Mjeku: Në Shqipëri po vijnë gra 60-vjeçare nga vendet nordike për t’u bërë me fëmijë

20 Dhjetor 2022, 09:11Sociale TEMA

Mjeku: Në Shqipëri po vijnë gra 60-vjeçare nga vendet

Mjeku gjinekolog, Rustem Celami thotë se në vendin tonë po vijnë gra 60-vjeçare nga Anglia dhe vendet nordike, për të pasur një shtatëzani me fertilizim in vitro.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Celami u shpreh se ka edhe gra nga vende si Moldavia dhe Gjeorgjia, të cilat kanë ardhur në Shqipëri për t’u bërë nënë surrogate.

“Faktikisht, është një ligj i vitit 2000, është një ligj i riprodhimit, të shëndetit riprodhues. Nuk është përditësuar siç duhet, ka nevojë për një ndërhyrje. 

Nuk kanë qenë të interesuar edhe ato politikbërësit apo ekspertët, por kërkohet një ndërhyrje rigoroze. Duhet një ligj jashtëzakonisht strikt, sepse faktikisht po ndodh.

Po vijnë shumë femra nga Anglia apo nga vendet nordike që janë në moshë që nuk i lejon ligji për të pasur  një fëmijë, janë 60 vjeçe. Vijnë për të pasur një shtatëzani me fertilizim in vitro. 

Kemi më shumë të huaja që vijnë nga Moldavia, Gjerogjia, nga vende të tjera që kanë nevoja ekonomike. Ka një kosto, rreth 30 mijë, 40 mijë euro për të paguar një nënë surrogate.”, theksoi ai.

6 Komente

  1. M
    MESI

    PO MIRE KU ESHTE PROBLEMI KETU SE NUK PO KUPTOJ QE QENKENI SHQETESUAR KAQ SHUME. sHUME MIRE NUK KA ASGJE TE KEQE QE CDO GRUA DESHIRON TE BEJE FEMIJE IN VITRO EDHE NESE NUK KA PARTNER, PSE QENKE MERAKOSUR KAQ SHUME TI.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Natyra

      Femija ke nevoje per dy prinder, jo per nje mama plake qe te ngjizet per kapriço. 60 vjeç eshte koha per t u bere gjyshe. Je plake. Nuk kujdesesh dot per femijen tend. Si nga ana fizike edhe nga ana psikologjike. Apo t ia leme shtetit e dynjase te kujdesen per te. Ne ligjin per bitesimin dikir ishte nje kusht: nuk duhet te kete me shume se 40 vjeç mes femijes qe biresohet dhe prinderve biresues. Pyeti ne familjen tende, gra te moshes 50-60 vjeçe nese eshte e lehte per to te rrisin mje foshnje per ato moshe. Mosha e nenes ndikon shume ne formimin gjenerik te embrionit. Sa me e moshuar te jete gruaja, aq me e larte eshte mundesia qe embriini te kete probleme gjenetike. Por kryesorja, ky ketu po ia fut krejt kot e po mashtron. Ne vendet nordike, perfshi Angline, sistemi shenderesor funksionon me se miri. Nuk kane nevoje te vijne pa asnje garanci ne Shqiperi. Ky po perpiqet te terheqe bemendjen per t u reklamuar.

      Përgjigjjuni
    2. p
      preshevali

      Devër Dunja, e kta tanët shkojnë ne Turqi, nejse me mirë kur nuk e njeh.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmiri

        Rrena elektorale.Rruga e kombit Durres Morine ende nuk ka mbaruar as nga demokratet, qe e nisen,as nga rilindisat qe nuk premtojne se kur di ta bitisin.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maks

          Si duket jan mbyllur fabrikat e prodhimit te femijve ne ukraine per shkak te luftes tani keto fabrika kerkojn ti ngren ne shqiperi A ta lumsha moj demokraci alla mafioze Qe po na prodhon femij ne eprovet dhe ti shitur

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ndryshe

            Shoku Marks, ti jeton ne kohen e merhumit. Cdo kohe ka problemet e saj, ashtu dhe lindjet. Ne Tirane ka mjek shume te mire per in vitro dhe cmim te arsyshem. Prandaj vine te hujt, se jemi vendi hapur, or lale.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje