Na lini ta kujtojmë Parashqevinë si yll!

13 Dhjetor 2024, 18:50Sociale TEMA
Na lini ta kujtojmë Parashqevinë si yll!

Nga Edmond Arizaj

Nuk ka gjë më mizore, besoj, se të bësh njësh me turmën, apo më keq, të hedhësh në këmbët e turmës një idhull, a ish-idhull të tyre. Sidomos në vende, ku idhujt janë me pakicë e ku prej vitesh pothuaj nuk mbijnë më, si vendi ynë.

Gjendja e Parashqevi Simakut, sido të jetë, do të sjellë vetëm keqardhje, gëzim të brendshëm tek zemërliqtë e zakonshëm, kënaqësi tek smirëxhinjtë e dikurshëm, prehje tek ata që nuk kanë lënë gjë pa thënë prej mëse 30 vitesh…

Asnjë ndjenjë, nga ato që përçonte dhe merrte dikur bukuroshja dhe zëëmbla Parashqevi nuk egziston më.

Pse e kërkoni me ngulm Parashqevinë? Ç’do të tregoni me jetën e saj? Ajo vetë nëse do të donte, vallë nuk dinte të shfaqej?! Vallë nuk dinte të fliste? Por ajo me sa duket ka dashur të jetë e zhdukur. Pse nuk e respektoni vendimin e saj?!

Nëse do të kërkonte ndihmë, mendoni se në New York do t’ia kursente njeri nga mijëra shqiptarë që ka atje?! Nëse Parashqevia ka zgjedhur të jetojë fatin e saj, apo nëse thjesht fare nuk ia ndjen për askënd në botë dhe nuk do ta besdizë njeri, a nuk është mjaftueshëm për ta lënë të qetë?

Dhe për mijërat e fansave të dikurshëm të saj, të këngëve a paraqitjes (por edhe ata që e kanë njohur nëpërmjet youtube), a nuk është më mirë t’i lëmë në kujtim Parashqevinë e dikurshme?

E di, nga ana gazetareske, është një debat i madh që mund të bëhet, por nëse gazetari është në shërbim të publikut, pyetja ime do të ishte: Ç’farë e mire i vjen publikut në këtë rast? Përveç sigurisht kuriozitetit pervers, dhe asaj kënaqësisë së fshehtë dhe të ndyrë që jemi të gjithë të barabartë.

23 Komente

  1. N
    Nje qytetar

    Ti , mire e ke o Ilir , n.q.s. Parashqevia ka zgjedhur te jetoje pa rene ne sy , nuk duhet ngacmuar . Eshte zgjedhja e saj . Por ketu behet fjale qe ajo eshte e semure pasi ka kaluar nje hemoragji ne tru dhe nuk eshte e kthjellet , ( sic thote nje mjeke , kusherire e saj ).Per kete disa gazetare si Fevziu apo Kazhani , shkruajten per te dhe mire bene .Dhe , me te drejte opinioni ( ai njerezor , jo te liqte ), jane sensibilizuar .

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje qytetar

      Korigjim : Ndjese , ne vend te shkruaj Edmond , shkruajta Ilir .Na eshte bere mendja corap nga keta analistet .

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta

        Po pra po, pordhe me rigon.. Ate e ka nxjerr nje televizion amerikane jo shqiptare. E ka marre ne interviste me pelqimin e saj per te treguar njerezit qe lypin e ne nevoj ne Amerike. Ajo duket qarte qe vuan nga shendeti mendore qe eshte epidemi ne Amerike. Ne vende qe te kjo video tu hape syt e mendjen njerezve ne Shqiperi qe mendojne ne Amerike deti eshte kos mjafton te ikesh keta na bejne hartime. Prashqevia nuk eshte e vetme, shume te tjere edhe te huaj dhe me fame botrore kane perfunduar me keqe ne Amerike.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Medet

        Mjaft o njerez se nuk vdiq. E merr Edi dhe i jep nja 1000 euro pension, si artiste e madhe e popullit. E di Edi cdo te thote te mbushesh barkun me makarona 1 here ne 3 dite dhe te kesh uren per cati.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Moni

          Po ti ca problemi ke? Mund ta kishte bere ate gje, por nuk e beri. Ti ke Jul Deden nderi i kombit! A e kupton ca po krahasojme? Nje kengetare me zerin si bilbil dhe qe ka qene e bukra e dheut. Une e mbaj mend qe zilia ndaj saj ka qene e madhe, mbase se rrezatoi ne nje kohe te erret. Dhe dihet natyra shqiptare e cmires.... ah kjo cmire e mallkuar. Mire brezi fatkeq qe u rrit ne komunizem, por shikoj qr dhe te rinjte vazhdojne te infektohen nga kjo epidemi. Ajo nuk pranoi te shfrytezohej si skllave neper mejhanet e horrave ku benin pislleqe dhe keta "kompozitoret" tane. Shiko intervistat e se ndjeres Anita Bitri. Me vjen keq qe ndodhet ne kete gjendje. Jeta ka shume te papritura dhe padrejtesira ndonjehere. Por ate buzeqeshje dhe miresi qe reflekton nuk ja heq dot njeri. As goret pocaqi qe s'merren me veten, por m3 grate e bites.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Medet je totalisht idiot.

            Përgjigjjuni
          2. p
            palla

            you're dam right

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Po mir o zoteri,jamdakort me ty per kohen kur e njohu publiku yne,per zerin dhe kengen e saj.Por pastaj per interesa pragmatiste mendoi te shkonte ne USA,pra te jetonte ne Amerike!!!Te behej me fame,pra zgjodhi rrugen e saj per tu bere e njohur ne Amerike e pastaj ne te gjithe boten,pra dhe ne Shqiperine tone te vogel!!!Pra ishte zgjedja e saj qe diktoi….Populli me mundesine qe i kane dhene rrjetet sociale komenton dhe komentet jane ne kundershtim me ato cfare kerkon Mira Kazhani dhe interesat e familjes se saj.Kur je person publik duhet(apo VIP) duhet te pranosh gjithcka nga komentet,jo te diktosh o shoku Edmond Arizaj!!!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Ti Luli nuk merrke vesh nga kjo teme! Kur eshte VIP Parashqevia tani qe ti paske te drejte te flasesh dhe te komentosh cfare te duash? Ajo e ka lene Shqiperine me kohe dhe eshte di te gjithe njerezit e zakonshem. Nuk paska njeri nga New York ketu qe te flase te verteten?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Marila

                  Kush konsiderohet VIP sot?Parashqevise i vine tek maja e thojit. Talent dhe bukuri e lindur, fatkeqesisht ne nje vend te mbrapsht. Sesi te hedh e pret jeta, eshte pune tjeter pastaj. Mos qesh se ngjesh thote nje fjale e vjeter. Merruni me hallet e juaja, lereni zonjen ne hall te saj.

                  Përgjigjjuni
              2. J
                Jim

                Askush nga ata we kane shkruar per te nuk e Kane gabim dhe nuk Kane dashur ta denigrojne! Ndoshta tani mund gjendet nje menyre per ta ndihmuar

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fredi

                  Në këtë jetë çdo bësh do gjësh ....shumë artist në botë kur bëjnë jetë të çthutur kështu përfundojnë prandaj mos hani mut ..

