Ditën e dielë, Ministria e Mbrojtjes lajmëroi krijimin dhe inaugurimin e një njësie ushtarake për sigurinë kibernetike në Shqipëri.
“Kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit”, thuhet në postimin në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Njësia ushtarake u krijua me mbështjetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë një strukturë e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
“Aktualisht ndodhin rreth 1500-2000 sulme në ditë, por asnjë prej tyre nuk konsiderohet kritik”, citon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, kjo njësi do të përdoret njëkohësisht edhe si një shkollë për të trajnuar ekspertë që mund t'i shërbejnë jo vetëm Forcave të Armatosura, por edhe sektorit privat, për të rritur kapacitetet mbrojtëse kombëtare.
”Është arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtjeje shumë i lartë. Ekspertët janë shumë të motivuar, janë 50% ushtarakë, 50% civilë”, tha ministri Niko Peleshi, duke theksuar se Shqipëria është pjesë e një qëndre inovacioni të mbrojtjes kibernetike të NATO-s në Estoni.
Njësia ushtarake e sigurisë kibernetike e sapoinauguruar me tre sektorë të veçantë, do të punojë pa pushim 24/7 dhe do të ketë një këshilltar të huaj i cili do ta mbështesë strukturën për tre vite.
Bravo,sh.mire
Një plakë të vetmuar e kishin dhunu në shtëpi të saj. Më pas plaka vendosi ta mbyllë derën me 2 çelësa.
Ju keni çelësat e kashtës. Nuk ju a lë në dorë USA çështjet e mbrojtës së ushtrisë. Ato i ka NATO. Shikoni gardhin e shqyer që ja keni lënë në dorë të AKSHIt. Nuk ka muxhahidin e derr tjetër që nuk ju është futur në sistem. Plus injorancën e institucioneve.
Grate dhe motrat ku ti keni qe i bete leket e taksapaguesve shqiptare rrush e kumbulla ,O Ramut haleja mund te me thuash pse s punon E-Albania?