Programi i ri për nënat me shumë fëmijë, Manastirliu: Mbi 2 mijë aplikime në pak ditë

10 Janar 2023, 14:16Sociale TEMA

Programi i ri për nënat me shumë fëmijë, Manastirliu:

Tiranë 10 Janar- Ministrja Ogerta Manastirliu garantoi se buxheti i vitit 2023 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton zgjerimin e fokusit në mbështetjen financiare të fëmijëve, nënave me shumë fëmijë, të moshuarit dhe familjet. 

“Programi më i ri, është mbështetja e veçantë për gratë e papuna me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë në muaj, duke i mbështetur me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri 5 vjeç.”

 Pas pakos së madhe të qeverisë, rritjes më 20% të masës së ndihmës ekonomike dhe mbështetjes për forcimin e mburojës sociale, Ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë:

“Nga fillimi I nisjes së programit me datë 1 Janar deri më sot kanë aplikuar përmes platformës e-Albania mbi 2000 aplikuese.”

Pako e Madhe e dhënë për festat e fundvitit nga qeveria dhe ndihma ekonomike e vazhdueshme nga programi mbështetës I Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, përfshiu 164 mijë përsona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyrë. 57,300 familje me mbështetjen e menjëherëshme prej 8000 lekë, mbi 6700 nëna kryefamiljare me 20 mijë lekë si dhe mbi 71 mijë PAK më 8000 lekë.

1 Komente

  1. N
    Norbert

    Znj Ministre , te semuret nga semundja e fibrozes kistike po shuhen ngadale , jane nje gjenerate femijesh e te rinjsh te pafajshem qe po iu shter oksigjeni dhe po mbyten ngadale , jane jete njerezore qe po fiken dhe endera te paformuara,qe po shkaterrohen bashke me zhgenjimin ndaj nje shteti qe nuk po i ndihmon , Sot ne bote egzistojne terapi qe i shpetojne jeten ketyre femijeve dhe qe iu kthejne atyre nje jete normale .I lutem shtetit shqiptar te ndihmoje keta femije tiu mundesoje kuren qe egziston.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje