.
“Theksoj se kemi 70 oficerë sigurie shtesë gjatë vitit 2022, në total 2020. E kemi filluar këtë proces në vitin 2019 dhe kemi parë që rezultatet e punës së tyre në instucionet tona arsimore kanë qenë të larta. Tanimë, nuk i kemi vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat9-vjeçare, ku ka një numër të madh nxënësish. Objektivi ynë është që në të gjitha shkollat, në vitet që vijnë, të kemi oficerë sigurie. Është një projekt që po ecën mirë, sa i takon trajnimit të tyre, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Pasi fitojnë procedurat e konkurrimit, këta oficerë sigurie bëjnë një trajnim disa mujor nga strukturat e ministrisë së Brendshme, për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit tanë, brenda shkollës, por edhe në perimetrin e shkollës. Shpeshherë, këta oficerë sigurie edhe kanë parandaluar, në bashkëpunim edhe me psikologun, me mësuesin ndihmës apo me stafin e shkollës, kanë arritur të parandalojnë problematike që mund të kishin qenë të mëdha”, theksoi ajo.
Po beni nje gabim qe do tju kushtoje rende ne te ardhmen. Keto eksperimente i kane bere shume vende te Evropes dhe kane deshtuar . Nxensit kanenje bote e psikologji foshnjore qe smud ti edukosh me prezencen e policse .Sado te specjalizuar te jene policet nuk dote arrijne te minimizojne ato fenomene qe cfaqen sot ne sistemin arsimor nga nxensit e shkollave te ulta te mesme ete larta .Keto rendojne jo vetem ne qendrushmerine e nje edukimi shkencor por dhe ne buxhetin e shtetit.Me fryrje organikash nuk ka edukim.Ajo qe aplikohet sot ne shume vende te botes jane organikat e kombinuara me forca te sigurise private dhe shkollore .
Po pra, eshte vertetim nga SHBA, qe policet as nuk ndihmojne ne shkolla, por shpesh edhe ulin rezultatet e provimeve sepse nxenesit jane shume ne stres, policet kapen kot me ta, sidomos nqs flasim per minoritete. Edhe policet ketu barkderra te njejten gje do bejne.
ÇOJINI policët nëpër ministri dhe administratën shtetërore ,o sorrë rilindase,se atje vidhet gjithë ditën.
Kjo eshye turp. Nuk eshte per te rrahur gjoksin znj. Ministre. Forconi disiplinen ne shkolle, permiresoni mesimdhenien. Po e yrajtoni shoqerine sikur eshte kunder arsimit si ne kohen e Turqise.
IK MOJ INJORANTE,KUSH I HA KETO BROCKULLA,KERKONI TE PUNESONI PATRONAZHISTET NE PRAG ZGJEDHJESH.JE NJE E PAAFTE QE E BERI ARSIMIN CORAP SE NUK JA KA HABERIN.