Montreal, takim për Vjosën: Unioni Nderkombetar i Mbrojtes se Natyres certifikon shpalljen si “Park Kombëtar”

20 Dhjetor 2022, 20:26Sociale TEMA

 

Montreal, takim për Vjosën: Unioni Nderkombetar i Mbrojtes se Natyres

 

Procesi i studimit të shpalljes së lumit Vjosa si “Park Kombëtar” është certifikuar nga IUCN – Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Ceremonia është zhvilluar në Montreal të Kanadasë, gjatë Samitit Ndërkombëtar të Biodiversitetit COP15, ku kanë marrë pjesë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë amerikane Patagonia Ryan Gellert, zëvendësministri i Mjedisit i Greqisë Georgios Amyras, si edhe përfaqësues të IUCN, ministra mjedisi dhe përfaqësues të organizatave.

“Krenare që i gjithë procesi është kryer sipas standardeve të përcaktuara nga Unioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Vjosa është mirëfilltazi një laborator natyror. Prej vitesh studiues dhe shkencëtarë studiojnë Vjosën, dinamikën e saj. Ka qenë një proces i vështirë, por ia dolëm. Faza e parë e këtij procesi ka përfunduar tashmë, dhe në janar 2023 nisim procedurat ligjore në qeveri për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar” sipas standardeve të IUCN”, ka thënë Kumbaro.

Ministrja Mirela Kumbaro deklaroi se pas takimit të kryeministri Edi Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, edhe pjesa fillestare e lumit që buron në Greqi, i quajtur Aos, do të ndjekë të njëjtën rrugë për të krijuar kështu një park ndërkufitar mes dy vendeve. Ky zotim u konfirmua gjatë eventit edhe nga zëvendësministri grek i mjedisit Georgios Amyras.

Drejtori Ekzekutiv i Patagonia, Ryan Gellert u shpreh entuziast për punën voluminoze që është bërë brenda një viti, duke realizuar një kauzë ndërkombëtare, siç është mbrojtja e lumit të fundit të egër në Europë. Në eventin e organizuar në Montreal në kuadër të COP15, ishin gjithashtu të pranishëm Tracy Farrell, Drejtoreshë e IUCN për Amerikën Veriore, Boris Erg, Drejtor i IUCN për Europën, James Hardcastle, drejtues i zonave të mbrojtura në IUCN, David Gadsden, drejtor i ESRI dhe shumë përfaqësues të tjerë, pjesëmarrës në COP15.

Puna për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar nisi zyrtarisht në muajin qershor, pas marrëveshjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe kompanisë Patagonia, proces i koordinuar nga Koordinatorja Kombëtare Adelina Greca dhe Koordinatori Ndërkombëtar Andrej Sovinc, duke ngritur një grup prej 30 ekspertësh vendas dhe të huaj nga të gjitha fushat si eko-turizmi, planifikimi dhe menaxhimi i parkut, financimi i qëndrueshëm, legjislacioni mjedisor, komunikimi dhe promovimi, si dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis.

3 Komente

  1. S
    Shefqet Çela

    Lajmi i mirë është që RUHET AMBIENTI NATYROR. Lajm i keq është që Shqipërija ka një kosto të lartë nga privimi i shfrytëzimit të energjisë për hidrocentralet. Europa dhe më tej na japin duartrokitje pa bukë. Për veten e tyre, nuk kanë lënë asnjë cep pa shfrytëzuar. Po për ato fonde që i harxhuan për hidrocentralin e braktisur, a do përgjigjet dikush?

    Përgjigjjuni
    1. H
      HRr

      https://youtu.be/4nlNQpeUFB4

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sulejman Pumi

        Me duket se eshte me shume nje marreveshje per te penguar cdo ndertim ne Vjose, sepse nuk thuhet asgje kush do e kompensoje mungesen e energjise elektrike te saj, reth 2 miliard kWh ne vit. , nese do te ndertoheshin hidrocentralet me te domosdoshem ne Vjose. Menyra ka plot, jo te kesaj energjie green sic eshte ajo ujore. P.Sh, a perfshihen kompensime per energji diellore apo ere, megjithese nuk jane e njejta gje nga ana cilesore per rrjetin. Ndertimet ne Vjose duhej te kish per mbrojtjen nga permbytjet, te cilat ne zonen e poshteme jane te perviteshme, djuke gerryer edhe token e bukes. Greqia nuk ka asnje dem ne pjesen e siperme, sepse dega Sarandoporos nuk shkakton permbytje, permbytjet jane vetem tek ne nga Selenica, Kuta e poshte deri ne det. Ky person, drejtori i Patagonias, eshte nje miliarder, qe paguan para kudo ne bote per te mos bere asgje, gjoja se "mbron" natyren, Kaq hipokrite jane keta njerez, sa po te mos ishte ndertuar asgje ne Drin, do benin te njejten gje. Dhe pastaj njerezit do ikin, se pa energji nuk ka zhvillim. Ne grupin e specialisteve, detyrimisht duhet te jene specialiste vendas, sidomos te ish boifikimit, qe i dijne mire problemet e mbrojtjes ujore poshte ne Vjose. Edhe nje gje tjeter: sa mendohet te jene turistet dhe perfitimet qe une do kem nga kjo strategji.Me duket sikur une po heq dore vullnetarisht nga nje pjese e konsiderueshme e territorit: ketu mos prek asgje. Ka rruge te tjera qe duheshin te ndiqeshin: kete duhej ta bente Qeveria shqiptare dhe vetem per menaxhimin te merrte specialiste te huaj. Kjo marreveshje nuk ka ere te mire, eshte nje ndalim grek, gati per te thene, Vjosa eshte e imja dhe kjo perkon me vendndodhjen e saj, ne zonen ku ai pretendon territorialisht.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje