
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, tha se përhapja e rrufshme e variantit të Covid-19 XBB, në Kinë dhe në SHBA nuk përbën një rrezik për Evropën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dollenberg, tha se kontinenti Evropian është tashmë prekur nga një valë e variantit B në pranverë, duke bërë që të sigurohen antitrupat e nevojshëm për qytetarët.
Dollenberg shtoi se varianti XBB përhapet 120% më shpejt se Omicron duke bërë që situata të vijojë të jetë delikate.
“Përhapja e rrufeshme e variantit XBB qoftë në Amerikë por edhe Kinë bëjnë që të kemi një rrezik edhe për Evropën. Më shumë se 120% është ky variant më infektues se Omicon dhe e dimë që Omicron është një virus 10 herë më infektues se variant klasik i Covidit. Kemi të bëjmë me një situatë shumë delikate pasi përhapja e këtij virusi po ndodh me një shpejtësi shumë të lartë.
Gjithësesi për Evropën mund të themi se kemi një heqje të panikut nga OBSH, pasi në pranverën e 2022 ne kemi patur një valë të variantit B, duke bërë që të kemi antitrupa në lidhje me këtë variant”, tha Dollenberg.
Aurora eshte thjesht nje mjeke, madje nje mjeke qe te can trapin. Duhet te jesh virolog te flasesh me kompetence per keto pune.
Që njerëzit të kenë imunitet duhet që ta kenë kaluar të gjithë të paktën 1 herë kovidin. Në fakt vetëm 12-14 % e popullsisë bëtërore e kanë kaluar 1 ose disa herë. Edhe tani që flasim janë disa qindra mijëra të infektuarit dhe 2000 viktima në ditë. Institucionet e kanë lënë kovidin të "lirë" dhe njerëzit në mëshirë të fatit. Kë ta marë ta marë. Edhe të duash të mbrohesh në këtë katrahurë ku nuk ka më asnjë kujdes është e pamundur. Kjo rënie e vigjilencës nuk përjashton mundësinë që nga virulenca e përhapjes kovidi të mutohet në një variant më të rrezikshëm se më parë.