"Bënte 'muu' që është i rrezikshëm", Rama flet për shembjen e pallatit tek "Myslym Keta": Me një goditje matrapiku ...

19 Dhjetor 2022, 19:10Sociale TEMA

"Bënte 'muu' që është i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi shembjen e pallatit tek rruga "Myslym Keta" në Tiranë, i cili është shpallur i pabanueshëm pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019 dhe banorët do të jenë përfitues të apartamenteve të reja te lagja “5 Maji”.

Në përurimin e dhënies së banesave të reja në Baldushk, Rama tha se të gjitha lajmet se qeveria ka braktisur familjet e dëmtuara nga tërmeti nuk janë të vërteta, pasi sipas tij, çdo familje trajtohet me bonus qiraje deri në momentin që merr çelësat e shtëpisë së re. Ai shtoi më tej se ka edhe nga ato familje që kanë preferuar të rrinë në çadër, por gjithsesi ato e marrin bonusin e qirasë.

Në lidhje me pallatin në rrugën "Myslym Keta", Rama tha se ajo godinë duket që është e rrezikshme dhe nuk i kupton njerëzit që dalin në mbropjtje

"Dua të nënvizoj dhe një herë, shpesh herë serviren në pasqyrat e gjysmë të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur. Po ju them se të gjitha janë gënjeshtra. Nuk ka një familje të vetme, të gjitha janë gënjshtra, që të jetë dëmtuar e të mos u jetë dhënë bonusi i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga çadra, keni parë disa prej tyre, që janë në çadër, është e drejta e tyre, kanë bagëtitë aty, kanë tokën aty pranë, puna e tyre ne nuk i detyrojmë, ama numri i atyre që kanë qëndruar në çadra kanë qënë minimal.

Ka disa që janë nxjerr në TV dhe kemi provuar me dokumente se pavarësisht se jetojnë në çadër ata marrin bonusin e qerasë. Është e drejta e tyre të mos shkojnë të rrinë me qira. Puna e tyre, ne nuk mund ti detyrojmë, por numri i atyre që kanë qëndruar në çadra ka qenë minimal ndërkohë që gjithë të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka plot që s’kanë shkuar në shtëpi me qira, por të afërmit, por ky shtet iu ka paguar çdo muaj bonusin e qirasë deri ditën kur kanë marrë shtëpinë

E njëjta gjë dhe për ata që bëjnë ca rezistenca që nuk arrij ti kuptoj. Si mund të jetojnë në pallatin që u shemb këto ditë dhe ca njerëzish janë këta që u dalin në mbrojtje ndërkohë që ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme, një ngrehinë që me një goditje të matrapikut binte dy kate menjëherë. Atyre të gjithëve ju jepet bonusi i qirasë dhe ju thuhet kur të ndërtohen apartamentet e reja do merrni një tëri. Çfarë duhet të bëjë qeveria dhe bashkia" -deklaroi Rama.

12 Komente

  1. V
    Vito i Orneles se Varuzhanit

    Sikur ti kishe inaguruar diten per te pare cfare kolibesh ka beri ai hajduti i bashkise.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nertan Liça aktori

      Rama vazhdo si e ke nisur ,ta dijne ato familje qe humben shtepite e sot pjesa me e madhe jane ne pallate te reja ,mos u lodhe me cecenet e Non Grates ,gabelit Keriçi ,Munikes ,Tit fara lule dielli ,ata ate pune kane qe te hane ( mut ) per cfare beni ju .

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Sic ben mu ,qe ti je filo Serb,dhempse hiqesh si.patriot. Aty Ku e la berisha,e morre ti stafeten

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          T=Trung ,Berisha demtoi vendin sa Turqia per 500 vjet

          Përgjigjjuni
        2. E
          E M I U S A

          Ta dijne mire ata qe ju prishen shtepite nga termeti qe fat i madh per ata qe ishte Rama kryeminister se te ishte nongrada Sali kushedi sa kohe do ishin neper kolibe as cadra nuk do kishin mos ta harrojne kaq shpejt Sali pordhen e Like fenden se te dy nje muti kane qene po te gjitha pernjeheresh nuk behen shtepiat

          Përgjigjjuni
          1. k
            ka shume te dejte KM

            saher kaloja asaj rruge, degjoja nji Muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ))) ktheja koken te shikoja se nga dreqin doli Lopa ktu mes qytetit e s'dalloja gje . Dhe Muuuuuuuuuuuuuuh ja perseritej pa pushim deri sa dilja ne fund te rruges ._Shkova nji dite ne Polici . Polici barkderr qe rrinte ke dera , duke ngren fara luledjelli as me hodhi shikim e me tha ,; Shka pa doni ju zotri ?Perse keni ardhe ? Ndonji Krim ? Ndonji Vjedhje ? Ndonji Kercnim ? - E pashe njiher mir ne surrat e s'dallova asgje prej Polici ne ate qendrim e surrat te dhjamosur e i thashe : Jo mer jo , dola se me kishte humbur Lopa dhe thashe mos kullot ne kopeshtin e Policise . Dhe MUUuuuuuuuuuuuuu-ja vazhdonte te bucuste ne beshet e mi . Sa cudi !

            Përgjigjjuni
            1. t
              turi

              O Mero ne te gjithe boten ka specialist inxhiniere apo arkitekt qe vendosin per nje ndertese eshte os jo e banushme. Kryeministri jone i ben te gjitha nga inxhinieri te kamarieri etjera. Po leket e pallateve te reja per keta nga vijne nga taksapaguesit shqiptare jo nga xhepat e kryeministrit apo qeverise qe ai perfaqeson.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Yxyxyx

                A e dinë këta qytetarë që u prishet pallati i ndërtuar me tulla e rërë, që vlerën e apartamentit në pallatet e rinj ja u paguan pjesa tjetër e popullit shqipëtar ? Ai pallat është i ndërtuar me kontribut vullnetar aty nga viti 1991-1993, pra vetë e kanë ndërtuar me tulla e rërë pa kurrfarë lidhje apo kollona. Kështu i bie që gjothë jetën populli shqipëtar të paguaj kujt i prishet pallati i pa siguruar dhe nëpërmjet legalizimit të paguaj trojet e pronarëve ligjorë mbi të cilat janë bërë ndërtime pa leje në kundërshtim me Kodin Civil dhe Kushtetutën.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Plaku i mocem

                  Cfare do ndertohet atje mbas prishjes se ketij pallati?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje