Një në katër çifte në Shqipëri ndahen, rritet mosha mesatare e atyre që lidhin kurorë

8 Janar 2023, 22:30Sociale TEMA

 

 

Një në katër çifte në Shqipëri ndahen, rritet

Shqiptarët po martohen më pak dhe po divorcohen më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga gati 25 mijë martesa në vitin 1991, numri ra në më pak se 20 mijë gjatë 2021-shit duke u rrudhur kështu me mbi 5 mijë.

Për shkak edhe të numrit të lartë të banorëve, Tirana është qarku me numrin më të lartë të kurorëzimeve në harkun e viteve 2011-2021 me mbi 55 mijë të tilla. Lista vijon me Fierin, Elbasanin, Durrësin dhe Shkodrën. Kukësi dhe Gjirokastra janë qarqet me numrin më të ulët të martesave.

Largimet nga vendi nga njëra anë dhe ulja e lindshmërisë nga tjetra kanë bërë që mosha mestarë e martesës të rritet. Nëse në vitin 1990 mosha mesatare që një vajzë të vishej nuse ishte 23 vjeç, në 2021-shin ajo u rrit në 27.7 vjeç. Me rritmë të ngjashme është rritur edhe mosha mesatare te djemtë që bëhen dhëndër, e cila para dre dekadave ishte 27.3 ndërsa arriti në 21.2 gjatë 2021-shit.

Nga ana tjetër,  “Deri se vdekja të na ndajë”, betimi i çifteve që lidhin kurorë, përherë dhe më shumë po humb domethënien. Nga rreth 2 mijë e 200 shkurorëzime në vitin 1990, numri i divorceve u rrit në mbi 3 mijë gjatë vitit 2021.

Juristë dhe sociologë thonë se dhuna në familje dhe emigracioni janë shkaqet kryesore që po shtyjnë çiftet shqiptare që të ndahen./A2

2 Komente

  1. M
    Mira

    Ndarjet jane nje fenomen i dhimbshem, por i pashmangshem, pasi martesat jane bere pa u dhene mundesi cifteve te njihnin njeri-tjetrin. Tani e gjithe bota praktikon Bashkejetesen.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      mira nuk është e thënë,se po bashkëjetove,i zgjidhe problemet!!kam njohur çifte që kanë bashkëjetuar për një dekadë të tërë dhe janë ndarë dy muaj pas martese!! ka shumë faktorë që sjellin ndarjet!!ato ndodhin mes çifteve të saponjohura,atyre që bashkjetojnë dhe të maruarve!!por ne na shqetëson vetëm ndarja e të martuarve!! përse??mos vallë ata që ndahen pa u martuar,me fëmijë njëlloj si të martuarit,kanë ndonjë ndryshim??normalisht jo,por ligjërisht,po!! nëse një ndarje e çdo lloji do të bëhej me mirkuptim,pa hakmarrje e konflikte mes çiftit!ku seicili do ta kuptonte arsyen e tjetrit,ku seicili nuk do të ndiokonte tek fëmijët,tek shoqëria,për të poshtëruar tjetrin!?atëherë nuk do të kishte ndonjë problem të madh!!i vetmi problem pothuajse i pazgjidhshëm,janë fëmijët,që dhe në rastin më të mirë, vuajnë!!por ata do të vuajnë ndoshta më keq nëse prindërit e tyre do të rrinë bashkë!edhe kur prindërit nuk bëjnë luftë mes tyre,dhe kur janë të ftohtë në bashkjetesën për hatër të fëmijve!! ne duhet të mësohemi se një ndarje nuk është fundi i botës!duhet të mësohemi se një ndarje,nuk të jetë një derë e hapur për një bashkim të ri dhe më të mirë!!shumicat e martesave bëhen në moshë të re,ku hormoni me diturinë janë në proporcion të zhdrejtë!!në një moshë ku ke hormon me tepricë dhe mangësi të jashtzakonshme në dijeni!!e me kalimin e kohës këta dy faktorë ndryshojnë!! ajo që më bën përshtypje është se statistikat vlersojnë martesat,numrin e tyre,dhe ndarjet,por nuk më ka rastisur që të kem lexuar për një statistikë në rastet e rimartesave!nuk ja kam idenë se sa martohen,pasi janë ndarë!a hyn tek martesat dhe rimartesa,pra një martesë e dytë apo e tretë!!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje