Misteri i dorës së nxirë të Donald Trump

26 Gusht 2025, 09:15Bota TEMA
Misteri i dorës së nxirë të Donald Trump

Pamjet e dorës së presidentit amerikan Donald Trump, ku shihet një pjesë e mbuluar me grim, janë bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit.

Fotot janë realizuar më 22 gusht gjatë një paraqitjeje në Zyrën Ovale, duke nxitur spekulime të shumta mbi arsyet e përdorimit të make up-it.

Këtë të hënë, gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung, në fotot zyrtare u vu re edhe një mavijosje në dorën e djathtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Ky detaj vjen pas deklaratave të muajit korrik, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ishte diagnostikuar me insuficiencë kronike venoze, një gjendje e zakonshme që lidhet me qarkullimin e gjakut. 

Zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi më 17 korrik se diagnoza erdhi pas analizave të kryera për shkak të ënjtjes së këmbëve dhe shenjave të mavijosjes në dorë.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Barbabella, e përshkroi gjendjen si “beninje dhe të zakonshme”, duke shtuar se shenjat në dorën e presidentit janë të lidhura me irritime të vogla të indeve si pasojë e shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe përdorimit të aspirines për parandalim kardiovaskular.

“Presidenti Trump mbetet në gjendje shumë të mirë shëndetësore,” thuhej në memorandumin e publikuar nga Barbabella.

Ky nuk është rasti i parë që fotografitë e duarve të Trump nxisin komente në publik. Në muajin shkurt, gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington, u vu re një situatë e ngjashme, ndërsa edhe më 27 korrik në Skoci, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, fotot treguan shenja të dukshme në dorën e tij.

Ekspertët theksojnë se insuficienca kronike venoze është e zakonshme për moshën mbi 70 vjeç dhe se në rastin e Trump nuk ka shenja të problemeve më serioze si tromboza venoze, sëmundje arteriale apo insuficiencë kardiake.

Trump, i cili festoi 79-vjetorin më 14 qershor, është presidenti më i vjetër që ka nisur një mandat në historinë e SHBA.

15 Komente

  1. .
    .

    Po vdes plaku portokalli obez. Shyqyr te shpetoje bota.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KKK

      Ja ka futur Melania me shpulle se donte ta prekte plaku

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

        Te gjithe e admirojne per shendetin qe ka, cdo dite luan golf qe eshte nje sport qe kerkon nje prestacion te larte, uroj qe te gjithe ta kene shendetin e tij, eshte i biri i perendise dhe perendia e di se si e ruan te birin e tij, e ruajti birin e vet edhe nga atentati qe i bene.

        Përgjigjjuni
      2. X
        X

        Me perpara do cofet Trapi se Biden

        Përgjigjjuni
        1. H
          HAHAHAHAHAHA

          Melanoma do jet gezuar shume nga lajmi qe bablokun e saj mund ta marre mortja se shpejti.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            përse u martua??për ti larë bythën??

            Përgjigjjuni
          2. T
            Tring

            Ka qen prej kohesh me obezitet, kolesterol, diabet, plus 80 vjec. Stresi i madh i presidences vetem sa e pershpejton procesin

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              vetëm stres nuk ka ky hajvan!!të kesh stres do të thotë të mendosh atë që thua dhe të mbash fjalën e dhënë!ky hajvan thotë me gojë atë që i vjen në bythë dhe asqë mban mënd atë që ka pjerdhur!!ky nuk ja ka më idenë ku ka bythën ku ka gojën!!shpesh fut lugën në sumë!

              Përgjigjjuni
            2. P
              Ptuh

              Nuk vihet 80 vjecari president

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                sidomos kur e ke provuar se ç'mut ishte!!

                Përgjigjjuni
              2. M
                Muç Xhepa,.Diplomat kariere, prozator

                Març nga ditet e miletit boteror o ZEUSI yne, o shpetimtar i rruzullit! NEVER, po fare NEVER mos paste vdekje per JU O NDRIÇUES i rrugeve ku çapit njerezimi.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kopenhagen

                  Ti je barcaleta me e dhimbshme e lirise se te shprehurit. Nuk paske as familjare qe tu dhimbsesh, perderisa te lene te lire me mundesi per tu bere per te qeshur dynjaja.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Ballisti diplomat

                  O Muç po pse nuk shkon tju thuash që gjaku që i duhet presidentit tënd ta marrin cetëm nga ti? Po do bëhet dhe ai budalla si ti pastaj dhe çtë bëj populli amerikan? U ngeli presidenti të marri ditët e një budallai si puna jote, ik ore fshihu ça kohë se je bër si Shaban Qosja dikur.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Love people where ever they are.

                    Z.Trump! Shiko dhe beje kujdes pet " kembet e fryra". Zonja e PAFTUAR ( B.D.) thone qe burrat I lajmeron tek kembet se po vjen. Se fundi pavaresishte se nuk te pelqej, sinqerishte te uroj shendet e jete. Sepse edhe Ti je nje qenie njerezore qe barte fatin tend te shkruar. Jete e shendet o Robi I Zotit. Padashur te koplementoj, por nga shikimet e shumta ne TV, kam krijuar bindjen se je njeri me zemer te mire, I do njerezit, pavaresishte egos qe te kane diktuar kete ego te madhe, qe duhet ta frenosh.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Leo

                      do zoti ngre kembet nga dielli ky qelbesire portokalli

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje