Njoftim për tender: Blerje dhe montim pajisjesh për kuzhinat në konviktet e shkollave profesionale

19 Dhjetor 2022, 12:13Sociale TEMA

Njoftim për tender: Blerje dhe montim pajisjesh për kuzhinat në

NJOFTIM PËR TENDER

I nderuar Partner,


Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet. 


Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Blerje dhe montim pajisjesh për kuzhinat në Konviktin e Shkollës Profesionale Ekonomike Tiranë, Konviktin e Shkollës Profesionale të Hoteleri-Turizmit Tiranë, Konviktin e Shkollave të Mesme Korçë dhe në Konviktin e Shkollës Antoni Athanas Sarandë” me numër reference 12/2022, dhe fond limit 17.500.000 (shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) Lekë, përfshirë TVSH.

Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik. 

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi brenda datës 19 Dhjetor 2022 ora 17:00. Afati maksimal për dorëzimin e ofertës është data 10 Janar 2023 ora 13:00. 

Të interesuarit mund të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të një mesazhi elektronik në adresën [email protected]

Oferta ekonomike së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:  

Ambasada Austriake (OeAD)

Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

Lini një Përgjigje