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Emigrant dikur dhe sot

                    Ne se dikush apo shume kush Mendon se Kurdbeti eshte i "Embel" dhe gjerat do te shkojne "Vaje" bejne nje Gabim te rende. 1-Kurbeti,eshte nje Lufte e Ashper per te jetuar dhe Mijetuar, varet se si te vjen,nga rrethanat me ke njerez Shoqerohesh, si dhe Zanati qe bene..thashe Zanati dhe jo Profesjoni, sepse di Inxhinjera, Mesues..ect..qe Punonin dhe benin Llace..apo Vilnin rrushe dhe Ullinje ..sikur se UNE. 2-Me 1994-tren Ne nje Hotel ne Athine u njoha me nje Djale, qe pas pake nga Biseda u Njohem dhe se ai ishte Nipe, ne Fisin time..dhe ne Fshatin time..pse e thashe kete??Sepse me 1997-ten...Kur u ktheva Perfundimisht ne Shqiperi, dhe pyeta per te me thane:Po e kerkojme ..NUk kemi asnje KOmntakt??Me erdhi Keq.....sepse ka shume Shqipetare Hallexhinje..qe Fati i Hidhur nuk i ka nxjerre ne "Selamet"... 3-Me vjene shume Keq per Parashqevi Simakun, si dhe per c´do Bashkatedhetare apo Atdhetare,ndonjehere te Ndjeke edhe Fati i keq....dhe me Veshtire ne Kurbet eshte per nje Grua..sepse eshte e Kufizuar, per te gjetur Pune..sepse jo te gjitha Grate.munde te Pastrojne apo Mbajne Femijet e dikujte tjetri, 4-Respekt per Parashqevi Simakun sepse edhe ne nje GJendje te Keqe,ajo nuk i "Bie me qafe askujte"..pra Jeton ne Varferin e saj si dhe ne Krenarin e saj..ajo do qe per Shqipetaret te mbetet Parashqevia e Dikurshme e Re dhe Plote Jete.. @@Akoma edhe nese nuk ishte Kengetare...thjeshte si Shqipetare ne Emigrim dhe e Ndjekur nga Faati i keq..Lutem Patrioteve tane ne Amerike te Kerkojne dhe KOntaktojne ate..si dhe te Japin nje Nr.LLogarie Bankare..ne Emrin e saj...c´do Shqipetare i Ndershem le te Vendose vete ne se do te dhuroj 1-nje apo disa €-Dollare...Lutem te mos me keqkuptoni..kjo eshte nje Ide Personale dhe nuk ka asnje LIdhje,qe te merret per Fitim prurese eshte thjeshte dicka HUmanitare...Uroj qe Parashqevia te jete Mire..dhe Zoti me te si dhe Shqipetaret adhurues te saj...lol

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kapedani

                      Mire bukur ,shume bukur por te duhet edhe nje abetare qe te mesosh gjuhen shqipe . Parashqevija e zgjodhi vet ate rruge,jeta keshtu eshte

                      Përgjigjjuni
                    2. K
                      Kengetari

                      Sipas ketij duhet qe njerezit te mbyllin syt e te mos degjojne por te rrojne me endrra.. Ky eshte realiteti te pelqen ty apo jo. Kjo eshte Amerika, me te mirat e te keqijat e veta. Beni sikur ju vjen keq dhe harroni qe jane me qindra mijera shqiptare ne Amerike e Evrope qe nuk dihen ku kane perfunduar nga droga, semundjet apo depresioni. Te gjithe ata artista apo kengetare qe u kthyhen nga Amerika ne Shqiperi pas nje emigrimi te gjate askush nuk esht penduar.. Mbase nuk jane dhe aq budallenj ata qe kthehen? Dicka dine apo kane pare me shume.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ladi

                        Mund te vije ne Shqiperi dhe te marre ne titull nga Presidenca. Artistet marrin pensione te vecanta. Kam pare Frederik Ndocin qe terhoqi pensionin prej 1 milion e 66 mije leke. Kaq mund ta kete edhe kjo, dhe te jetoje pleqeri te qete

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shelegure

                          Per kete kengetar nuk munt te kete dashakeqes se kenget e kesaj kur I degjon mbas kaq vitesh jane te pa krahesushm ajo ka qen yll dhe shoqeris I vjen keq.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlore

                            Po ca ma lini ta kujtoi si yll ajo po vides rugeve te ndimohet te jetoi me dinjitet qe i takin nje artisteje shqiptare dhe jo si lypse ne amerik

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Artan

                              Gazetar idiot.

                              Përgjigjjuni
                              1. e
                                e po...

                                Ti nuk e kupton, Edmon Harizaj, pse e kerkojne me ngulm Parashqevine?! Me habit. E kerkojne per klikime. Kaq. Klikimet sjellin parate, parate vrasin njerez te jetojne ato me pronaret e tyre. Ka nje karte nderkombtare ^per lirite dhe te drejtat e njeriut ky sistem kanibal qe keshtu vepron dhe per Parashqevine. Eshte e shkruar bukur ajo karte nga fillimi ne fund, mbron njeriun por nga bishat jo, nga njeri tjetri ! Kjo eshte e gjitha. Asgje nuk ndryshon me. Boten e kane ne dore te tjere , ata qe keta bejne sikur i luftojnë. Dikur kur kishte pluralizem boteror; dy sisteme, kendohej nje kenge nga filozofia e Jugut te Shqiperise: vate more shoke vate, u nda bota ne dy kampe, njeri lufte e tjetri paqe... Tani s'ka pluralizem vetem nje sistem batakçi, banal, skllaverues dhe bota eshte ne nje kamp: kampi parase qe ha te zotin! Sa jashte loje e nxorren njeriun keta barbare , se popujt jane te shtypur dhe protestojne, gjoja, vetem kur duan keta. Kot nuk tha i shkreti: popull, jeni vigjelente, por popujt i kane tredhur sot,, se femrat i kane lene te lira te bejne parà me vrimen !

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  RAIFI

                                  Si Parashqevi përfundojnë të gjithë ata që braktisin atëdheun e tyre që ua kanë ruajtur e lënë babë e babëgjysh,për të kërkuar një lluks qe të tjeret e kanë krijuar.Parashqevi kur u këthye për herë të parë nga Amerika në Shqipëri përbuz vajzat shqiptare të cilave u tha se duhet të presin 1000 vite për të gjetur fatin e saj që ishte martuar me një melez që merrej me muzikë.Thjeshtë kishte rënë në ekstazhë nga vetëkënaqësia. Nuk iu përgjigj kush nga Shqipëria por një kosovare i tregoi të verteten se kënaqësia e vertet është në atëdheun tënd me njerzë tuaj,ndersa lidhur me martesën i përkujtoi se është herët të vetëknaqet.Ajo i tha se dje.të shqiptarë janë ata me të cilët do martohen vajzat shqiptare do bëjnë fëmijë shqiptarë për ta ruajtur këtë komb të vjetër me vlera plot.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Edi

                                    Ca eshte gjithe ky mllef mor zot? Nga ju buron? Negativitet ne nivele te frikshme. Secili ben cfare do o njeri, ca te duhet ty me ke u martua dhe si ishte. Ajo ka qene kengetare ne tere kuptimin e fjales. Cdo kenge qe kendonte ishte sukses. Ne vitet '90 te tere ishin te entuziazmuar dhe idealizonin atebte shkrete Amerike dhe perendim. Nuk kishte si ndodhte ndryshe nga fatkeq qe jetuan te izoluar per 45 vjet. Ajo u perpoq per me te miren e saj. Sa ishte ne Shqiperi luftoi me mentalitete anadollake tere rinine e saj dhe tani me kazanet moderne te rrjeteve sociale. Nuk i detytohet shpjegim askujt per asgje. Une si nje admirues i saj do e kisha per nder ta ndihmoja. Por nese ka zgjedhur te jetoje larg fokuseve, eshte zgjedhja e saj dhe respektojeni. Doren nuk ja shtriu askujt nga ne qe llomotisim neper komente!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Po xhensila me besin nga humbën?

                                    Më mirë lypës në America sesa të bëshë përditë rrugën Furrë buke- Banjo për të dhjerë

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje