
Transporti hekurudhor duket se është në epokën më të keqe të mundshme. Statistikat tregojnë për një rrjet të lënë pas dore, pa interes për të udhëtuar apo transportuar mallra. Për vitin 2021, një përmbledhje e Insitutit të Statisitikave tregon se trenat në vend përshkojnë në një rrjet me gjatësi 224 km, në 3 linja shërbimi.
Këtë vit, 24.000 pasagjerë kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet për udhëtim, thënë ndryshe 2000 pasagjerë në muaj, ose 67 në ditë.
Edhe transporti i mallrave është regjistruar në shifra të ulëta, ku qarkullimi i brendëshëm zuri rreth 12% të volumit, ndërsa lëvizja e mallrave në rajon ishte ndjeshëm më e lartë.
Deri në vitin 2015, transporti hekurudhor i mallrave realizohej vetëm nga Hekurudha Shqiptare sh.a ndërkohë në vitin 2016, filluan të operojnë edhe subjekte private në transportin hekurudhor të mallrave.
Në 2021, transporti i kryer nga subjektet private zë pjesën më të madhe të transportit hekurudhor të mallrave në vend me 88% në ton dhe 77% në ton-km. Sipas klasifikimit 88% të mallrave të transportuar me hekurudhë e zënë qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror si dhe 10 % janë produkte metalike dhe të minierave dhe produkte të tjera të guroreve.
Ata "pasagjerët" që hypin në trena rrezik janë makinistët vetë. Këtu pas viteve 90 vetëm se janë shkallmuar hekurudhat dhe në vend të tyre është promovuar përdorimi i naftës. Kjo jo vetëm i ka dhënë monopol një sektori të vogël të ekonomisë, por edhe u ka hequr dinjitetin qytetarëve që kanë nevojë për variante të ndryshme të transportit publik. Ndërkohë, sheh një rritje eksponenciale të makinave në qarkullim, a thua se jemi ndonjë shtet me ndonjë industri prodhimi makinash që konkurron me Gjermaninë.
Shkova te ish stacioni I trenit në Tiranë dhe pashë që e kishin kthyer në bulevard shëtitore por pa njerëz... Kokrra e injorancës popull!
Do udhëtoja edhe për nostalgji, lere që është një udhëtim komod, por nuk jam në dijeni për standardet teknike ...
Po pse vetëm hekurudha ? Po flota që u shit për skrap ? Po fabrikat e uzinat që u vodhën ? Po ushtria që u shpërbë ? Po drejtësia që u kriminalizua dhe korruptua, po shkolla që u bastardua ?Po spitalet që u kthyen në stalla ? Po qeveritatët që u kthyen në hajdutë të pështirë ? Ky vend u shkërdhye para e mbrapa 30 vjet rresht nga një bandë qelbësirash, tradhëtarësh dhe hajdutësh me kollare që ti djegësh të gjallë e kanë pak.
Do zgjidhja gjithnje te udhtoja me tren, por Tirana nuk ka stacion. E hoqen dhe e cuan 15 km larg Tiranes. Duhet taksi te shkosh te stacioni