Rama: S'do i ndalim investimet në sektorin e shëndetësisë, do rehabilitohen 40 Qendra Shëndetësore në të gjithë vendin

9 Janar 2023, 15:10Sociale TEMA

Rama: S'do i ndalim investimet në sektorin e

40 Qendra të tjera Shëndetësore do të rehabilitohen në të gjithë vendin. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë një postim në ‘Facebook’ me foto nga qendrat që po rindërtohen, ndërsa shkruan se do të vijojnë me investimet në sektorin e shëndetësisë.

Që prej nisjes së programit, deri më tani Rama shkruan se janë rehabilituar 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin, me standarde moderne për 1.2 milionë qytetarë.

“Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milion qytetarëve”, shkruan Rama.

3 Komente

  1. d
    dashamiresishte

    O Rama i mire! Beji te gjitha keto! Ok! Por mendo se ndonje ge edhe mundesh ta justifikosh ne funksion te rritjes se pensioneve apo rrogave!Nje pensionist para ca ditesh me the se kishte 5 milion leke( te vjetra) ne bank qe i ruante! Per nje dite te zese i kishin mbushur mendjen! Siperdore e tha se nuk di si? Ndoshta mund te des dhe ato 5 milion te ngelen ne ank! Se komentova. I thashe merre nga 100mije nemiuaj dhe jeto! Jotha kam frike! I dua per per nderi kur te vdes! Te ftoj tagjykoshe kete rast! pensionisti por edhe te tjere kerkojne siguri te jetesa, te jetojne sa me gjate!....prandaj duhet rritje e rrogave dhe pensioneve, sepse japin siguri dhe ndalojne emigrimin. Shperndarja e shperblimit te 8 miliard lekve mund te shrihej per 2023! dhe do kishte tjeter efekt! Megjithate I adimre You! Actually are the best !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaonia

      Tall mikun nje operacion ne shtet minimumi 2000 euro. Ti gezojne mjeket keto spitale se ata ja u pane hairin , i kane kthyer si private ,po nuk dhe leke qr ne sportel ste kap njeri me dore . U roft njerzve qe paguajne sig shendetesore gjithë jeten e ne fund vinë verdall spitaleve si lypsa per jetet e tyre. Edhe ju te temes shkruani ç te doni vetem per spitalet mosss!

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Asnje lloj rritje pensjoni ose rroge nuk mund ta frenoje ikjen e njerezve nga ky vend.Cdo njeri qe e ka kaluar kufirin shqiptar e di te beje krahasimin e funksjonimit te shtetit ne shqiperi dhe te shteteve tjera jashte ketij vendi.Vetem kur shqiptaret te shikojne burgjet mbushur me hajdutet 32 vjecare ,ku pasurite te jene sekuestruar ,ku prona tju kthehet atyre qe ju takon,ku emigranti ta lere shtepine te mbyllur me cels dhe ta gjeje ashtu sic e ka lene edhe pas 100 vitesh,ku shteti vete te jete rojtari i prones se qytetareve etj etj,vetem atehere do kishte njefare shprese dhe kjo shprese nuk do ishte qe te ktheheshin ata qe kane ikur se ata nuk kthehen me por per te inkurajuar ata qe jane aty.Mosbesimi ne shtet ne shqiperi eshte aq i larte sa nuk do i rekomandoja askujt qe as nje vazo me lule ta investojne ne ate vend se nuk e kane te sigurte.Por shqiptaret e dine qe kjo nuk ndodh dhe vazhdojne te marrin rruget!Une habitem se sa i paturpshem eshte ky njeri qe ose nuk e sheh realitetin shqiptar ose ben sikur nuk e sheh qe te mbaje karriken e pushtetit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje