
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku ka inspektuar punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Gjatë fjalës së saj, Zëvendëskryeminstrja Balluku është shprehur se parashikohet që udhëtimi nga Tirana në Durrës të bëhet për 22 minuta, ndërsa nga qendra e Tiranës e deri në Terminalin e Rinasit të zgjasë 12 minuta.
"Është momenti tashmë për të ndarë me qytetarët disa detaje teknike duke qenë se janë pjesë e të gjitha proceseve tona. Ky është një projekt që mbështetet me fondet e Bashkimit Evropian. Në këtë rast kemi, BERXH-in i cili ka dhënë një kredi dhe 50 për qind e të cilit është grant. Flasim për rreth 70 milionë Euro. Ka nisur prej kohësh, ka dashur një kohë të gjatë që të vihet në jetë pasi procedurat duhen respektuar.
Kjo hekurudhë nuk është thjeshtë një mjet transporti, por kjo hekurudhë është një mentalitet i ri i të udhëtuarit, atë që po mundohemi të nxisim. Ka të bëjë me sjelljen miqësisht ndaj ambientit duke ulur kështu konsumin e automjeteve dhe duke nxitur të gjithë qytetarët tanë apo turistët që të fillojë dhe të përdorin hekurudhat.
Kjo është “dallëndyshja e parë” në industrinë e hekurudhës që ne duam të nxisim dhe duhet të kemi parasysh që ky është një projekt i gjatë 39 kilometra, 34 prej të cilëve i përkasin Tiranë-Durrësit, pra një hekurudhë dikur ekzistuese që tani po rindërtohet, modernizohet për të marrë parametrat e një hekurudhe evropiane dhe kemi dhe 5 kilometra që janë gjurmë e re për të shkuar deri tek Aeroporti i Rinasit, duke e lidhur Tiranën me Aeroportin e Rinasit me një hekurudhë e cila do jetë 12 minuta nga qendra e Tiranës e deri në Terminalin e Rinasit. Ndërkohë që e gjithë rruga nga Tirana e deri në Durrës do të zgjasë 22 minuta. Kjo është një kohë fantastike duke pasur parasysh dhe trafikun", u shpreh Balluku.
Po nga qendra e Tiranes nga do kaloj treni?
Nga Sheshi NenTereza..... Qesh me lime....
Me "Qendra e Tiranes" duhet te kuptoni kthesen e rruges Kamzes, diku afer kasharit. Do shkoni deri atje me taksi, ose sutobuz in e linked Vores.
Tamam ate qe mendoja kur lexova rreshtat e para. Keta dhe Lulushja e ngriten zgubthi stacionin e trenit te Enverit nga qendra e Tiranes. Po ndoshta qender quhet Yzberishti sot apo Mezezi. As te genjejne nuk dine.
Urrra,200 vjet mbas Anglisë,edhe shqiperia do ketë 20km hekurudhë. Edhe diktatura me punë vullnetare ishte më e përparuar 50 vjet më parë.
KRYEQYTET me disa rekorde boterore : pa hekurudhe,pa teater kombetar dhe pa piste atletike !
O palle teater kombetar ka edhe piste atletike po ti e ke shtepin ne Bathore
Hahahahs
Ka ndonje date mbarimi? I morem vesh qe duhen respektuar procedurat se ka qene projekt qe para 2005. I shkateruam hekurudhat tani ti rinderojme......
Kjo është kryevepër.., e kamë kërkuar gjithmonë këtë dhe më në fundë u realizua .., pa u përzier fare me politikënunë i përshëndes dhe i falenderojënrealizuesit e sajë..!!
Dakort me Luanin, e kerkuar prej vitesh te behet e ja me ne fund, e nje bravo e madhe per kete; teknikisht nuk dime ku do ndaloje ne Durres, e mira do ishte brenda ne qytet aty ku ka qene se eshte i arritshem nga cdo cep i qytetit; sugjerojme orarin ta kete cdo gjysem ore vajtje ardhje se ka shume fluks e pasditeve e ne mbremje cdo nje ore e te jete deri ne mesnate e pse jo edhe naten te kete tren ne nje ore te caktuar; stacioni trenit ne Durres ka nevoje te riparime moderne salla, kafeteri, restorant, dyqane, e kinkaleri, e dyqan per femije, e biletat te jene te perballueshme jo me shume se 200 leke te reja nje bilete. Atehere do themi me plot gojen bravo ju qofte!
Sa vjet do qe te behet kjo hekurudhe ,?besoj per 10vjet duhet te mbaroj besoj !te fala nga Tirana,tung..
Tiranë-Rinas 12'. Tiranë-Durrës 22'. Po në Rrinas nuk do ndalojë fare????? Apo trëni do ulë shpejtësinë dhe pasagjerët do hidhen në ecje e sipër? Çfarë gallate do shohim kur të hidhen çunat me minihifund.